ARGUMENTAT E EKZISTENCËS SË ALLAHUT TË MADHËRUAR

ARGUMENTAT E EKZISTENCËS SË ALLAHUT TË MADHËRUAR

-Për ekzistencën e Allahut të Madhëruar dëshmon çdo qelizë e kësaj Gjithësije.Është Ai që është kjo Gjithësi. Kjo Gjithësi është fryt i mjeshtërisë së Tij. Në çdo anë dhe në çdo cep të saj dëshmohet fuqia,urtësia dhe mjeshtëria e Tij.Riprodhimi i krijesave nga një substancë e thjeshtë.Formimi i tyre me tiparet dhe gjymtyrët përkatëse nga kjo substacë. Shumëllojshmëria e krijesave. Ndarja e çdo lloji në dy gjini. Dallimi i individëve nga njëri tjetri në mesin e llojit.Të gjitha këto dëshmojnë për mjeshtërinë madhështore të Tij.Syu me shumëllojshmërinë e ngjyrave të tij.Goja me shumëllojshmërinë e gjuhëve të saj. Fytyra me shumëllojshmërinë e tipareve të saj. Të gjitha këto janë fakte që dëshmojnë për mjeshtërinë madhështore të Tij.
Uria,etja, dhimbja,gjumi,të fiktit…etj janë dëshmi të mjeshtërisë së Allahut të Madhëruar që i ka vendosur në organizmin e njeriut për ti tërhequr vëmendjen atij që të kujdeset për trupin e tij.

-Për ekzistencën e Tij dëshmon gjithashtu natyra e pastër dhe racionale e njeriut.Njeriu për nga natyrshmëria e tij është i prirur që të besojë se ekziston një krijues që e ka krijuar atë dhe që ka krijuar këtë Gjithësi.Besimi në ekzistencën e Zotit është i rrënjosur dhe i ngulitur në natyrën e njeriut.Ky besim shtohet dhe forcohet nëpërmjet meditimit dhe reflektimit mbi shenjat dhe gjurmët e fuqisë së Krijuesit të Madhëruar në këtë Gjithësi.
-Për ekzistencën e Tij dëshmon gjithashtu arsyeja e pastër dhe logjika e shëndoshë.Një logjikë e shëndoshë nuk pranon dot që kjo Gjithësi e Përsosur të krijohet nga hiçi apo nga vetvetiu.Hiçi sipas logjikës së shëndoshë nuk mund të krijojë gjë.Sikurse asgjë nuk mund të krijohet vetvetiu.

-Për ekzistencën e Tij dëshmon gjithashtu fakti që njeriu qysh në lashtësi ka besuar tek Zoti.Sipas të dhënave historike dhe sipas shkrimeve të shenjta njeriu qysh në zanafillën e tij ka besuar në Zot.

-Për ekzistencën e Tij dëshmojnë gjithashtu mrekullitë e pathyeshme me të cilat u përkrahën Profetët, si shkopi i Musait (Paqja qoftë mbi të) dhe dora e tij.Ndarja e detit në 12 rrugë për të dhe popullin e tij.Mrekullia e ringjalljes së të vdekurve që iu dha Isait (Paqja qoftë mbi të) Mrekullia e ndarjes së hënës më dyshë dhe shpallja e Kuranit me një stil gjuhësorë arab të pashembullt dhe të pasfidueshëm që iu dha Muhamedit (Paqja qoftë mbi të)
-Mohimi i Zotit bie në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut, dhe me arsyen e shëndoshë, si dhe me vlerat dhe traditat e lashta njerëzore.

Përshtati Rexhep Milaqi