Shkarko librin pdf “Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë”

Libri më i ri i Qendrës “Udha e Besimtarëve”

“Njohuri Islame për të rinjtë Myslimanë”

Edukimi i të rinjve myslimanë në fenë e tyre islame është një prej synimeve të sheriatit Islam siç thotë Allahu i madhëruar në Kuran: “O ju që keni besuar! Ruani vetet dhe familjet tuaja nga Zjarri!”.
Profeti ynë -alejhi selam-, kur ka njoftuar për kategoritë e njerëzve që do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut të madhëruar ditën e Kiametit, ka përmendur edhe një djalosh të ri i cili është rritur me adhurimin e Allahut.
Kjo, sepse moshat e reja janë moshë delikate dhe mundësia e devijimit të tyre në këtë fazë në lidhje me besimin, adhurimin, moralin, marrëdhëniet shoqërore etj, është më e madhe se tek të tjerët dhe kush i ruan këto vlera në këtë moshë, ka për t’i ruajtur ato -në dashtë Allahu i madhëruar- në moshën madhore.

Për këtë qëllim Qendra “Udha e Besimtarëve” ju sjell librin “Njohuri Islame për të rinjtë Myslimanë” i marrë nga disa materiale të shkruara nga disa prej nxënësve të shejh Albanit -Allahu e mëshiroftë- të cilat bashkojnë mes thjeshtësisë, përmbledhjes dhe saktësisë.

Lusim Allahun e madhëruar ta begatojë këtë përpjekje nga ana jonë që të jetë sebep për udhëzimin dhe edukimin e të rinjve tanë! Amin!

Shkarko librin ne formatin PDF

Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë