“Shteti islamik” ka uzurpuar xhamitë dhe frikësohemi të falemi në to

November 3, 2014

Shejhu ynë, Allahu ju dhëntë bereqet! “Shteti islamik” ka uzurpuar xhamitë në Mosul (qytet në Irak). A lejohet të mos shkojmë në to për të falur xhumanë dhe namazet me xhemat (dhe të falemi në shtëpi)?

Përgjigje: Kush mendon se me shkuarjen në xhami për të falur namazet me xhemat ose xhumanë do vritet apo do dëmtohet, i lejohet të mos shkojë aty. Imam Ahmedi dhe të tjerë u dënuan me arrest shtëpie – dhe kjo është e njohur dhe përmendet në librat që flasin për biografitë e dijetarëve – dhe ata nuk shkonin në xhami. Imam Ahmedi ka kaluar një kohë nën sprovën e krijimit të Kuranit dhe e falte xhumanë në shtëpinë e tij. Pra, ai që dëmtohet (me shkuarjen në xhami) i lejohet të falet në shtëpinë e vet.

Puna e bashkimit mes namazeve për shkak të shiut ka ardhur në hadithin e Ebu Katades tek “Sahihu” i Muslimit, ku Profeti salall-llahu alejhi ve sel-lem e urdhëroi muezinin që të thërriste: “Faluni në vendqëndrimet (vendbanimet) tuaja.” Lejohet të mos shkosh në xhami për të falur xhumanë për shkak të frikës, shiut apo sëmundjes. Ashtu si gruaja nuk e ka detyrë të falet në xhami për shkak se nuk e ka gjithë çështjen në dorën e saj, po ashtu edhe robi nuk e ka gjithë çështjen në dorën e tij. Për këtë arsye ai nuk e ka detyrë faljen e xhumasë, po ashtu edhe gruaja.

Unë nuk e kuptoj si mundet ta quajnë veten këta njerëz “shtet islam” dhe ata i pengojnë njerëzit nga falja e xhumasë! Tek Allahu ankohemi! Ne jetojmë në kohën e ruuejbida-ve (sh.p. mendjelehtët injorantë që flasin me kompetenca në çështjet madhore të umetit). Jetojmë në kohën ku të sinqertit i thuhet gënjeshtar dhe gënjeshtarit i thuhet i sinqertë, besnikut i thonë tradhëtar dhe tradhtarit besnik. E lusim Allahun të na shpëtojë nga sprovat!

Njerëzit thonë shpesh: “Çfarë thuhet për Isisin?” “Çfarë ka të reja nga Isis?” Dhe unë them gjysëm me shaka dhe gjysëm seriozisht: Pyesni Ebreha Habeshiun. Ebreha el Habeshi është i informuar për Isisin. Shijat nuk mund t’i cënojnë vendet e dy haremeve (Arabinë Saudite) me dorë shiite. Ata duhet të kenë një fuqi që i atribuohet sunetit (i thonë vetes sunni) për të sulmuar vendin e dy haremeve. I lutem Allahut të Lartmadhëruar që t’i ruajë të gjitha vendet e muslimanëve!

Ne jemi duke shkuar drejt një fitneje (trazire) dhe mediat e zbukurojnë, pështjellojnë, dhe mashtrojnë. Prandaj kini kujdes nga ky zbukurim i tyre sepse kjo është prej zbukurimit të shejtanëve. Media sot ka një fuqi shkatërrimi më të ashpër se fuqia e ushtrive. O kërkuesit e dijes! Unë ua them hapur dhe jam i drejtpërdrejtë në maksimum: Nuk ka media islame në mënyrë absolute! Të gjitha kanalet televizive që flasin për Islamin në kohë të vështira, përhapin informacione dhe ecin në të njëjtin drejtim me median botërore. Ata nuk kanë mundësi ta paraqesin lajmin sipas mënyrës së saktë fetare që të shpëtojnë ata që kapen pas Kuranit dhe Sunetit.

Prandaj mos të të mashtrojë  moria e e madhe e të shkatërruarve dhe mos u ndiej vetëm për shkak të pakicës së atyre që ecin në rrugë të drejtë. Bëj kujdes! Kryengritjet që i kemi parë deri tani ne kemi tërhequr vërejtjen prej tyre.

Një herë më erdhi njëri prej miqve dhe dashamirësve të mi të cilit i vinte keq për mua, dhe më tha: “Lehtësoja vetes tënde! (Sh.p. Ruaju nga thënia e gjërave drejtpërdrejt) Ndoshta do të vijë një ditë që do flasësh dhe nuk do kesh para asnjë dëgjues.” I thashë: Unë nuk eci pas asaj që duan të dëgjojnë njerëzit dhe nuk kam dëshirë të shtohen dëgjuesit e mi. Nuk është ky pikësynimi im. Ai që ka këtë pikësynim ka rënë në sprovë.

Disa prej thirrësve kur ulen me njëri-tjetrin, bisedat që zhvillohen mes tyre janë: “Unë kam 100 mijë dëgjues (ndjekës).” “Unë kam 100 milion, prandaj kur flas përpara grave nuk e kritikoj zhveshjen e nëse ulem me tregtarët nuk e kritikoj kamatën!” Pra pikësynimi i tyre është shtimi i pasuesve dhe kryefjala e predikimeve të tyre është fjala “unë”, dhe nuk është pikësynimi i tyre xhelozia ndaj fesë dhe zbatimi i ligjeve të Allahut.

Në kryengritjet që kanë ndodhur akoma nuk janë shfaqur frytet (pasojat) e tyre, përveç pasojat e kryengritjes që ka ndodhur në Jemen, dhe e morëm vesh se çfarë ndodhi në Jemen. Gjithashtu Egjiptin, lus Allahun që ta ruaj atë vend! Lus Allahun ta ruaj Egjiptin, ta ruaj Tunizinë, ta ruaj Algjerinë, t’i ruaj të gjitha vendet ku kanë ndodhur kryengritje! E pamë se ç’ndodhi në Irak dhe nuk e di ç’presim më të ndodhë!

Nuk e di, këta që folën në fitne dhe i zbukuruan ato a kanë guxim që t’i frikësohen vetëm Allahut dhe t’iu thonë njerëzve: “O njerëz, unë gabova! Jam penduar tek Allahu dhe i kërkoj falje Atij!” A ka kush që e bën këtë? Ju drejtohemi atyre që i atribuohen selefizmit dhe jo të tjerëve. A kanë guxim t’i sqarojnë këto gjëra dhe të thonë si do t’i vejë halli gjakut të derdhur të këtyre qindra e mijëra djemve të rinj apo më shumë?! Dhe disa prej djemve të rinj padyshim se kanë shkuar atje sepse ka dhënë fetva filan shejh selefi dhe shejhu tjetër selefi. Sikur ata të mos kishin dhënë fetva ata s’do kishin shkuar.

Është detyrë për këta (që kanë dhënë këto fetva) që të pendohen, si dhe është detyrë që ta bëjnë publik pendimin e tyre. Ndërsa fjalët prej politikani apo ardhja vërdallë pa i përmendur gjërat drejtpërdrejtë, fjalët e zbukuruara dhe të ëmbëlsuara, përdorimi i shprehjeve elastike dhe të folurit me diplomaci, këto nuk u bëjnë dobi atyre as në dynja e as në ahiret. Këto mënyra nuk pinë ujë tek Allahu i Lartmadhëruar.

Përktheu: Emin Bilali

Dosje:

Loading...