Nga ligjet e mjekësisë në Islam

August 25, 2015

Nga Amr ibën Shuajb, ky nga babai i tij, ky nga gjyshi i tij përcillet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush merret me mjekësi (me shërimin e njerëzve) pa pasur dije për mjekësinë, ai është garantues (mban përgjegjësi).” Transmeton Ebu Daudi dhe Nesaij.
Hadith i mirë. Transmeton Ebu Daudi në kapitullin “Shpagimi i vrasjes”, tema: Ai që merret me shërime pa pasur dije 4586. E ka konsideruar hadithin të mirë shejh Albani në librin “Es Sahihah” 228/2.

Ky hadith tregon me shprehjen dhe përmbajtjen e tij se nuk lejohet për askënd që të merret me ndonjë zanat apo profesion nëse nuk e njeh mirë atë, pa marrë parasysh a është mjekësi apo diçka tjetër. Ai që guxon dhe i hyn kësaj pune ai është gjynahqar, dhe pasojat e punës së tij nëse vdes apo dëmtohet dikush në gjymtyrë (apo organ), apo të ngjashme me të (prishet pasuria), ai mban përgjegjësi për këtë. Pasuria që ka marrë në këmbim të shërbimit apo të ushtrimit të atij zanati që ai nuk e njeh mirë i kthehet atij që i ka shpenzuar, sepse ai (pacienti apo kërkuesi i atij shërbimi) nuk e ka shpenzuar atë pasuri veçse duke menduar se ky është i aftë në zanatin që bën.
Kjo gjë hyn tek mashtrimi, dhe: “Kush na mashtron nuk është prej nesh.”

Shejh AbduRrahman es Sa’dij në librin “Behxhetu kulubil ebrar”. Hadithi me nr. 54.

Po ata që merren me gjasme me dhënien e fetvave, përhapjen e Islamit dhe mbrojtjen e Sunetit (siç pretendojnë) me injorancë, çfarë gjykimi kanë?
Përgjigja është tek ju të nderuar. Nuk kemi ç’të themi tjetër veç asaj që tha profeti i Allahut, Musa alejhis-selam: “Tha: I kërkoj mbrojte Allahut që të jem prej injorantëve.” | Suretu Bekare: 67 |

Loading...