Çfarë lexonte Profeti (alejhi selam) në namazin e sabahut?

Na ka treguar Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh: Na ka treguar Husejn bin Ali nga Zaideh: Na ka treguar Simak bin Harbin: Nga Xhabir bin Semurah se ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në namazin e sabahut lexonteKaf. Uel-Kuranil-Mexhid”. [Kaf]. Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër).” Muslimi

Shpjegimi

Shejh Abdulaziz bin Abdullah er-Raxh’hi (Allahu e ruajttë!): Nga fjala e tij: “Ndërsa namazi i tij më pas ka qenë i lehtë (më i shkurtër)” përfitohen dy kuptime:

E para: Është për qëllim se namazet e tjera pas namazi ttë sabahut -e ato janë namazi drekës, namazi ikindisë, namazi i akshamit dhe namazi i jacisë-, kanë qenë më të shkurtër sesa namazi i sabahut.

E dyta: Është për qëllim se namazi i tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i sabahut pas kësaj (here) ka qenë më i shkurtër.

Por kuptimi i parë është më i sakti. Ngase Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem vazhdoi ta lexonte këtë sure (Kaf) derisa u nda nga kjo botë. Po ashtu në namazin e sabahut ka lexuar suren “Tur” në haxhin e lamtumirës, e kjo ka qenë nga fundi i jetës së tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Përktheu: Unejs Sheme

“Teufiku er-Rabbil- Mun’im  bi Sherh Sahih el-Imam Muslim” vëll. 2