• Dituria lehtëson rrugën për në Xhennet

  • Ai që kujdeset për ty dhe të ruan është Zoti yt

  • Esenca e lumturisë është dashuria ndaj Allahut

  • El Gafleh (Shkujdesja)

Cilat janë gjërat që e prishin agjërimin

Përgjigje: Gjërat që e prishin agjërimin të cilat janë përmendur në Kur’an janë tre: ushqimi, pija dhe marrëdhëniet intime, argument për këtë është fjala e Allahut: “Tash e tutje bashkohuni me to (gratë) dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje”. (Bekare: 187).

Zekati dhe obligueshmëria e tij

Ai që nuk e jep zekatin duke mos e kundërshtuar në parim detyrimin udhëheqësi këtij njeriu duhet tia marrë zekatin me forcë si dhe gjysmën e pasurisë së tij në formë dënimi.
Behz bin Hakimi përcjell nga babai dhe gjyshi i tij se profeti as ka thënë: “Nuk ka dallim në shpërblim për paguesin me dëshirë, nëse devetë e tij janë të rritura apo të vogla. Por në qoftë se dikush nuk e paguan atë, atëherë do ti mirret atij bashkë me ½ e pasurisë së tij, kjo pasi është një e drejtë e Zotit tonë të Lartësuar dhe të Madhëruar dhe jo një e drejtë e familjes së Muhamedit.”

Kjo është thirrja jonë

Ajo që duam të vëmë në dukje është fakti se bota sot, për fat të keq, është zbrazur nga dijetarët që dikur mbushnin këtë tokë të gjerë me dijen e tyre, dhe që e përhapnin atë në radhët e umetit islam.
Gjendja sot ka mbërritur në një cak të tillë që, siç thuhet në një shembull: E kur numëroheshin ishin të pakët, e sot janë bërë më të pakët se të paktit.
Ne shpresojmë prej Allahut të Madhëruar që Ai të na bëjë neve prej kërkuesve të dijes, të cilët me të vërtetë ndjekin dijetarët dhe ecin ndershmërisht në rrugën e tyre.

Nëse puna është e rëndë a lejohet prishja e agjërimit?

Përgjigjja: Atë që e shikoj të saktë në këtë çështje është se nuk lejohet prishja e agjërimit për shkak të punës, e nëse nuk ka mundësi të bashkoj mes punës dhe agjërimit . . .

Dija dhe vlera e saj

Nëse ju nuk i kushtoni rëndësi kërkimit të diturisë dhe marrjes së saj, përpjekjes për ta përcjellë tek brezat e mëvonshëm, atëherë dijeni se ky mospreokupim do i dëmtojë ata që do vijnë më pas, fëmijët, vëllezërit, të afërmit etj. Përpjekja në kërkimin e diturisë është shenjë e njeriut të suksesshëm, gjithashtu është shenjë se Allahu i do të mirën këtij njeriu.

Kur fillohet agjërimi i Ramazanit?

  Ndryshimi i vendeve. Shejh Albani thotë: “Poshtë këtij titulli autori i librit Fikhu Suneh përmendi tri mendime medhhebesh. I pari: Mendimi i shumicës së dijetarëve që nuk e marin parasysh ndryshimin e vendeve duke u bazuar në fjalën e profetit as që thotë: “Shihni hënën dhe agjëroni dhe shihni hënën e hani.” Mutefekun Alejhi, […]

Rëndësia e besimit islam

Besimi i pastër bëhet shkak që Allahu ti falë gabimet robit të tij. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “O biri Ademit nëse ti vjen tek Unë me gabime sa madhësia e tokës duke mos më shoqëruar askënd në adhurim, atëherë unë kam për të ardhur tek ti me falje po aq sa madhësia e tokës.” Sikundër vëmë re në këtë hadith kushti i arritjes së kësaj faljeje të madhe është të qënurit e besimit i pastër dhe i pa përlyer me idhujtari.