Qëndrueshmëria në fe

October 18, 2017

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha Abdulvahid, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Prej mjeteve që e ndihmojnë njeriun të jetë i qëndrueshëm në fenë e tij është pasimi i Kuranit dhe i sunetit dhe largimi nga bidatet.

Me të vërtetë, pasimi i Kuranit dhe Sunetit sipas kuptimit të të parëve të këtij populli (es-selefu salih) janë prej mjeteve më të forta të qëndrueshmërisë në fe deri në vdekje. Kanë ardhur argumente të shumta nga Kurani, nga suneti dhe nga fjalët e të parëve tanë të mirë që urdhërojnë për pasimin dhe ndalojnë nga shpikjet dhe bidatet.

Argumentet nga Libri i Allahut:

Allahu i Lartësuar thotë: “Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë ashtu siç je i urdhëruar. Ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty. E mos i kaloni kufijtë se Ai me të vërtetë i sheh mirë ato që punoni.” |Hud: 112| Ka urdhëruar për pasimin dhe ka ndaluar nga shpikjet dhe bidatet.

 “Ndërsa mëshira Ime përfshin çdo gjë. Atë do t’ua jap atyre që ruhen nga gjynahet dhe japin zeqatin, atyre që u besojnë shpalljeve Tona dhe atyre që ndjekin të dërguarin Tonë, profetin që nuk di shkrim e lexim të cilin do ta gjejnë të shënuar në shkrimet e tyre në Teurat dhe Ungjill. Ai do t’i urdhërojë të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat, do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur. Prandaj, ata që do ta besojnë, do ta përkrahin dhe nderojnë atë duke ndjekur dritën që është zbritur me të, pikërisht ata janë të fituarit.” |El-Earaf: 156-157| Ka urdhëruar për pasimin dhe ka ndaluar nga shpikjet dhe bidatet.

Pasojeni atë që të jeni në rrugën e drejtë!” |El-Earaf: 158|

Thuaju (o Muhamed): Nëse vërtet e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua[1] që t’ju dojë Allahu dhe t’ua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh, Mëshirëplotë.[2]” |Al-Imran: 31|

Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë hiqni dorë prej saj.” |El-Hashr: 7|

Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhërin e tij të mos i arrijë ndonjë sprovë ose të mos i godasë ndonjë dënim i dhembshëm.” |En-Nur: 63|

Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë[3] kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari[4] nëse besoni Allahun dhe ditën e fundit.[5] Kjo është më e mira për ju[6] dhe përfundimi më i pëlqyeshëm.[7]” |En-Nisa: 59|

Imam Shafiu, Allahu e mëshiroftë, në lidhje me fjalën e Allahut të Lartësuar “… kthejeni atë tek Allahu dhe i Dërguari“, thotë: Kthejeni tek ajo që ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

“Er-Risaleh” me nr. 264.

Vijon …..

 

“Uesailu eth-Thebati ala ed-dijn fi zemen el-fiten.”

Përktheu: Unejs Sheme

—————————————————-

[1] Në të gjitha çështjet e fesë, në ato që ju ndaloj dhe që ju urdhëroj. Kjo është shenja e dashurisë suaj për Allahun.

[2] Taberiu thotë se ky ajet ka zbritur si përgjigje për një delegacion të krishterësh nga Nexhrani, të cilët pretendonin se e donin Allahun dhe e madhëronin Isain alejhi selam. Atëherë Pejgamberi salallahu alejhi ue selem u tha se shenja që ata e duan vërtet Allahun është që të ndjekin atë dhe shpalljen që i shpallet nga Allahu. Por, sigurisht që kuptimi i ajetit është i përgjithshëm dhe u drejtohet të gjithë njerëzve deri në ditën e Kiametit.

[3] Nëse nuk pajtoheni mes njëri-tjetrit apo mes jush dhe pushtetarëve tuaj në ndonjë nga çështjet e fesë.

[4] Kthehuni tek Allahu dhe i Dërguari i Tij për njohjen e gjykimit të saj. D.m.th. kthehuni tek Libri i Allahut dhe tek Pejgamberi sa të jetë gjallë, kurse pas vdekjes së tij kthehuni tek tradita e tij (suneti) që të mësoni gjykimin për çëshjet në të cilat nuk pajtoheni.

[5] Kjo tregon se kush nuk i kthen tek Allahu dhe tek Pejgamberi çështjet në të cilat ka mospajtim, nuk është besimtar i vërtetë.

[6] Në dynjanë tuaj, sepse kjo gjë ju fton në bashkim dhe lënie të mospajtimit e përçarjes, si dhe është më e mirë për ju tek Allahu kur të ktheheni tek Ai në ditën e llogarisë.

[7] Gjykimi i Allahut dhe i të Dërguarit të Tij është më i miri, më i drejti dhe më i dobishmi për njerëzit në të gjitha çështjet e jetës së tyre në dynja dhe në kthimin e tyre në botën tjetër.

Dosje:

Loading...