Kam një Mus’haf (Kuran) me fletë të grisura. Si të veproj me të?

August 19, 2017

Pyetja e gjashtë nga fetvatë me nr. 968:

Pyetje: Kam një Mus’haf (Kuran) me fletë të grisura. Si të veproj me të? A më lejohet ta gropos në tokë?

Përgjigje: Lejohet ta groposësh në tokën e ndonjë prej xhamive. Gjithashtu, të lejohet ta djegësh duke marrë si argument veprimin e Othmanit, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhamedin!

Komisioni i përhershëm për kërkime akademike dhe fetva:

Abdul Aziz bin Abdullah bin Baz
Abdullah bin Gudejan
AbduRrezak el Afifi
Ibrahim bin Muhamed Al Esh-shejh

Përktheu: Muhamed Estrefi 

Dosje:

Loading...