Hadithi i ‘një mijë’ salavateve nuk është i saktë

December 17, 2018

Shpeshherë muslimanët të nxitur nga dëshira për të bërë vepra të mira dhe për të fituar shpërblimet e Zotit,  si dhe nga nxitja e të tjerëve për vepra të mira bien në gabimin e përhapjes së haditheve të pasakta për Profetin  (salall-llahu alejhi ue selem). Nga dëshira për sevape rrezikojnë të marrin gjynahe, sepse Profeti (salall-llahu alejhi ue selem) e ka kërcënuar me zjarr atë që i mvesh atij një fjalë që nuk e ka thënë. Prandaj o vëllezër kini kujdes!

Pyetësi thotë: Shejh i nderuar! Kam lexuar një hadith që thoshte se Profeti (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush dërgon mbi mua 1000 salavate nuk do të vdesë derisa të përgëzohet me Xhenet.” E transmeton Ebu Shejh nga Enesi.

A është ky hadith i saktë, i mirë, apo i dobët, dhe a lejohet argumentimi me të? Në rast se është i saktë, cila është forma e salavateve mbi Profetin (lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të)?
Përgjigje: Ky nuk saktësohet si hadith i Profetit – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të dhe mbi familjen e pasuesit e tij. Dhe çdo hadith që i përcakton me numër salavatet që dërgohen mbi Profetin (salall-llahu alejhi ue selem) ai është hadith i dobët. Salavati mbi Profetin (salall-llahu alejhi ue selem) është i pakufizuar sepse ai na ka porositur që t’i shtojmë salavatet mbi të sidomos ditën e xhuma. Ai na ka njoftuar se përshëndetja (selami) që i çojmë i paraqitet atij. Prandaj, shtoji salavatet dhe selamet mbi Profetin tënd në çdo kohë dhe pa e kufizuar këtë me ndonjë numër të caktuar, sepse kush dërgon një salavat mbi Profetin (salall-llahu alejhi ue selem) Allahu dërgon mbi të dhjetë salavate.

 

Muhammed ibn Salih el Uthejmin, Allahu na bashkoftë me të në Xhenetin Firdeus.

Loading...