Shkaku më i madh i përqëndrimit në fe!

Shkaku më i madh i përqëndrimit në fe!

Dëshiroj tju pyes, cilat janë shkaqet e përqëndrimit në fe në kohën e sprovave, dyshimeve dhe epsheve? Si mund ta ruajë njeriu veten dhe fenë e tij?

Shkaqet e përqëndrimit në fe janë të shumta, por më e rëndësishmja e tyre në mënyrë absolute – që e kam përmendur shpesh – është: që të mbushësh brendësinë tënde me mirësi dhe t’i bindesh Allahut në kohët kur je vetëm dhe kryerja e gjynaheve në vetmi është prej shkaqeve të zmbrapsjes, dhe kryerja e adhurimeve në vetmi është prej shkaqeve të përqëndrimit dhe forcimit në fe. Kur je vetëm, s’ke asnjëri përreth, si e ke punën me Zotin tonë? Ky është materiali nga i cili je i përbërë. Dhe Zoti ynë i Lartmadhëruar do të të shpërblejë sipas natyrës që ke, sipas gjendjes tënde në vetmi, sipas realitetit tënd. Nëse Allahu shikon prej teje sinqeritet, çiltërsi, dëshirë për bindje dhe largësi nga gjynahet, Allahu do të të shpërblejë me mirësi, dhe shpërblimi i të mirës është e mira. Kështu Allahu të forcon, nëse je në këtë gjendje nuk do të shikosh prej Allahut asgjë veç të mirës. Por nëse shfaqesh përpara njerëzve sikur je ma sha Allah, me fe, me moral, i sinqertë, ndërsa kur veçohesh bën gjynahe, dhe kur je vetëm përballë të ndaluarave bie në to, kjo është nga shkaqet më të mëdha të paqëndrueshmërisë. Prandaj prej shkaqeve më të mëdha të përforcimit në fe është që të jesh në vetmi më i mirë se në shoqëri.

E nëse dikush pyet dhe thotë: cili është dallimi mes nesh dhe sahabëve?
Veprat e sahabëve ishin më të mira se fjalët e tyre dhe në vetmi ata ishin më të mirë se në shoqëri. Ndërsa ne, fjalët i kemi më të bukura se veprat dhe në shoqëri jemi më të mirë se në vetmi! Prandaj kur për shembull tabiiu Ejjub es Sikhtijani përlotej gjatë përmendjes së Allahut kur ishte në shoqëri dhe vinte re se dikush po e vëzhgonte, vendoste dorën tek hunda e tij dhe thoshte: Ah sa i rëndë është ky gripi! – që njerëzit të mendonin se ishte me grip.
Ndonjëri prej tyre e kishte kokën në një jastëk me gruan e tij dhe e lagte jastëkun me lot (sh.p.: nga frika prej dënimit, apo nga përmallimi për shikimin e Allahut, apo nga turpi prej Tij, apo nga përmallimi për Xhennetin) dhe gruaja e tij s’merrte vesh asgjë. Kështu ishte gjendja e sahabëve, Allahu i Lartësuar qoftë i kënaqur me ta.

Shejkh Mesh’hur Hasen: fetvatë e të xhumasë 14.12.2018.