Si e vlerësonin Ramazanin yjet e umetit?

June 3, 2017

Si e vlerësonin Ramazanin yjet e umetit?

Shejh Uthejmini ishte në shtratin e vdekjes (dhe pas pak ditësh ndërroi jete) në spitalin e Xhides (rreth 90 km larg Mekes), më datë 29 Ramazan.

Ai kërkoi nga i biri që ta kthente në Qabe, por ata (i biri) mundoheshin t’i mbushnin mendjen të qëndronte në spital. Shejhu insistoi aq shumë sa tha: Thuaju të na çojnë ose do të ikim me taksi.

E çuan në Qabe me ambulancë, e zbritën me barrelë dhe ai hyri në Qabe ashtu mes kallaballëkut. Bombulën e oksigjenit e kishte në mes të këmbve ngase nuk kishte ku ta linte në barrelë. Ai fali aty akshamin dhe jacinë.

Imami lajmëroi se nuk është parë hëna dhe se do plotësonin edhe ditën e 30 të Ramazanit. Shejhu e fali teravinë dhe u mbajti mësim njerëzve në Qabe, e në fund i tha të birit: Si deshe të na lije në spital të na humbiste gjithë ky shpërblim?!

Loading...