Disa njerëzve u është bërë zakon që pas çdo namazi të takojnë (përshëndesin) imamin ose ata që kanë pranë. A lejohet kjo gjë?
Komisioni i Përhershëm i Dijetarëve thotë: Nëse një Musliman nuk ia ka dhënë dorën dikujt para namazit, mundet që t’ia japë kur të përfundojë namazin, qoftë ai namaz farz apo nafile, qoftë njerëzve në të djathtë apo në të majtë të tij. Nëse namazi është farz le ta përshëndesë pas lutjeve dhe dhikrit që bëhen pas namazit. Ama përsa i përket përshëndetjes së imamit (patjetër) pas namazit, nuk dimë të ketë ardhur ndonjë argument i veçantë për të.
[Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva me nr 3876,8/122].
Të Ngjashme
- Statusi dhe vlera e fikhut në Islam Udha e Besimtarëve
- Cila është mënyra më e mirë për të memorizuar? Meshhur Hasen
- A lejohet të merret rroga nëpërmjet bankës? Shejh Alij ibn Hasen el-Halebij
- Ngrënia në të njëjtën tryezë me atë që pi alkool Udha e Besimtarëve
- A lejohet të betohesh rrejshëm me qëllim që të pajtosh mes dy personave? Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz