Shpjegim i hadithit: “Gratë janë të mangëta në logjikë dhe në fe”

January 9, 2014

Pyetje: Gjithmonë e dëgjojmë hadithin: “Gratë janë të mangëta në logjikë dhe në fe”, i cili i shtyn disa burra që të argumentohen me këtë hadith për t`u sjellë keq me gruan. Shpresojmë prej shkëlqesisë suaj që ta na e sqaroni domethënien e këtij hadithi.

Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) u përgjigj:

Domethënia e hadithit të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem: “Nuk kam parë më të mangëta në logjikë dhe në fe, më çoroditëse të mendjes së burrit të vendosur e të patundur, se sa ju!” Iu tha:  O i Dërguari i Allahut, cila është mangësia e logjikës dhe e fesë tonë? Ai tha: “A nuk ndodh që kur gruaja është me të përmuajshmet nuk falet dhe as nuk agjëron?”

Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka sqaruar se mangësia në mendjen e gruas është për shkak të dobësisë në mbajtjen përmendësh. Prandaj dëshmia e saj duhet të forcohet me dëshminë e një gruaje tjetër që të merret në konsideratë, sepse ajo mund të harrojë dhe mund të shtojë apo të pakësojë diçka nga dëshmia, siç thotë Allahu: “Thirrni dy dëshmitarë prej burrave tuaj e, nëse nuk gjeni dy dëshmitarë burra, atëherë thirrni për dëshmitarë një burrë dhe dy gra, nga ata që i quani të përshtatshëm; në mënyrë që, nëse njëra harron, t’ia kujtojë tjetra.” El Bekare: 282.

Ndërsa mangësia në fenë e saj është për shkak se në gjendjen e të përmuajshmeve dhe lehonisë, gruaja e lë namazin dhe agjërimin, pastaj e zëvendëson agjërimin e lënë, e nuk i fal namazet e kaluara, kjo është prej mangësisë së fesë së saj.
Gruaja nuk do të japë llogari për këtë mangësi, sepse kjo është një mangësi e caktuar nga vetë Sheriati i Allahut të Lartësuar, i Cili e ka caktuar këtë gjë nga butësia për të (gruan) dhe për t’ia lehtësuar asaj, sepse sikur ajo të agjëronte në kohën e të përmuajshmeve apo lehonisë, do të dëmtohej.

Por nga mëshira e Allahut, Ai i ka ligjëruar asaj që ta lërë agjërimin në këto dite dhe t’i kompensojë më pas. Ndërsa namazin ajo nuk e kompenson dhe kjo nga mëshira e Allahut për të. Ngase në kompensimin e tij ka mundim të madh, sepse namazi përsëritet pesë here në ditë-natë, dhe ditët e periodave mund të zgjasin. Mund të zgjasin shtatë ditë, ose tetë ose më shumë. Kurse lehonia mund të zgjasë dyzet ditë. E kështu është prej mëshirës së Allahut për të (gruan) që mos ta kompensojë namazin.

Kjo nuk do të thotë se mendja e gruas është e mangët në të gjitha gjërat dhe se feja e saj është e mangët në të gjitha gjërat, por i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka sqaruar se mangësia në mendjen e gruas mund të ndodhë për shkak të mos-mbajtjes mirë mend të dëshmisë, ndërsa mangësia e fesë së saj kufizohet në lënien e namazit dhe të agjërimit në kohën e të përmuajshmeve dhe lehonisë.

Po kështu, prej kësaj nuk kuptohet se ajo është më e mangët se burri në çdo gjë dhe as se burri është më i mirë se ajo në çdo gjë. Është e vërtetë se në përgjithësi, burri është më i privilegjuar se gruaja për disa arsye, siç thotë Allahu: “Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.” En Nisa: 34

Por gruaja mund t’ia kalojë burrit në disa raste, në shumë gjëra. Sa gra ka që janë me lartë se shumë burra, qoftë në mendjen apo fenë e tyre. Por ajo që është përcjellë nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është se gratë në përgjithësi janë më të mangëta se burrat në përgjithësi, në mendje dhe në fe. Për këto dy shkaqe që i sqaroi Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Mundet që gruaja të jetë më lartë se sa shumë prej burrave me anë veprave të mira, me devotshmërinë e saj dhe pozitën e saj në botën tjetër. Ajo mund të jetë më lartë se shumë prej burrve në shume çështje në të cilat ajo është përpjekur dhe i ka përvetësuar me përpikmeri, për t’u bërë burim në historinë islame e në gjera te shumta. Kjo dallohet qartë për atë që studion gjendjen e grave në kohën e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e me pas.

Nisur nga kjo mësohet se kjo mangësi e tyre nuk pengon nga të mbështeturit tek ato në përcjelljen e haditheve dhe po kështu në dëshminë e tyre nëse ajo forcohet me dëshminë e një gruaje tjetër. Kjo nuk pengon gjithashtu që ajo te jetë e devotshme ndaj Allahut dhe nga robërit më të mirë të Allahut, apo nga robëreshat më të mira të Allahut, nëse ajo është e qëndrueshme në fenë e tyre. Edhe pse asaj i bie agjërimi kur është më cikël dhe lehone e nuk ka kompensim. Po ashtu edhe namazi në kohë dhe në kompensim.

Por kjo nuk do të thotë se ajo është e mangët në çdo gjë që lidhet me devotshmërinë ndaj Allahut, me zbatimin e urdhrave të Tij dhe as në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me mbajtjen mend. Kjo mangësi është e kufizuar në mendje dhe në fe, me atë që e ka kufizuar Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

Nuk lejohet që besimtarit ta akuzoje atë për mangësi në çdo gjë dhe për dobësi të fesë në çdo gjë, sepse mangësia e saj është e veçantë dhe e kufizuar në ato që u përmenden. Kjo gjë duhen sqaruar dhe fjala e Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem duhet te kuptohet ne kuptimin më të mirë dhe më te bukur. Allahu e di më mirë!

Mexhmu fetaua ue mekalat vëll. 4

Loading...