Çduhet të bësh kur e prish abdesin gjatë hutbes së xhumasë?

Pyetësi thotë: Isha duke dëgjuar hutben e xhumasë dhe e prisha abdesin. Dola e mora abdes dhe pastaj u ktheva në xhami për herë të dytë. A të ulem dhe të dëgjoj hutben apo t’i fal dy rekate përshëndetje për xhaminë (tehijetul-mesxhid)?

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj: Ulu dhe dëgjo hutben dhe mos i fal dy rekate për përshëndetjen e xhamisë. Ngase ti dole për të marr abdes dhe u ktheve direkt. Ai që del nga xhamia duke e pasur të nevojshme me nijet (qëllim) për t’u kthyer sa më afër (shpejt) përsëri në të, kur të kthehet (futet në xhami) nuk kërkohet nga ai që të fali dy rekate për përshëndetjen e xhamisë (tehijetul-mesxhid). Nisur nga kjo kur të kthehesh pas përfundimit të abdesit, ulu dhe mos u fal.

Fetaua Nurun ala ed-Derb vëll. 5

Përktheu: Unejs Sheme