Nëse nga harresa them salavatet në namazin e jacisë tek teshehudi i parë , a ka ndonjë gjë?

“Nëse nga harresa them salavatet në namazin e jacisë tek teshehudi i parë , a ka ndonjë gjë?

Nuk ka gjë. (Madje) prej sunetit është që të ngrihesh për në rekatin e tretë, pasi të dërgosh salavate mbi Profetin – paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të – në teshehudin e parë. Pra më e mira është që të dërgosh salavate mbi Profetin – paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të. E nëse ngrihesh pasi thua: ‘Esh’hedu en la ilahe ilall-llah, ue esh’hedu enne muhammeden abduhu ue rasuluh’, nuk ka problem.
Edhe nëse dërgon salavate mbi Profetin – sal lall llahu alejhi ue sel lem – pastaj ngrihesh (për në rekatin e tretë), nuk ka problem.
Ndërsa lutja për mbrojtje nga dënimi i Xhehennemit, dhe nga dënimi i varrit, dhe pjesa tjetër e lutjeve, bëhen në teshehudin e fundit.
Por nëse një njeri i thotë këto lutje nga harresa (që në teshehudin e parë), s’ka problem.”

Abdulaziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë.

Përktheu: Emin Bilali