Indiferenca ndaj dunjasë dhe kërkimi i botës tjetër

Indiferenca ndaj dunjasë dhe kërkimi i botës tjetër

Besimtari i vërtetë, kur hedh shikimin tek bukuritë e kësaj bote dhe në momentin kur ajo e fton me hijeshinë e saj mahnitëse, ai i përgjigjet duke i thënë: Largohu prej meje, ti moj që shumë shpejt do të shuhesh! Ti shërben vetëm për të më kujtuar dhe nxitur drejt vendit të përjetësisë. Ti je si ajo qeramika që thërmohet, ndërsa xheneti është esenca që mbetet. E pra mes këtyre dy vendbanimeve, le ta bëjnë dallimin mendjet e shëndosha!

Hiqju kësaj bote kalimtare dhe syno vendin e lartë (xhenetin)

Vendin e nderit, shoqërisë dhe mirësisë aty janë dëshirat dhe bollëku

Vallahi ai është vendi i burrave që e blenë me shpirtra dhe pasuri

Kur u zbukura e kërkuan, pastaj për të dhanë pajën më të shtrenjtë

Luftuan për ta patur, me shpata që ndaj të paudhëve shkëlqejnë

Pastaj qëndruan aty përreth për ta ruajtur me frikë dhe shpresë.

“Predikime dhe Përkujtime” Ibn Xheuzi

Përktheu: Fatjon Isufi