A mund të quhet Jehudizmi dhe Krishterimi si fe qiellore?

January 25, 2010


Falënderimi i takon vetëm Allahut të vetëm e të pa shok, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjitha atyre që e ndjekin rrugën e tij deri ne ditën e fundit.

Në këtë material të jam munduar që të bëj një përmbledhje të shkurtër të disa fetvavë nga dijetarë të ndryshëm në lidhje se a mund t’i quajmë si fe qiellore Jehudizmin dhe Krishterimin.

1-    Fetva nga shejh Muhamed bin Ibrahim Ali Shejh në Mexhmual Fetaua ue rasail të tij, vëll 13 fq 219:

Në bazë të letrës tuaj drejtuar neve, me nr 3/1143 i datës 22/9/1378, e cila vjen si përgjigje ndaj letrës tonë të mëparshme me nr1/3341 i datës 24/8/1387, në lidhje me pengimin e importimit të mishrave nga vendet komuniste. Përgjigja jonë është:

“Është diçka e mirënjohur se parimi i parë i komunizmit është mohimi i ekzistencës së Krijuesit dhe mos njohja e feve qiellore, përpjekja e tyre për zhdukjen e fesë islame dhe shmangien e muslimanëve nga feja e tyre, pra ata (komunistët) nuk i referohen asnjë libri (fetar)”.

Shkruar nga muftiu i Arabisë Saudite me datë 12/5/1388.

2-    a-Fjalë nga shejh Ibn Uthejmini në Mexhmua Muelefat  2/190:

E më pas: “O ju njerëz kini frikë Allahun dhe falënderoni Zotin tuaj për mirësinë e islamit  që u ka dhuruar, e cila është feja më e mirë nga të gjitha  fetë qiellore dhe më e drejta……………”

b- Fjalë nga Ibn Uthejmini në Mexhmua Muelefat 11/69:

“Së pari: Pohimi i ringjalljes është diçka e mirënjohur nga të gjithë Profetët, në librat fetarë dhe sheriatet qiellore, gjë kjo e pranuar nga popujt e tyre……….”.

c- Në një vend tjetër në Mexhmua Muelefat  26/87 thotë:

“Kurse argument nga unanimiteti kemi unanimitetin e muslimanëve dhe të gjithë fetarët e feve qiellore, të cilët pohojnë Ditën e Gjykimit, ndaj kush e mohon atë ose dyshon në të, konsiderohet kafir”.

d- Kurse në Mexhmua Muelefat  66/254 është pyëtur:

Pyetje: Kjo është një letër nga Salah Abdurrahman al Abdullah nga Rijadi i cili thotë: A lejohet përdorimi i shprehjes: Fe qiellore, sepse nëse e përdorim ne pohojmë ekzistencën e feve tokësore. A konsiderohet kjo shprehje bidat sepse nuk është përdorur nga Profeti –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të-?

Përgjigje: Po, lejohet të themi fe qiellore, sepse ekzistojnë dhe fe tokësore, kjo sepse fe do të thotë ajo çfarë njeriu beson kundrejt atij që konsideron Zot, qoftë muslimanët në raport me sheriatin e Allahut apo njerëzit e tjerë në raport me sheriatet e tyre të shpikura. Siç dihet ka njerëz që besojnë në gjëra jo të drejta fetarisht si p.sh ata që i bëjnë sexhde lopës apo statujave, gjë të cilën Allahu nuk e ka ligjëruar në asnjë libër të mëparshëm dhe as tek ndonjë profet. Pra, në këtë aspekt ky lloj besimi që ata kanë nuk bën pjesë në sheriatin e Allahut, ndaj nuk është qiellore, sepse fetë qiellore janë ato që i ka ligjëruar Allahu, duke i zbritur nga qielli. Mirëpo duhet që ta ketë të qartë pyetësi dhe çdokush tjetër se të gjitha fetë qiellore të mëparshme janë të anuluara me fenë islame dhe se në kohën tonë nuk lejohet që të adhurohet Allahu sipas atyre feve të mëparshme. Kjo për faktin e thjeshtë se Ai që i ligjëroi në ato kohë është po Ai që i anuloi me fenë e Muhamedit salallahu alejhi ue selem. Ashtu siç të krishterët pohojnë se feja e tyre ka anuluar shumë çështje nga feja e Musait salallahu alejhi ue selem dhe se pasuesit e Musait duhet të pasonin Isain salallahu alejhi ue selem, po të njëjtën gjë themi ne, se feja islame është e obligueshme për tu pasuar nga të krishterët dhe të gjithë popujt e tjerë, sepse ajo që merret në konsideratë është feja e fundit e zbritur. Allahu na tregon se Isai salallahu alejhi ue selem i tha popullit të tij: “O Beni Israilë unë jam i Dërguari i  Allahut tek ju, vërtetues i Teuratit që ishte para meje dhe përgëzues për ardhjen e një të dërguari pas meje, i cili quhet Ahmed”. Ky përgëzim që Isai bënte për ardhjen e Muhamedit salallahu alejhi ue selem tregon se Beni Israilët, qofshin ata jehudë apo të krishterë apo dhe popujt e tjerë, e kishin detyrë që ta pasonin, sepse nëse dërgesa e Muhamdit nuk do ishte gjithëpërfshirëse, atëherë përgëzimi i tyre nga Isai do ishte i padobishëm, pra n.q.s ata nuk kishin asnjë lloj përfitimi nga kjo dërgesë, atëherë përgëzimi i tyre ishte absolutisht pa vend.

E rëndësishme në këtë temë është se unë them që si pyetësi ashtu dhe të tjerët duhet ta dinë se ne kur shprehemi duke thënë: fetë qiellore, nuk kemi për qëllim kurrsesi të pohojmë se ato fe janë akoma të vlefshme, përkundrazi ne themi se ato janë të anuluara, duke mbetur vetëm një fe e vetme që është feja islame. Pra, feja e vetme që e kënaq Allahun dhe që robërit duhet t`i kushtojnë Atij është vetëm feja islame. Allahu i Lartësuar ka thënë: “Kam zgjedhur islamin si fe tuajën” dhe tha: “E kush kërkon fe tjetër përveç islamit nuk do i pranohet”.

Allahu është që jep sukses.

Pyetësi: Pra, o shejh na lejohet që të themi fe qiellore?

Përgjigja nga shejhu: Po na lejohet të themi fetë qiellore por jo duke pasur për qëllim  se ato janë akoma të vlefshme dhe sot. Pra lejohet të shprehemi në këtë mënyrë por n.q.s ekziston rreziku i keqkuptimit se këto fe janë të vlefshme akoma sot dhe se janë të pëlqyeshme tek Allahu, atëherë duhet të shoqërohen me sqarimin përkatës duke treguar se fakti i emërimit qiellore do të thotë se janë zbritur nga Allahu tek profetët përkatës por që janë anuluar me ardhjen e islamit.

Pyetësi: Ajo që unë kuptova nga letra e pyetësit është se nëse themi që ka fe qiellore atëherë nënkupton se ekzistojnë dhe fe tokësore, pra a na lejohet përdorimi i termit fetë qiellore?

Përgjigje nga shejhu: Po pra lejohet sipas kuptimit që theksuam më lart. Sepse fe quhet ajo që njeriu beson kundrejt Zotit të tij. Siç dimë ka fe që nuk janë të shpallura nga Allahu dhe nuk janë qiellore, si psh ata që adhurojnë lopën, apo që adhurojnë Budën apo diellin, etj. Këta ia kushtojnë adhurimin këtyre idhujve, gjë e cila nuk bën pjesë në fenë e Allahut dhe as nuk ka ardhur në ndonjë fe qiellore.

Pyetësi: D.m.th kemi të bëjmë me fe qiellore dhe fe tokësore?

Përgjigje: Po.

Pyetësi: Por këto fetë tokësore janë të kota?

Përgjigje: Edhe fetë qiellore që dikur në kohën e tyre ishin të vlefshme, sot janë të anuluara.

3-    a-Fjalë nga shejh Salih el Feuzan Mexhmua Muelefat 1/6:

Dy dëshmitë: Dëshmia La ilahe il-lallah është çelësi i islamit dhe baza e tij kryesore, ndaj a mjafton shqiptimi i saj për të hyrë në islam, pa kryer vepër tjetër? A ekziston ky parim dhe tek fetë e tjera qiellore?

Përgjigje: Kush i shqipton dëshmitë, gjykohet për të se është musliman dhe i mbrohet gjaku i tij, më pas shohim: nëse vepron sipas rrjedhojave të shehadetit, në brendësi dhe sjellje të jashtme, ky është vërtetë musliman, që meriton përgëzim në dynja dhe Ahiret. Nëse vepron sipas saj vetëm haptazi, ai trajtohet si musliman pavarësisht hipokrizisë së tij të brendshme, ndërsa llogaria e tij i përket Allahut.

Ndërsa ai që nuk vepron sipas rrjedhojave të shehadetit, por mjaftohet vetëm me shqiptimin e shehadetit apo vepron me të kundërtën e shehadetit, ky gjykohet si murted dhe trajtohet si i tillë……………..

Ky gjykim i shtjelluar gjendet në të gjitha  sheriatet qiellore.

b- Fjalë nga shejh Salih el Feuzan Mexhmua Muelefat  3/29:

Pyetje: Cila është rëndësia e ndryshimit të së keqes në islam?

Përgjigje: Ndryshimi i së keqes është obligim madhor në fenë islame dhe të gjitha fetë e tjera qiellore për këtë arsye Allahu i qortoi çifutët dhe të krishterët, madje i mallkoi për mos zbatimin e këtij obligimi.

c- Ndërsa diku tjetër thotë 78/127:

“Rrymat ateiste janë konfliktuale sepse janë të bazuara mbi të kotën. Komunizmi mohon ekzistencën e Krijuesit dhe i lufton fetë qiellore. Kush është ai që pranon që të jetojë pa besim dhe të mohojë gjërat më elementare logjike të pakundërshtueshme, duke zhvlerësuar në këtë mënyrë logjikën e tij”.

Përmblodhi dhe Përshtati në shqip: Shuajb Rexha

Loading...