Histori të bukura të treguara nga profeti Muhamed alejhi selam -Historia 15- (Pjesa e parë)

Histori të bukura të treguara nga profeti Muhamed alejhi selam

(Paqja e Zotit qoftë mbi të)

Historia e pesëmbëdhjetë

Ebu Hurejra radijallahu anhu – Zoti qoftë i kënaqur prej tij, tregon se Profeti alejhi selam ka thënë: “Një burrë u nis nga fshati i tij për t’i shkuar për vizitë dikujt në një fshat tjetër. Ndërkohë që ai ishte duke ecur, Allahu i Madhëruar urdhëroi një melek që t’i dilte para këtij njeriu në maloren e një rruge. Burri kur kaloi pranë tij, meleku e pyeti: Për ku je nisur? Ai i tha: Dua të vizitoj një vëlla besimtar në këtë fshat. Meleku i tha: E ke të afërt? Ai i tha: Jo. Meleku sërish e pyeti: A të ka bërë ndonjë të mirë e ti po shkon ta falënderosh? Ai i tha: Jo. Meleku i tha: Po pse i shkon atëherë për vizitë? Ai i tha: E dua për hir të Allahut të Madhëruar. Atëherë meleku i tha: Mua më ka dërguar Allahu për të të përgëzuar se Allahu të do ty,ashtu siç e do ti vëllain tënd besimtar për hatrin e Tij”

Transmeton imam Ahmedi dhe Muslimi.

Dobitë e përfituara nga kjo histori:

E para: Kjo ngjarje, edhe pse nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur,mund të thuhet se i përketpopujve të mëparshëm, para shpalljes së profetit Muhamed a.s, sepse mesazhet hyjnorejanë ndërprerë pasndarjes së tij nga kjo botë. Enes bin Maliku radijallahu anhu tregon: “Pas vdekjes së profetit Muhamed alejhi selam, Ebu Bekri i tha Umerit: Hajde të shkojmë ta vizitojmë Ummu Ejmenin, siç e vizitonte i Dërguari i Allahut (Paqja e Zotit qoftë mbi të)! Kur shkuan, ajo filloi të qajë. E pyetën: Pse po qan për ndarjen e Profetit a.s nga kjo botë, kur dihet se Allahu për të ka caktuar diçka më të mirë sesa kjo botë?  Ajo u përgjigj: Nuk po qaj për këtë, por sepse është ndërprerë shpallja nga qielli. Kjo përgjigje i bëri edhe ata të dy të qajnë bashkë me të”.Transmeton Muslimi.

Ummu Ejmeni radijallahu anha ka qenë shërbëtorja e Profetit alejhi selam e cila është kujdesur për të që në vegjëli.Ajo gjithashtuishte nëna e Usame bin Zejdit.

Pra, pas vdekjes së Profetit alejhi selam. nuk ndodh që melekët (engjëjt) t’u flasin njerëzve sepse mesazhet qiellorejanë ndërprerë. Këtë e pohon edhe dijetari Ali Mul-la El-Karij në shpjegimin e këtij hadithi ku thotë: “Kjo ngjarje u përket popujve të mëparshëmç’ka argumenton edhe vulën e profetësisë- Muhamedin a.s”.

E dyta: Vëllazërimi i besimtarëve dhe dashuria ndërmjet tyre për hir të Allahut është vepër e dashur tek Allahu. Pikërisht kjo del në pah në këtë hadith,ku personi në fjalë e donte tjetrin për hir të Allahut, pa pasur lidhje gjaku me të. Vëllazërimi për të cilin bëhet fjalë në hadith nuk është i njëjti me atëdurimin e përgjithësuar që përmendet në Kuran: “Besimtarët janë vëllezër” Sure El-Huxhurat: 10

Ky lloj vëllazërimi është një e drejtë dhe detyrë e çdo besimtari, por në hadith bëhet fjalë për një vëllazërim më specifik e  më të ngushtë, si vëllazërimi që realizoiProfeti alejhi selam kur mbërriti në Medine, kur vëllazëroi mes shokëve të tij si psh: mes Abdurrahman bin Aufit dhe Sead bin Rabiah; mes Selman El-Farisiut dhe Ebu Dardasë; mes Ebu Talhës dhe Ebu Ubejdes; mes Hamzës dhe Zejdit; mes Zubejrit dhe Kab bin Malikut etj.

Është shumë e nevojshme që besimtarët të formojnë lidhje të ngushta mes njeri-tjetrit, që të këshillohen për hir të Allahut e të ndihmohen për hir të Tij dhe të largohen nga lidhjet e tjera që nuk janë për hir të Allahut e qëmund të jenë shkak për prishje apo shthurje.

Profeti alejhi selam thotë: “Nëse dikush e do vëllain e tij le ta vërë në dijeni”.Transmeton imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe e saktëson sheikh Albani. Dobia e kësaj qëndron në faktin se duke e njoftuar tjetrin, ti ia fiton zemrën dhe e nxit edhe atë që të ushqejë dashuri për ty.

E treta: Prej shenjave të ruajtjes së vëllazërisë është shkëmbimi i vizitave dhe interesimi për njëri-tjetrin.

Abdullah bin Mesudi radijallahu anhu u thotë njëherë shokëve të tij kur erdhën për ta takuar: A uleni me njeri tjetrin, pra a qëndroni me njëri tjetrin, a kaloni kohë së bashku? Ata i thanë: Po. Nuk e lëmë këtë gjë. Ai u tha: A e vizitoni njëri-tjetrin? Ata i thanë: Po, o babai i Abdurrahmanit! Ndonjëri prej nesh, kur nuk e sheh vëllain e tij ecën deri në skajin më të largët të Kufes derisa ta takojë. Abdullah bin Mesudi u thotë: Do të vazhdoni të jeni mirë përderisa do ta bëni këtë gjë. Transmeton Darimiu.

Ja një shembull nga sahabët (Zoti qoftë i kënaqur me ta), i cili tregon se sa e dobishme është vizita e vëllezërve për hir të Allhut! Tregohet se Selmani shkoi për të vizituar shokun e tij të ngushtë Ebu Dardanë dhe kur arriti te shtëpia e tij e pa gruan e Ebu Dardasë të veshur jo mirë. Iu drejtua asaj dhe i tha: Si është puna? Ajo i thotë: Ebu Dardaja nuk ka nevojë për asgjë nga dynjaja (nuk e ka të nevojshme të zbukurohem për të). Erdhi Ebu Dardaja dhe i përgaditi Selmanit ushqim dhe i tha: Ha, se unë jam agjërueshëm! Selmani i tha: Nuk ha derisa të hash. Dhe ai hëngri. Kur ra nata, Ebu Dardaja deshi të ngrihej dhe Selmani i thotë: Fli! Dhe ai fjeti. Kur erdhi mesi i natës, Ebu Dardaja deshi prapë të ngrihej dhe Selmani i tha: Fli! Dhe ai fjeti. Pastaj ai përsëri deshi të ngrihej dhe Selmani i tha: Fli! Kur erdhi fundi i natës, Selmani i tha: Ngrihu! Dhe ata u falën së bashku. Pastaj Selmani i tha: “Zoti ka hakun e Tij, vetja jote ka hakun e saj dhe familja jote ka hakun e saj. Prandaj jepja secilit hakun e vet!”. Kur është njohur me këtë historiProfeti alejhi selam ka thënë: “Të vërtetën ka thënë Selmani”.Transmeton Buhariu.

E katërta: Allahu i Madhëruar i dërgoi personit të përmendur në hadith, një melek, nëpërmjet të cilit, të nxirrte në pahnijetin e sinqertë të vizitës së tij e që të mbetet shembull i mirë për t’u pasuar nga të tjerët. Sikur të mos ishte pyetur për shkakun e vizitës, ndoshta nuk do ta kishim mësuar arsyen se pse Allahu e deshi këtë rob. Jo se Allahu nuk e di, por që krijesat e Tij ta dinë vlerën dhe rëndësinëe asaj pune.

E pesta: Aftësia e melekëve për të marrë forma të ndryshme, në mënyrë që të jenë të dukshëm dhe tëshihen  nga njerëzit,pasi në pamjen e tyre origjinale është e pamundur. Dijetarët thonë: Nuk i ka parë melekët në formën e tyre nga ky umet përveç Profetit alejhi selam, ndërsa të tjerët nuk mund t’i shohin, veçse në prag të vdekjes kur hiqen perdet. El-Berra bin Azib radijallahu anhu tregon se Profeti alejhi selam ka thënë: “Besimtarit në momentet e fundit të tij në këtë dynja, atëherë kur i drejtohet botës tjetër (Ahiretit), i zbresin melekët nga qielli me fytyra të bardha si diej, duke mbajtur qefin prej qefinëve të xhenetit dhe me parfum prej parfumeve të xhenetit dhe ulen e zënë vend pranë tij, aq sa ai mund t’i shikojë qartazi. Pastaj vjen Meleku i vdekjes dhe ulet te koka e tij dhe i thotë: O ti shpirt i mirë! Dil për te mëshira e Allahut dhe kënaqësia e Tij!…

Ndërsa jobesimtarit,në çastet e fundit të jetës, i zbresin nga qielli melekë me fytyra të zeza duke mbajtur copëza të ashpra qefini dhe ulen pranë tij aq sa mund t’i shohë. Pastaj vjen Meleku i vdekjes dhe i thotë: O ti shpirt i keq! Dil për t’u përballur me zemërimine Allahut dhe hidhërimineTij! Atëherë shpirti i tij shpërndahet në trup dhe ai e tërheq atë siç e tërheq rrodhen nga leshi i lagur…” Transmeton Ahmedi dhe e saktëson sheikh Albani.

vijon…

Dr Abdullah Nabolli