Shpjegimi i Gjashtë Parimeve (Parimi i parë)

April 21, 2011

Parathënie:

Nga gjërat më të cuditshme dhe nga argumentet më të mëdha që tregojnë për fuqinë e Sunduesit të Gjithëpushtetshëm janë këto gjashtë parime që i përmendi Allahu i Lartësuar (në Kuran) shumë qartë për të gjithë njerëzit, qartësi që hedh poshtë supozimet e supozuesve. E megjithatë shumë njerëz të zgjuar gabuan në këtë me përjashtim të një pakice shumë të vogël.

Falënderimet janë vetëm për Allahun Zotin e botrave, paqja nderimet dhe lëvdatat janë për të dërguarin tonë Muhamedin familjen dhe të gjithë shokët e tij.

=== Nuk ka dyshim se Allahu i Madhëruar e zbriti Kuranin sqarues për cdo gjë. Edhe Profeti alejhis-salatu ue selam e sqaroi (komentoi) Kuranin në mënyrën më të mirë.

Prej gjërave më të mëdha që ka sqaruar Allahu dhe i dërguari i tij në këtë Kuran është ceshjta e teuhidit dhe e shirkut. Sepse teuhidi është baza e islamit dhe e fesë dhe mbi të ndërtohen të gjitha punët.

Nga ana tjetër shirku e shkatërron këtë bazë dhe e prish atë, dukuri e cila nuk duhet të ekzistojë sepse teuhidi dhe shirku janë dy gjëra të kundërta që kurrë nuk mund të bëhen bashkë.

Për këtë arsye Allahu i Madhëruar e sqaroi këtë bazë në të gjithë librin e tij dhe pothuajse nuk gjen ndonjë sure që nuk përmend teuhidin dhe shirkun. Ndërkohë njerëzit e lexojnë dhe e përsërisin shpesh herë Kuranin por pak prej tyre i kushtojnë vëmendje kësaj baze.

Shumë njerëz e lexojnë Kuranin dhe nga ana tjetër bien në shirk apo lënë mangut teuhidin edhe pse kjo çështje është shumë e qartë në librin e Allahut dhe në Sunetin e Profetit alejhis-salatu ue selam.

=== Kjo ndosh sepse këta njerëz ecin sipas zakoneve dhe fesë në të cilën gjetën baballarët dhe hoxhallarët e tyre. Pra tek ata primare është feja në të cilën gjetën baballarët, hoxhallarët dhe njerëzit e atij vendi, dhe nuk mendojnë qoftë dhe për një cast në kuptimin e ajeteve kuranore për ti ballafaquar veprimet që bëjnë njerëzit , a përputhen me Kuranin apo jo?

Në fakt ndodh e kundërta sepse ndjekja e verbër e baballarëve i coi ata të mendonin se leximi i Kuranit bëhet vetëm për bereqet dhe për të marrë shpërblime dhe jo për të medituar po për të punuar sipas tij. Pak njerëz e lexojnë Kuranin për këtë qëllim, shumë prej tyre e lexojnë për bereqet apo për të shijuar bukurinë e leximit të ndonjë lexuesi ose e lexojnë për ndonjë të sëmurë për ta kuruar.

=== Por që të lexohet për të punuar me të dhe për ta medituar apo që veprat e njerëzve ti ballafaqojnë me të, kjo nuk ndodh vetëm se me një grup të vogël njerëzish, nuk themi nuk ekziston por themi se është gjë shumë e rrallë.

Për këtë arsye Kuranin e sheh në një anë dhe veprat e njerëzve i sheh në anën tjetër dhe nuk u shkon mendja të ndryshojnë asnjëherë. Madje edhe nëse dikush prej njerëzve të ditur apo rinovues mundohet të ndryshojë gjendjen e njerëzve ata ngrihen kundër tij dhe e akuzojnë si njeri të humbur të dalë nga feja dhe se po sjell një fe të re, etj etj.

Kjo gjë i ka ndodhur edhe autorit të këtyre parimeve në kohën kur bëri përpjekje për ti kthyer njerëezit tek Kurani dhe gjërat që tregon Kurani, për të ndryshuar ato zakone të kota, ata i dolën kundër, ku disa prej tyre(kundërshtarët)e quajtën mëkatar, e disa të tjerë e quanin bidatçi, madje disa e konsideronin të dalë nga feja islame.

Por kjo nuk prish punë dhe nuk është e cuditshme, sepse profetëve u kanë thënë gjëra më të ulëta se këto. Profetët e Allahut kur deshën të ndryshonin adhurimin që bënin njerëzit ndaj zotave të tjerë në vend të Allahut, njerëzit thanë për ta ato që thanë, e si mos tu ndodhë kjo gjë thirrësave dhe dijetarëve? Pra nuk është për tu cuditur dhe kjo nuk ia ul vlerën dijetarit apo thirrësit përkundrazi kjo ia shton sevapet tek Allahu i Madhëruar.

Në fakt kjo kosiderohet ulje për atë që flet dhe shkruan, kjo e metë i kthehet atij ndërsa dijetarëve të sinqertë dhe thirrësave tek Allahu nuk i dëmton, përkundrazi u shton gradat dhe sevapet. Ata kanë shembullin më të mirë tek profetët për ato që janë ofenduar dhe i kanë akuzuar. Allahu i Madhëruar i thotë Profetit alejhis-salatu ue selam: Ty nuk po të thuhet tjetër përveç asaj që u është thënë të dërguarve para teje. Vërtet, Zoti yt është ai që falë, po është edhe Ai që ndëshkon rëndë.” Fusilet 43.

==== Shejhu në fjalët e mëposhtme do sqarojë një pjesë të kësaj cudie se si njerëzit e lexojnë Kuranin madje lexojnë shumë, i bëjnë hatme, e mësojnë përmendësh, u kushtojnë rëndësi shkronjave, texhvidit dispozitave të medit, idgamit, gunes, iklabit, idhharit dhe ihfas1 pra kësaj i kushtojnë shumë rëndësi dhe kjo është gjë e mirë, por duhet ditur se qëllimi final është meditimi i fjalëve të tij(Kuranit) marrja e dijes prej tij dhe ballafaqimi i veprave tona dhe të njerëzve me librin e Allahut, a janë në përputhje me të apo janë në kundërshtim me të.

Kjo kërkohet nga ne, të përmirësojmë gjendjen tonë të tregojmë ku gabojnë njerëzit, jo me qëllimin që ti turpërojmë ata apo që të hakmerremi ndaj tyre por me qëllim të përmirësimit dhe këshillimit.

Autori:Parimi i parë: Përmban sinqeritetin e fesë vetëm për Allahun e Madhëruar të vetëm e të pashok dhe sqarimi i asaj që bie ndesh me të, i cili është shirku. Si dhe sqarimin e plotë rreth faktit se shumica e ajeteve Kuranore sqarojnë këtë parim në forma të ndryshme dhe me fjalë të cilat i kupton edhe njeriu më i thjeshtë.

Shpjeguesi: Parimi i parë i këtyre gjashtë bazave përmban, sinqeritetin e fesë vetëm për Allahun të vetëm e të pashok. Ky është parimi i të gjitha parimeve dhe baza e fesë, rreth këtij parimi ndodhi përballja mes profetëve dhe popujve të tyre. Profetët kërkonin të saktësonin këtë parim për të cilin Allahu i krijoi njerëzit dhe lumturinë e tyre e lidhi ngushtë me praktikimin e tij.

Nuk është me rëndësi që njeriu të shtojë namazin, agjërimin apo adhurimet, i rëndësishëm në këtë rast është sinqeriteti. Pak adhurim me siqeritet, është më i mirë se shumë adhurim pa sinqeritet. Nëse njeriu do të falej natën dhe ditën, do jepte nga pasuria e tij dhe do bënte punë të ndryshme pa sinqeritet, adhurimi i tij do të ishte i pavlerë sepse sinqeriteti është i domosdoshëm.

Kuptimi i sinqeritetit është: Braktisja e shirkut dhe njësimi i Allahut të madhëruar në adhurime. Askush nuk meriton të adhurohet, sado i përkryer dhe sado i mirë qoftë, përveç Allahut, të përsosurit absolut. Kushdo qofshin ata që adhurohen: engjëj të afërt tek Allahu, profetë dhe të dërguar, njerëz të mirë apo të dashur tek Allahu, nuk u takon asgjë nga adhurimi. Kjo është baza, që nuk mund të realizohet pa lënë shirkun. Ai që përzien mes shirkut dhe adhurimit, puna e tij është e shkatërruar,ndërsa ai që punën e bën vetëm për Allahun ai është fatlumi edhe nëse punët e tij janë të pakta, sepse pak punë me sinqeritet kanë hajër dhe shpëtim. Ndërkohë që hadithi i fletës është mëse i njohur: Allahu i Madhëruar do e marrë në pyetje para gjithë njerëzve një njeri prej umetit tim. Para tij do të paraqiten nëntëdhjetë e nëntë libra dhe secili prej tyre është aq i madh sa të arrijë shikimi i tij. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: “A mendon se të kanë bërë padrejtësi ëngjëjt që shkruanin veprat u tua?” Njeriu përgjigjet: “Jo o Zoti im.” Allahu vazhdon: “A ke ndonjë arsyetim? Thotë: “Jo, o Zoti im.” Atëherë Allahu i thotë: “Ti posedon tek Ne një të mirë dhe kurrsesi nuk do të bëhet padrejtësi.” Në këtë moment do t’i tregojnë një fletë ku shkruhet: “Eshhedu en la ilahe ila Allah ue eshhedu ene Muhameden abduhu ue rasuluhu.” I thuhet: “Sille peshoren tënde!” Njeriu thotë: “O Zoti im! Çfarë është kjo letër në krahasim me këto libra?!” Allahu përgjigjet: “Ty nuk do të bëhet padrejtësi.” Pastaj vendoset letra në një anë të peshores dhe librat në anën tjetër dhe papritur letra e fluturon lartë krahun e librave”.

Pra me emrin e Allahut, asnjë peshore nuk mund të krahasohet.

Ky pra është sinqeriteti, sepse ai nuk e tha thjesht si një fjalë, përkundrazi e tha duke e ditur kuptimin e saj, duke besuar në të dhe në gjërat që ajo kërkon, por që ndërrroi jetë para se të punonte. Atëherë si mund të qëndrojë puna me atë që ka bërë shumë punë të sinqerta vetëm për Allahun?!

Kjo tregon se sinqeriteti edhe pse i pakët e shpëton njeriun, ia shlyen mëkatet e të këqiat, ndërsa nëse nuk ka sinqeritet atëherë nuk kanë dobi punët e mëdha.

Autori: Sqarimi i asaj që bie ndesh me të, i cili është shirku:

Shpjeguesi: E kundërta e teuhidit është: Shirku ndaj Allahut. Teuhidi është njësimi i Allahut në adhurim ndërsa shirku është: tia drejtosh adhurimet dikujt tjetër në vend të Allahut sic është kurbani, zotimi, duaja dhe kërkimi i ndihmës, e shumë adhurime të tjera. Ky pra është shirku dhe qëllimi është shirku në adhurim sepse shirku në rububijet në përgjithësi nuk ekziston.

Të gjithë popujt e pranojnë domosdoshmërisht njësimin e Allahut në rububije dhe këtë nuk e ka mohuar vetëm se ai që ka shfaqur kundërshtim të jashtëm edhe pse në brendësinë e tij e pranon atë. Atëherë pranimi i këtij teuhidi është i domosdoshëm sepse të gjithë e dinë se ky krijim dhe ky univers ka vetëm një krijues dhe këto krijesa që ecin mbi tokë patjetër kanë mbikqyrës që kujdeset, pra nuk është ekzistencë e rastësishme apo që është krijuar vetvetiu, Allahu i Madhëruar thotë: A mos u krijuan prej kurrgjësë, apo ata vetë janë krijues? A mos ata i krijuan qiejt e tokën, jo, por ata nuk janë të bindur.” Tur 35-36.

Pranimi i teuhidit rububije është pranim i domosdoshëm dhe natyral por nuk është i mjaftueshëm, nuk u mjaftoi mushrikëve ky lloj teuhidi edhe pse e pranuan. Allahu i madhëruar në Kuranin fisnik kur flet për këtë qartazi thotë: “Po nëse ti i pyet: Kush i krijoi ata?” Cfarë përgjigje do të japin? Do thonë Allahu. Pra, Allahu na krijoi dhe ky është teuhidi rububije.

Ajo që kërkohet në fakt është teuhidi uluhije, sepse këtu kanë ndodhur kundërshtimet dhe mospajtimet mes profetëve dhe popujve të tyre, mes thirrësave në rrugën e Allahut dhe njerëzve, pra për këtë teuhid ndodhin konfliktet dhe mosmarrëveshjet dhe tek ky teuhid lidhet çështja e dashurisë dhe urrejtjes për hirë të Allahut.

Autori: Sqarimin e plotë se shumica e ajeteve Kuranore kanë si qëllim të theksojnë dhe qartësojnë këtë parim në forma të ndryshme me fjalë të cilat i kupton dhe njeriu më i thjeshtë.

Shpjeguesi: Allahu i Madhëruar thotë: Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asgjë” Nisa 36.

A janë këto fjalë të paqarta? Të gjithë njerëzit e thjeshtë e kuptojnë këtë: Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asgjë” Nisa 36. E kuptojnë se urdhërohen për të adhuruar vetëm Allahun dhe për tu larguar nga shirku. E kuptojnë këtë edhe nëse nuk janë të shkolluar, e kuptojnë nga gjuha e tyre. Ky është vetëm një ajet ndërkohë që Kurani është i mbushur me ajete të tilla.

Këto ajete ata i lexojnë por nuk mendojnë rreth tyre, nga njëra anë Allahu u drejtohet duke u thënë: Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asgjë” Nisa 36. Ndërsa ata thonë o Ali! o Husejn! o Bedevi! o Tixhani! o Abdul Kadir! Çirren dhe ngrenë zërin duke thërritur o filan o fistek ndërkohë që ai është i vdekur.

Ky njeri që bërtet dhe thërret të vdekurit ndoshta e di përmendësh të gjithë Kuranin, madje mund ti dijë të gjitha leximet e Kuranit dhe e lexon me të gjitha rregullat, por ai kujdeset për shkronjat dhe lë mangut dispozitat e tij.

Ibn Kajim el Xheuzije thotë: Kurani i gjithi është teuhid, ai ose tregon urdhëra për tu adhuruar Allahu ose sjell ndalime nga ortakëria me Allahun, ose sqaron shpërblimet e njësuesve ose dënimet e idhujtarëve, ose sqaron dispozitat e hallallit dhe haramit që konsiderohet detyrime të teuhidit ose tregon ndodhitë e profetëve me popujt e tyre dhe ky është shpërblimi i teuhidit dhe shirkut.

Kurani është i gjithi teuhid që nga fillimi deri në fund e megjithatë këta njerëz e lexojnë Kuranin dhe akoma vazhdojnë të jenë pre e shirkut të madh. Thonë La ilahe ila Allah dhe nuk punojnë me të, ata janë në një luginë ndërsa Kurani dhe fjala La ilahe ila Allah është në një luginë tjetër, pra është thjesht fjalë që thuhet me gojë.

Nëse pyet ndonjërin prej tyre: çfarë do të thotë La ilahe ila Allah? Përgjigjet: nuk e di sepse jam i pa shkollë. Ne i themi: pra ti thua la ilahe ila Allah dhe nuk ia di kuptimin, a është e pranueshme kjo për një musliman?! Thua fjalë që nuk ia di kuptimin dhe nuk preokupohesh për ta mësuar. Ose thua: i kam dëgjuar njerëzit të thonë dicka dhe unë e them si ata. Kështu do të përgjigjet munafiku në varrin e tij kur të pyetet do të thotë: i kam dëgjuar njerëzit të thonë dicka dhe unë e thashë bashkë me ta, pra thjesht shqiptim. Sic thotë Allahu i Madhëruar: “Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë.” Bekare 171.

Në këtë ajet Allahu i shëmbëlleu me bagëtitë që dëgjojnë vetëm zërin e bariut dhe tingujt dhe ecin sipas tingujve të bariut të cilat ata nuk i kuptojnë.

Autori: Më pas kur shumë prej umetit përfunduan në atë që përfunduan, shejtani ua shfaqi fenë e sinqertë në pamjen e sharjes së njerëzve të mirë dhe si lënie pas dore të detyrave ndaj tyre, ndërsa shirkun ua shfaqi në formën e dashurisë ndaj të mirëve dhe pasimit të tyre.

Shpjeguesi: Kur u thuhet mos iu lutni krijesave, mos kërkoni ndihmë prej tyre, lutjuni dhe kërkoni ndihmë nga Allahu, kthehuni tek Ai dhe mos u drejtoni nga varret dhe të vdekurit, ata thonë: Ti po shan njerëzit e dashur të Allahut, ndërkohë që këta evlija tek ne respektohen dhe thërrasim në emrat e tyre sepse kjo është pozita e tyre. Ndërsa ti po u mvesh mangësi dhe nuk ua njeh të mirat që kanë. Me këto fjalë u përgjigjen thirrësave të teuhidit.

Ne u themi atyre: Ne i duam njerëzit e mirë, i duam evlijatë e Allahut dhe i respektojmë, por nuk u japim atë që i takon vetëm Allahut, nuk ua drejtojmë adhurimet atyre sepse nuk u takon di[ka e tillë. Ndërkohë edhe ata nuk e pranojnë këtë, pra nuk e pranojnë që të luten bashkë me Allahun apo që dikush tu kërkojë ndihmë në vështirësi në vend të Allahut.

Ata thonë: ndihma që kërkojmë prej njerëzve të mirë është thjesht se ua njohim vlerat dhe i respektojmë, por kjo në të vërtetë është zbukurim prej shejtanit dmth shejtanëve xhind qofshin apo dhe insan, pra dijetarët e të kotës që konsiderohen shejtanët insan që shkruajnë flasin dhe botojnë libra për ti ftuar njerëzit në shirk, me preteksin se ky është nderimi që u bëhet njerëzve të mirë dhe se në këtë mënyrë i njohin më shumë meritat e tyre. Ndërsa të mos u lutesh apo të mos kërkosh ndihmë prej tyre është lënie mangut në të drejtat e tyre si dhe tregon armiqësi, sic shprehen në librat e tyre.

1Rregullat e shkencës së texhuidit

Loading...