Dy mësime të mëdha nga historia e Dhul Karnejnit.

Dy mësime të mëdha nga historia e Dhul Karnejnit.

Ai shkoi te një popull të cilët ju ankuan për je’xhuxh me’xhuxhët dhe ai ndërtoi digën e fortë për t’i mbrojtur prej tyre. A përmendet në suren Kehf feja e atij populli? Jo, sepse s’ka rëndësi kur flitet për bamirësi dhe ndihmesë reciproke që duhet të ekzistojë mes gjithë njerëzimit në punë që kanë dobi të përgjithshme. Rregulli fetar thotë qartë (ajet) “E ndihmohuni në vepra të mira e devotshmëri”
Prandaj sa herë që të ftohesh për një punë të tillë mos u lëkund.

Dhe jetpërshkrimi profetik na mëson se sa herë që ka përpjekje për khajr, për të mbrojtur të vobektit dhe nevojtarët, bëhet marrëveshje edhe me ata që s’i përkasin fesë tënde. Për këtë arsye edhe ai – paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të – shprehu gadishmërinë e ripërtëritjes së asaj besëlidhjeje nëse do të ftohej edhe një herë.

Dhe e dyta:
Dhulkarnejni, pasi e mbaroi atë ndërtim gjigand, atë projekt të realizuar më së miri, nuk u mahnit pas tij, por kujtoi Zotin që i dha sukses për të.

Në një rast Profeti ynë – paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të – pa një sahabij duke rregulluar një mur dhe i tha: “Çështja është më afër se aq.”

Atëherë asketizëm do të thotë të mos e ndërtosh dynjanë? Jo. Dynjaja të dëmton kur të shmang nga bota tjetër. Prandaj edhe më i miri është ai që përzihet me njerëzit dhe duron dëmet e tyre, jo ai që tërhiqet në asketizëm dhe vetmi murgërie.

Asketizëm i vërtetë është: Prodho burra të atillë që ndërtojnë gjëra me dobi të mëdha, por zemrat e tyre janë të lidhura me Allahun dhe botën tjetër, e jo me dheun e llamarinat.