Forma e dërgimit të salavatit

Shejh Uthman el-Khamis (Allahu e ruajttë!): Salavati për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem që ka ardhur në Librin e Allahut të Lartmadhëruar është: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni meselam”!” El-Ahzab, 56

Kush thotë “sal-lAllahu alejhi ue sel-lem” ai ka zbatuar Kuranin përsa i përket salavatit (ajetin 33 te sures El-Azhab).

Kjo është forma më e njohur e salavatit. Ajo që përdorin më së shumti dijetarët, sahabët –radijAllahu anhum- dhe tabiinët dhe gjendet në libra është “sal-lAllahu alejhi ue sel-lem”. Kjo është forma më e njohur e dërgimit të salavatit.

Pas saj vjen ajo ku sahabët e pyetën Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: O i Dërguari i Allahut! E mësuam formën se si të përshëndesim ty me selam, por si është forma e dërgimit të salavatit? Tha: “Thoni: Allahumme sal-li ala Muhammedin ue ala ali Muhammed kema salejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid. Allahumme barik ala Muhammedin ue ala ali Muhammed kema barakte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid.” Kjo është forma e dytë e dërgimit të salavatit për Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe saktësohet në hadithin që gjendet në dy “Koleksionet e haditheve autentike”. (Buhariu & Muslimi)

 

Përktheu: Unejs Sheme

https://twitter.com/othmanalkamees/status/888215780336250880