Histori të bukura të treguara nga profeti Muhamed (alejhi selam) – Historia 15 – (Pjesa e dytë)

E gjashta: Vëllazëria që do Allahu duhet të jetë e sinqertë për Të, sepse siç e vumë re në hadith, meleku e pyeti dy herë: E ke të afërt personin që e viziton? Të ka bërë ndonjë mirësi? Prandaj dhe Nyja më e shtrënguar e besimitquhet ajo siç e shpjegon hadithi: “Nyja më e shtrënguar e besimit është të duash për hir të Allahut dhe të urresh për hir të Allahut”.Transmeton imam Ahmedi dhe e saktëson sheikh Albani. Kur njeriu arrin të dojë punë apo njerëz, vetëm sepse ato punë apo njerëz i do Allahu dhe të urrejë punë apo njerëz vetëm për faktin se i urren Allahu, atëherë ai ka arritur një gradë të lartë të besimit dhe devotshmërisë.

E shtata: Allahu deshi t’i japë përgëzimin e tij personazhit të hadithit, në pjesën më të vështirë të rrugës dhe që është e përpjeta e saj apo malorja e saj. Kjo gjë s’është rastësisht apo pa arsye, por për ta gëzuar pikërisht atëherë kur njeriu mund të brengoset apo për t’i dhënë kurajë atëherë kur atij mund t’i bjerë vullneti.

E teta: Dërgimi i melekut për besimtarin është nderim nga ana e Allahut, sepse robi kur e di se Allahu mbi shtatë palë qiej e ka përmendur dhe madje i ka dërguar një prej krijesave të Tij më të zgjedhura dhe më me pozitë te Ai, atëherë nuk ka nder më të madh dhe as kënaqësi më të madhe. Enes bin Maliku radijallahu anhu tregon se Profeti alejhi selam i ka thënë Ubej bin Kabit: “Allahu më ka urdhëruar tëta lexoj ty Kuranin. Ubeji i tha: A Allahu më ka përmendur emrin mua?! Ai i tha: Allahu ma ka përmendur emrin tënd. Ubeji i tha përsëri: A Allahu më ka përmendur emrin mua?! Ai i tha: Allahu ma ka përmendur emrin tënd. Atëherë Ubeji filloi të qajë”. Katadja thotë: Më kanë treguar se i ka lexuar pikërisht suren El-Bejjine. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

E nënta: Allahu i Madhëruar i shpërblen shumë ata që duhen për hir të Tij.

Profeti alejhi selam thotë: “Nuk ka rob që e do shokun e tij për hir të Allahut, veçse Allahu i Madhëruar do ta shpërblejë shumëfish atë” Transmeton Ahmedi dhe e saktëson sheikh Albani.

Ky lloj shpërblimi konsiston si më poshtë:

1- Fitojmë dashurinë e Tij.

Kjo përmendet në këtë hadith, por edhe në hadithe të tjera, si psh: hadithi ku Profeti alejhi selam thotë: “Allahu i Madhëruar ka thënë: Ia kam obliguar vetes dashurinë për ata që duhen për hatrin Tim; për ata që bisedojnë për hatrin tim; për ata që vizitojnë njëri-tjetrin për hatrin tim;për ata që dhurojnë për hatrin tim dhe për ata që këshillohen për hatrin tim”.Transmeton imam Ahmedi dhe e saktëson sheikh Albani.

2- Ndjejmë ëmbëlsinë e imanit (Besimit).

Kjo përmendet në disa hadithe, ku prej tyre veçojmë:

“Tre gjëra nëse janë te robi, e ka ndjerë ëmbëlsinë e besimit:

  • Allahu dhe Profeti i Tij të jenë më të dashurit për të se çdokush tjetër.
  • Ta dojë tjetrin vetëm për hir të Allahut dhe ta urrejë që të kthehet në mohim siç e urren të hidhet në zjarr”.Transmeton Buhariu.

“Kë e gëzon Allahu me kënaqësinë e të shijuarit të ëmbëlsisë e besimit, ia instalon atij edhe ndjenjën e dashurisë ndaj të tjerëve vetëm për hatër të Allahut”.Transmeton Ahmedi, Hakimi dhe e saktëson sheikh Albani.

3- Strehimi nën hijen e arshit të Allahut në ditën më të vështirë.

Profeti alejhi selam thotë: “Allahu do të thërrasë ditën e Kiametit: Ku janë ata që duhen për hir të madhështisë time? Sot do t’i strehojë ata nën hijen time, në këtëditë ku nuk ka hije tjetër veç hijes time”.Transmeton Muslimi.

Profeti Muhamed alejhi selam gjithashtu ka thënë: “Shtatë grupe njerëzish ka për t’i strehuar Allahu nën hijen e Tij, atë ditë kur s’ka hije tjetër veç hijes së Tij: e ndër to ka përmendur… dy burra që janë dashur për hatër të Allahut; janë bashkuar për hir të Tij dhe janë ndarë për hir të tij…” Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

4- Të qëndruaritpranë Allahut ditën e Kiametit.

Ebu Malik El-Esharij radijallahu anhu tregon se Profeti alejhi selam ka thënë: “Në mesin e besimtarëve, Allahu ka prej tyreqë nuk janë as profetë dhe as dëshmorë, por që i kanë zili dëshmorët dhe profetët për afërsinë dhe vendin e tyre pranëAllahut ditën e Kiametit. I thanë: Na trego për ta o i Dërguari i Allahut! Ai tha: Ata janë të huajt që rrinë pranë fiseve, u shoqëruan për hir të Allahut dhe u deshën për hir të Tij. Atyre Allahu ditën e Kiametit ka për t’iu vënë minbere (poltrone apo kolltuqe) prej drite. Njerëzit (atë ditë) do të ndjehen të frikësuar ndërsa ata do të jenë të qetë pa kurrfarë frike. Ata janë të dashurit e Allahut të Madhëruar, të cilët nuk do të ndjehen as të frikësuar dhe as të brengosur”.Transmeton Hakimi dhe e saktëson sheikh Albani.

Dr. Abdullah Nabolli