• Shembuj të bukur në hadithet e sakta Profetike (Hadithi i Dytë)

  • Shembuj të bukur në hadithet e sakta Profetike (Hadithi i Parë)

  • Ora e përgjigjes së duasë (lutjes) ditën e xhuma

  • Përse Allahu i Lartësuar e krahasoi dynjanë me ujin? Do të mahnitesh nga ky shembëllim.

Shpjegimi i Tri Parimeve

Shpjegues Fatjon Isufi Autori i librit është dijetari i madh Islam Muhamed bin Abdul Uehab. Ky libër konsiderohet parësor për ata që duan të mësojnë Akiden Islame. Mësimi i parë [podcast]http://www.udhaebesimtareve.com/audio/Shpjegimi-i-tri-parimeve1.mp3[/podcast] Mësimi i dytë [podcast]http://www.udhaebesimtareve.com/audio/Shpjegimi-i-tri-parimeve2.mp3[/podcast] Mësimi i tretë [podcast]http://www.udhaebesimtareve.com/audio/Shpjegimi-i-tri-parimeve3.mp3[/podcast] Mësimi i katërt [podcast]http://www.udhaebesimtareve.com/audio/Shpjegimi-i-tri-parimeve4.mp3[/podcast] Mësimi i pestë [podcast]http://www.udhaebesimtareve.com/audio/Shpjegimi-i-tri-parimeve5.mp3[/podcast] Mësimi i gjashtë [podcast]http://www.udhaebesimtareve.com/audio/Shpjegimi-i-tri-parimeve6.mp3[/podcast] Mësimi i shtatë [podcast]http://www.udhaebesimtareve.com/audio/Shpjegimi-i-tri-parimeve7.mp3[/podcast] […]

Cili është tefsiri që na këshillon ta lexojmë?

Përgjigje:Padyshim që tefsiret janë të shumta- falënderimi i përket Allahut- dhe kjo është nga mirësitë e Allahut. Tefsiret janë të ndryshme në larmishmërinë etyre, ka prej tyre të zgjeruara, të përmbledhura, ka tefsire të pastër nga gabimet, si dhe ka tefsire që kanë gabime, vecanërisht në akide. Ai tefsir me të cilin unë këshilloj vëllezërit […]

Tregohuni modestë o ju nxënës të dijes

Shejhu i nderuar Salih bin Sad es-Suhejmij

Tregohuni modestë o ju nxënësit e diturisë, sepse kush tregohet modest për hir të Allahut, Allahu do ta ngrejë lart. Shumë nga ata që e heqin veten si të ditur, kanë arritur në gjendjen e mashtrimit, për shkak të dëshirës për tu shfaqur si të ditur dhe dëshirës për tu mburrur. Janë mashtruar nga vetëkënaqësia e vetëpëlqimi për shkak të asaj diturie të pakët që kanë arritur.

Dikush nga selefët ka thënë: Njeriu do jetë i ditur për sa kohë që e kërkon diturinë, e nëse mendon se e ka arritur atë, atëherë është injorant.

Nga thëniet që unë i kam përfituar nga shejhu ynë, Hamad el Ensarij i cili ishte një nga dijetarët e daves selefije të bekuar, të cilët kanë ecur sipas rrugës së imamllarëve të mëdhenj pararendës, është fjala e tij:

Këshillë për të rinjtë selefij I

Shejhu i nderuar Ibrahim bin Amir er Ruhajli

Falënderimet i takojne Allahut, Zotit të botëve. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij.

Këtë këshillë ua drejtoj të rinjve musliman prej ehli sunetit, duke kontribuar kështu në orientimin e muslimaneve dhe në përmirësimin e ehli sunetit, pasi ekzistojnë argumente të shumta që nxisin për këtë.

Shtysë për këtë këshillë është përçarja e thellë në të cilën jetojnë të rinjtë selefij në shumë prej vendeve islame, madje edhe në vende joislame ku jetojnë pakica muslimanësh. Shkak për këtë përçarje është kundërshtimi në disa çështje ideologjike dhe qëndrime praktike kundrejt disa kundërshtarëve, dhe çfarë rrjedh prej kësaj, si largimi e bojkoti, madje edhe armiqësimi dhe urrejtja mes ehli sunetit, derisa fitnet dhe rreziku i tyre kanë marrë përmasa të mëdha. Kjo gjë ka ndikuar në vazhdën e davetit për në sunet, madje shumë njerëz i ka penguar që ta përqafojnë atë, pasi njerëzit kishin filluar të drejtoheshin drejt saj në shumë prej viseve dhe vendeve.

Në kohën tonë nuk preferohet martesa me gratë e ithtarëve të Librave të mëparshëm

Martesa e muslimanit me jomuslimanet ka nevojë për sqarim të klasifikuar. Përsa i përket atyre që adhurojnë idhujt (statuja, objekte,njerëz), komunisteve dhe budisteve, nuk i lejohet muslimanit që të martohet me to. Ndërsa martesa me femrat e ithtarëve të Librave të mëparshëm, të cilat janë janë të ndershme, që njihen për ndershmëri dhe të qënurit larg nga shkaqet dhe rrugët që çojnë drejt zinasë, i lejohet muslimanit që të martohet me të ndershmet prej tyre, mirëpo lënia e martesës me to është më e mirë, më parësore dhe më e sigurtë për të qenë larg sherrit, sepse ndoshta martesa me të krishteren bëhet shkak që ai të konvertohet në të krishter ose ndoshta fëmijët e tij shndërrohen në të krishterë. Për këtë arsye, një martesë e tillë konsiderohej e padëshirueshme dhe jo e preferueshme nga Umeri radijallahu anhu dhe një sërë dijetarësh të tjerë, pikërisht për t`u ruajtur nga sherri që mund t`i ndodhë. Megjithatë parimi bazë është se dicka e tillë lejohet, sic ka thënë Allahu në ajetin Kuranor: “ Sot u janë lejuar gjërat e mira dhe të pastra. U janë lejuar ushqimet e ithtarëve të librave, po ashtu dhe ushqimet tuaja janë të lejuara për ata. Të lejuara për ju janë femrat e ndershme besimtare, si dhe femrat e ndershme të atyre që u është dhënë Libri para jush, nëse u jepni u jepni pajën e kurorëzimit, duke u martuar me to, e jo duke bërë kurvëri, as duke i marrë për dashnore” (Maideh 5)

Porositë e etërve për bijtë IV

Mësimi i gjashtëmbëdhjetë

Përgojimi, thashethemet, smira, zilia, mendjemadhësia dhe mashtrimi

O biri im! Të përmendësh vëllanë tënd në mungesë të tij, për diçka që veshët e tij nuk duan ta dëgjojnë është ves i ulët dhe i keq.

O biri im! Çdo njeri ka të meta, ashtu sikurse ti nuk do që të përmenden të metat e tua kur nuk je i pranishëm, po ashtu duhet ta ruash gjuhën tënde nga të metat e njerëzve kur nuk janë të pranishëm. Largoju përgojimit, o biri im, dhe largoju motrës së tij që është thashethemja. Mos vrapo për të shkatërruar njerëzit. Mos i thuaj askujt prej vëllezërve të tu, se filani ka thënë për ty kështu dhe kështu, apo se filani të akuzoi për këtë.

O biri im! Përgojimi dhe thashethemet janë prej veseve të njerëzve të ulët dhe të pacipë dhe nuk janë prej veseve të nxënësve të dijeve fetare. Prandaj, mos e ndot vetveten me këto vese të ulëta. «O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshimet. Vërtet mjaft nga dyshimet përbëjnë gjynahe. Dhe mos përgjoni e përgojoni njëri-tjetrin. A do të donte ndonjëri prej jush të hante mishin e vëllait të vet të vdekur? Vërtet që do ta urrenit. Dhe kini frikë Allahun. Vërtet që Ai fal dhe e pranon pendimin, është Mëshirplotë.» ( El-Huxhurat 12 ).

A shërbejnë si argument fjalët dhe thëniet e selefëve?

Nga shejhu Mukbil bin Hadij el Uadi`ij Marrë nga El Exhuibeh es-Sedideh fi fetaual akideh fq 132 Jo, ato nuk janë  argument, sepse Allahu thotë: “ Pasoni atë që u është zbritur nga Zoti juaj dhe mos zgjidhni të pasoni të tjerë përvec Tij. Sa pak që përkujtoheni” (Araf 3). Njerëzit, në lidhje me këtë cështje […]

Kujdes nga kjo cilësi e shëmtuar

Transmetohet nga Abdullah bin Amri se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: “ Kush i ka këto katër cilësi është hipokrit i thekur,ndërsa kush ka një cilësi prej tyre ka në vete një pjesë nga hipokrizia derisa ta braktisë atë, (ato janë):kur i lihet dicka në mirëbesim, ai e tradhton, kur flet gënjen, kur bën marrëveshje e thyen(e tradhton) atë, dhe kur është në konflikt i tejkalon kufinjtë(e drejtësisë)”. (Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ahmedi)
Hipokrizia është sëmundje e rëndë, rrezik madhor ndaj islamit dhe muslimanëve. Ky ves, është cilësi e përcmuar e atyre njerëzve të cilët e shfaqën islamin për mashtrim dhe intrigë, në mënyrë që të arrijnë interesa materiale dhe që të ruajnë vetet e tyre gjallë.
Allahu i ka mallkuar hipokritët, i ka përcmuar ata dhe i ka kërcënuar me dënim të dhimbshëm në shtresën e fundit të zjarrit të xhehenemit. Cilësitë e tyre të përcmuara na i ka treguar Allahu në sure të shumta të Kuranit, si psh në suren Bekarah, Nisa, Teubeh, Muxhadileh, Hashr, Munafikun, e gjithë kjo që besimtarët t`i njohin hipokritët dhe të ruhen prej sherrit të tyre, nga intrigat dhe poshtërsitë e tyre.
Profeti salallahu alejhi ue selem në këtë hadith bëri të qartë katër cilësi dhe shenja të dukshme dhe lehtësisht të dallueshme.