• Disa shenja të mjaftueshme rreth rregullave të kurbanit.

  • ARGUMENTAT E EKZISTENCËS SË ALLAHUT TË MADHËRUAR

  • Keto dhjete dite te para te Dhul-Hixhes janë aq te rëndësishme sa Allahu eshte betuar ne to

  • Shkarko librin pdf “Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë”

Rëndësia e Namazit

Porosia e fundit me të cilën Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e porositi umetin e tij ishte namazi. Është transmetuar nga Umu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: ”Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sëmundjen e rëndë për shkak të së cilës ndërroi jetë, thoshte: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat (të cilat i keni nën sundimin tuaj)!” Këto fjalë përsëriste derisa ia dorëzoi shpirtin Allahut të Madhëruar. Ndërsa Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Porosia më përmbledhëse që la Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në çastet kur po jepte shpirt ishte: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat!” Gjithashtu, Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Fjalët e fundit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat”

Gjendja e Selefëve gjatë Ramazanit

Ky është një material ku flet për gjendjen e të parëve tanë të mirë (Selefët) se si ata e kanë pritur dhe përjetuar muajin Ramazanit. Ligjëron Fatjon Çorapi. [podcast]http://www.udhaebesimtareve.com/audio/gjendja-e-selefeve-gjate-ramazanit.mp3[/podcast]