Çfarë janë hadithet Kudsij dhe pse quhen të tilla?

August 12, 2017

Fetvaja me nr. 11304.

Pyetje: Çfarë janë hadithet Kudsij dhe pse quhen të tilla?

Përgjigje: Hadithet Kudsij janë ato thënie të cilat i përcjell Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) nga Zoti i tij, nëpërmjet Xhibrilit (alejhi selam). Ose janë shpallje e drejtpërdrejtë në gjendje zgjimi, ose në ëndërr. Kudsij rrjedh nga fjala kuds, që do të thotë pastërti dhe dlirësi. Hadithet kudsij i dedikohen Allahut, i Cili ndër emrat e Tij të bukur ka edhe emrin el Kud-dus, që do të thotë: I Dlirësuar nga çdo e metë dhe mangësi.

Allahu e jep suksesin.

Komsioni i Përhershëm i Fetvave dhe Studimeve akademike]:Abdulaziz bin Bazi

Abdurrezak Afifi
Abdullah bin Ku’ud
Abdullah bin Gudejan

Përktheu: Shuajb Rexha

Loading...