Çfarë nënkuptojnë ajetet hyrëse të disa sureve që përbëhen nga shkronja?

July 23, 2017

Pyetja e parë nga fetvaja me nr. 6395.

Pyetje: Shpresoj të më sqaroni kuptimin e disa ajeteve si p.sh. “Ha mim, Elif lam mim, Elif lam mim sad, Ajn sin kaf”. A lexohet “ajni” si i tillë sepse disa mësues thonë se ashtu lexohet? A është kjo prej mrekullisë me anë të së cilës Allahu dëshiron t’i sfidojë gjuhëtarët e Kurejshëve? Apo duhet të themi se nuk e di kuptimin e tyre askush veç Allahut?

Përgjigjje: Në lidhje me këtë ka disa mendime nga dijetarët. Mendimi më i saktë është se këto gërma që përmenden në fillimin e disa sureve janë përmendur si pjesë e mrekullisë së Kuranit – Allahu e di më së miri -. Kjo për të treguar se krijesat nuk munden të sjellin një të ngjashëm si ky (Kuran), megjithëse ky Libër përbëhet nga këto gërma me të cilat ata i përdorin në jetën e përditshme me njëri-tjetrin. Këtë mendim e ka konsideruar të saktë edhe dijetari i Islamit Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë), gjithashtu e ka pëlqyer si mendim edhe Ebu Haxhaxh el Mizi (Allahu e mëshiroftë).

Seksesi vjen vetëm prej Allahut! Paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe shokët e tij!

[Komisioni i përhershëm i fetvave:]

Abdulaziz ibn Baz
Abdullah ibn Gudejan
Abdurrazak Afifi

Përktheu: Ylli Rama

Loading...