Author: Udha e Besimtarëve

Teuhidi Uluhije – Të njësuarit e Allahut në adhurim.

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit.

Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej të keqes së punëve dhe vetveteve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet nuk ka kush ta udhëzojë përveç Tij. Dëshmoj e deklaroj se nuk meriton të adhurohet veçse Allahu dhe dëshmoj e deklaroj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

O vëllezër, robër të Allahut!

Të xhumanë e kaluar folëm për teuhidin rrububije dhe për shfaqjet e shirkut në të derisa na u qartësua se shumë prej njerëzve bien në këto lloje shirku, veç atyre që ka mbrojtur Allahu, siç na lajmëron për këtë Allahu në Kuran ku thotë: “Dhe shumica e tyre nuk besojnë në Allahun veçse duke i bërë atij ortak (në adhurim)” [Jusuf : 106]

Ndërsa sot – me lejen e Allahut – do të jemi me llojin e dytë prej llojeve të teuhidit, i cili është Teuhidi Uluhije.

Kuptimi i tij është se: – Është detyrë për çdo besimtar të besojë me bindje të plotë se vetëm Allahu i Madhëruar meriton të adhurohet dhe askush tjetër përveç Tij, prandaj nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, sepse Allahu i Madhëruar është i Vërteti, ndërsa çdo kush tjetër që adhurohet përveç Tij është i kotë, prandaj ai që adhuron të tjerë përveç Allahut nuk ka logjikë!

Mund të na brejë në vetvete një pyetje; Përse meriton të adhurohet vetëm Allahu?!

Përgjigjja: Sepse Allahu i Madhëruar është Ai që ka krijuar gjithçka, është Ai që furnizon gjithçka, Ai jep jetë dhe vdekje, është Mbreti dhe Rregulluesi i çdo gjëje, Ai meriton që ti frikësohesh dhe ta adhurosh, siç ka thënë i Madhëruari për Veten e Tij: “Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij (Kuranit), vetëm nëse Allahu do, Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!” [Mudethir : 56]

Qëndrimi që duhet të kemi ndaj thashethemeve dhe lajmeve që përhapen

Ne sot jetojmë në kohën e lajmeve të shumta që përhapen me lehtësi, një pjesë  e këtyre lajmeve kanë si burim internetin, një pjesë tjetër kanë  gazetën ose revistën, një pjesë tjetër kanë si burim një kasetë të shpërndarë nga dikush, një pjesë kanë si burim një person dashakeq që ka dëshirë të shkaktojë armiqësi […]

Njohje e shkurtër rreth shkencës së hadithit

Falënderimet dhe lëvdatat i përkasin Allahut, Zotit të botërave. Salavatet dhe selamet janë për profetin tonë, Muhamedin salallahu alejhi ue selem, familjen dhe shokët e tij, si dhe për çdokënd që i  pason ata me të mirë deri në Ditën e Gjykimit. Duke marrë shkas nga fakti që unë jepja mësim lëndën e shkencës së hadithit, […]

Shëndeti i zemrës dhe sëmundja e saj ndikojnë në shëndetin e trupit dhe sëmundjen e tij

I dërguari i Allahut –paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë: ألا وإن في الجسد مضغة إذا صلحت صلح الجسد كله وإذا فسدت فسد الجسد كله ألا وهي القلب “Me të vërtetë në trup ndodhet një copë mishi, nëse ajo përmisohet i gjithë trupi përmisohet e nëse ajo prishet i gjithë trupi […]

A mund të quhet Jehudizmi dhe Krishterimi si fe qiellore?

Falënderimi i takon vetëm Allahut të vetëm e të pa shok, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen e tij, shokët e tij dhe të gjitha atyre që e ndjekin rrugën e tij deri ne ditën e fundit. Në këtë material të jam munduar që të bëj një përmbledhje të shkurtër të disa […]

Çelësi i jetës së zemrës

Çelësi i jetës së zemrës Ibn Kajimi –Allahu e mëshiroftë- ka thënë: “Çelësi i jetës së zemrës është: meditimi i Kur’anit, lutjet gjatë natës dhe lënia e gjynaheve“[1], Allahu i Lartësuar thotë: كِتَابٌ أَنْزَلْنَاهُ إِلَيْكَ مُبَارَكٌ لِيَدَّبَّرُوا آيَاتِهِ وَلِيَتَذَكَّرَ أُولُو الأَلْبَابِ “(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet […]

Shfaqje të shirkut në teuhidin rrububije

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit. Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej të keqes së punëve dhe vetveteve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet […]

Nga mirësitë e ditës së xhuma dhe disa prej rregullave të saj

Allahu i lartësuar ka thënë: فَإِذَا قُضِيَتِ الصَّلَاةُ فَانتَشِرُوا فِي الْأَرْضِ وَابْتَغُوا مِن فَضْلِ اللَّهِ وَاذْكُرُوا اللَّهَ كَثِيراً لَّعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ “E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e Allahut, por edhe përmendeni shpeshherë Allahun, ashtu që të gjeni shpëtim” Suretu el Xhuma: 10. Nga Ebi Hurejra -Allahu qoftë i kënaqur […]