Disa fetva të sheikh IbnEl-Uthejmin në lidhje me haxhin e gruas me perioda apo lehonë.

August 20, 2015

Pyetja: 1.

Si ti falë gruaja me perioda dy rekatet e ihramit dhe a i lejohet gruas të lexojë ajete nga Kurani  famëlartë në vetvete apo jo?

Përgjigja:

Së pari: duhet të dimë se ihrami nuk ka namaz sepse nuk ka ardhur nga Profeti alejhi selam ti ketë ligjëruar ymetit të tij namaz për ihram as me fjalë, as me vepër dhe as me miratim.

Së dyti: kjo grua me perioda të cilës i kanë ardhur periodat para se të hyjë në ihram asaj i lejohet të hyjë në ihram sepse Profeti alejhi selam e ka urdhëruar Esma bintu Umejs gruan e Ebu Bekrit radiallahu anhu ueanha kur u bë lehonë në Dhil-Hulejfe, të lahet dhe të hyjë në ihram dhe kështu edhe gruaja me perioda qëndron në ihramin e saj derisa të pastrohet pastaj bën tavaf në qabe dhe sa’jin.

Ndërsa fjala e saj: a lejohet të lexojë kuran? Po, gruas me perioda i lejohet të lexojë kuran kur e ka të nevojshme, apo për ndonjë interes ndërsa kur nuk e ka të nevojshme dhe nuk ka interes por vetëm thjeshtë për ibadet dhe afrim te Allahu më e mira është të mos lexojë.

 

Pyetja: 2.

Një grua ka udhëtuar për në haxh dhe i kanë ardhur periodat që prej pesë ditësh nga udhëtimi i saj dhe pas mbërritjes së saj në mikat (vendi ku vishet ihrami) ka marrë gusl dhe ka bërë nijetin e ihramit pa qenë e pastër dhe pas mbërritjes së saj në Meke ka qëndruar jashtë haremit pa bërë asgjë nga punët e haxhit apo umras dhe pas qëndrimit dy ditë në Mina është pastruar dhe ka marrë gusl dhe ka kryer të gjitha punët e umras por asaj i vjen përsëri gjaku duke qenë në tavafin e ifadas të haxhit dhe ajo nga turpi i plotëson detyrat e haxhit dhe nuk e njofton përgjegjësin e saj veçse pas mbërritjes në shtëpi. Si është gjykimi i saj?

Përgjigja:

Gjykimi i kësaj meselje është se nëse gjaku që ka parë në tavafin e ifadas është gjak periodash të cilin ajo e njeh nga natyra e tij dhe dhimbjet që e shoqërojnë, atëherë tavafi i ifadas nuk është i saktë dhe i duhet të kthehet në Meke për të bërë tavafin e ifadas dhe të bëjë nijet umra nga mikati dhe pasi të kryej umran me tavaf dhe sa’j dhe prerjen e flokëve, të kryej tavafin e ifadas. Ndërsa nëse gjaku nuk është gjak periodash por gjak normal që mund të dalë nga dyndja e madhe e njerëzve ose nga tmerri apo nga ndonjë arsye tjetër atëherë tavafi i saj është i saktë sipas atyre që nuk e bëjnë kusht pastërtinë për tavaf. Nëse nuk arrin dot të kthehet në rastin e parë kur është nga vende të largëta atëherë haxhi i saj është i saktë se ajo nuk ka mundësi të bëjë më shumë se sa ka bërë.

 

Pyetja: 3.

Një grua me ihram me umra pas mbërritjes së saj në Meke i kanë ardhur periodat dhe kujdestari i saj është i detyruar të udhëtojë menjëherë dhe ajo nuk ka njeri në Meke atëherë si është gjykimi?

Përgjigja:

Të udhëtojë me të dhe ta rrijë me ihram dhe të kthehet kur të pastrohet nëse ajo është nga arabia saudite sepse kthimi i saj është i lehtë, pa mund dhe nuk ka nevojë për pasaportë e nëse është e huaj dhe e ka të vështirë të kthehet atëherë ajo të shtrëngohet mirë të bëjë tavaf, sa’j, të shkurtojë flokët dhe të përfundojë umran e saj në atë udhëtim sepse tavafi i saj në këto kushte është i domosdoshëm dhe domosdoshmëria e lejon të ndaluarën.

 

Pyetja: 4.

Ç’gjykim ka femra myslimane kur i vijnë periodat në ditët e haxhit, a i pranohet ai haxh?

Përgjigja:

Nuk mund ti përgjigjemi kësaj pyetje derisa të dimë se kur i kanë ardhur periodat sepse disa punë të haxhit nuk i pengojnë periodat dhe disa të tjera i pengojnë. Tavafi nuk mund të kryhet veçse duke qenë e pastër kurse të tjerat mund të kryhen edhe me perioda.

 

Pyetja: 5.

Një grua pyet: e kam kryer haxhin e detyrueshëm vitin e kaluar dhe i kam kryer të gjitha punët e haxhitpërveç tavafit të ifadas dhe tavafit të lamtumirës sepse më penguan arsyet fetare dhe u ktheva në shtëpinë time në “Medinen e Ndritur”me qëllim që të kthehem një ditë për ta bërë tavafin e ifadas dhe tavafin e lamtumirës dhe për shkak të padijes time e kam prishur ihramin dhe i kam bërë të ndaluarat e tij. Kam pyetur për kthimin tim për tavaf dhe më kanë thënë se nuk pranohet prej teje sepse e ke prishur dhe ke detyrë një haxh tjetër vitin që vjen bashkë me një kurban lopë ose deve. A është kjo gjë e saktë? A ka ndonjë zgjidhje tjetër dhe cila është ajo? A është prishur haxhi im dhe a e kam detyrë përsëritjen e tij? Na tregoni se çfarë duhet të bëj, Allahu ju begatoftë!

Përgjigja:

Kjo është gjithashtu prej belasë që vjen nga fetvatë pa dije. Ti në këtë raste të duhet të kthehesh në Meke dhe të bësh tavafin e ifadas ndërsa tavafi i lamtumirës nuk është detyrë për ty përderisa ke qenë me perioda kur ke dalë nga Meka sepse gruaja me perioda nuk e ka detyrë tavafin e lamtumirës për shkak të hadithit të IbnAbasitradiallahuanhu-: “Profeti alejhiselam i urdhëroi njerëzit të lënë gjënë e fundit Qaben me përjashtim të gruas me perioda” dhe në transmetim tjetër: “të jetë gjëja e fundit në lidhje me shtëpinë e Allahut tavafi” dhe profeti alejhi selam kur u informua se Safija ka bërë tavafain e ifadas i ka thënë: “Le të largohet” dhe kjo tregon se tavafi i lamtumirës bie si detyrë në lidhje me gruan me perioda ndërsa tavafi i ifadas duhet patjetër. Ti përderisa ke prishur plotësisht ihramin në çdo gjë nga padija, kjo nuk të prish punë sepse i padijshmi kur bën diçka nga të ndaluarat e ihramit nuk ka përgjegjësi për shkak të fjalës së Allahut për duanë e besimtarëve: “O Allah mos na merr në përgjegjësi kur harrojmë dhe gabojmë” dhe Allahu ka thënë “E bëra” dhe fjala e tij gjithashtu: “Nuk ka gjynah për ju kur gaboni por kur e bëni me qëllim”. Pra, të gjitha të ndaluarat të cilat i ka ndaluar Allahu i madhëruar për atë që është me ihram kur i bën nga padija apo nga harresa apo nga i detyruar nuk ka përgjegjësi për to por kur ikën arsyeja e tij duhet ta lejë menjëherë atë gjë.

 

(Marrë nga Fetaua El-Haxh. Autori: Muhamed bin SalihEl-Uthejmin

Perktheu Teuta Xeka

 

 

 

Loading...