Qëllimi Ynë

1- T’i kthehemi mësimeve të Kuranit famëlartë dhe sunetit të saktë profetik, duke i kuptuar sipas mënyrës që i kuptuan të parët tanë të mirë Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Këtë e bëjmë duke iu përgjigjur fjalës së Allahut që thotë: ” Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” Gjithashtu ka thënë: ” Nëse ata besojnë në atë që besoni edhe ju, atëherë janë në rrugën e drejtë.”

2-Tesfije” Pastrimi i çdo të mete që lidhet me jetën e muslimanëve e në krye qëndron shirku me të gjitha llojet e tij. Pa harruar dhe tërheqjen e vërejtjes nga risitë e neveritura dhe mendimeve të kota që kanë depërtuar në fenë tonë. Gjithashtu pastrimin e sunetit nga transmetimet e dobëta dhe të trilluara të cilat kanë deformuar pastërtinë e islamit dhe kanë qëndruar pengesë në rrugën e muslimanëve. Këtë e bëjmë duke u nisur nga amaneti i dijes sepse i dërguari i Allahut ka thënë: ” Këtë dije në çdo brez do e mbartin njerëzit e besueshëm të cilët do i largojnë asaj (dijes) ndryshimet e ekstravagantëve, përvetësimin e gënjeshtarëve dhe interpretimet e injorantëve” gjithashtu e bëjmë duke praktikuar fjalën e Allahut që thotë: “Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!

3-Terbije” Edukimi i muslimanëve nëpërmjet mësimeve të vërteta të fesë duke i ftuar ata në zbatimin e dispozitave të saj. Në anën tjetër u kërkojmë që të zbukurohen me moralet dhe vlerat e islamit gjë e cila u siguron atyre kënaqësinë e Allahut si dhe lumturinë dhe krenarinë. Në këtë mënyrë realizohet përshkrimi që Kurani i ka bërë grupit të shpëtuar nga humbja ku thotë: “I këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin“. E në këtë mënyrë zbatojmë urdhrin e Allahut që thotë: “Bëhuni robër të ditur të Zotit (që i zbatojnë porositë e Tij), sepse ua keni mësuar Librin të tjerëve dhe e mësoni edhe vetë!”

4- Vënien në jetë të studimeve të sakta islame nën dritën e kuranit dhe sunetit duke ndjekur metodën e të parëve tanë të mirë. Pa harruar dhe çrrënjosjen e fanatizmit ndaj medhhebeve dhe partive epidemik të cilat kanë sunduar mendjet e shumë muslimanëve duke i larguar në këtë mënyrë nga vëllazërimi i pastër dhe i kulluar islam. Këtë e bëjmë duke iu përgjigjur urdhrit të Allahut që thotë: “Që të gjithë kapuni fort pas litarit të Allahut e mos u përçani” Si dhe fjalën e Profetit -paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të- që thotë: “Bëhuni vëllezër të vërtetë o robërit e Allahut”.

5- Parashtrojmë zgjidhje islame aktuale rreth problemeve bashkëkohore.

6- Përpiqemi në vazhdimësinë e një jete islame të mirëfilltë të ndërtuar mbi metodologjinë profetike si dhe për të krijuar bashkësi të mirëshkolluara ku të gjithë praktikojnë dispozitat që Allahu ka vënë në tokë. Këtë e bëjmë duke u nisur nga metoda e pastrimit (tesfije) dhe mirëdukimit (terbije) që janë të ndërtuara mbi fjalën e Allahut që thotë: ” U mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare) dhe i pastron nga gjynahet ” gjithashtu duke vënë para syve tanë fjalën e Allahut ku i drejtohet profeti të tij duke i thënë: ” E, nëse të tregojmë ty (o Muhamed) diçka nga dënimi që u kemi premtuar atyre apo nëse të lëmë të vdesësh para kësaj, ata te Ne do të kthehen gjithsesi.” Si dhe rregullin legjislativ që thotë: Kush nxiton për të arritur diçka para kohës së duhur ai do dënohet me ndalimin nga ajo.

Kjo është thirrja jonë, e ne i thërrasim të gjithë muslimanët që të na ndihmojnë në bartjen e këtij amaneti i cili i ngre ata dhe shfaq në çdo cep flamurin e islamit e kjo arrihet me vëllazërim të sinqertë dhe dashuri të mirëfilltë duke qenë të bindur në ndihmën e Allahut dhe se Ai do u mundësojë robërve të tij të mirë forcim “Por fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve“.