Fjalë të mëdha nga të parët tanë rreth kohës!

Të parët tanë të mirë (Selefët)

dhe Koha!

Falënderimi i takon Zotit të botrave. Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi vulën e Pejgamberëve e të Dërguarve.

Prej mirësive të selefëve: është dhe rëndësia që ata i kanë dhënë kohës duke e shfrytëzuar atë dhe urrejtja që kishin me e kaluar atë në diçka që nuk është e dobishme në këtë dynja apo edhe në ahiret.

Prej fjalëve që transmetohen se kanë thënë:

Abdullah ibn Mesudi –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë:

ما ندمت على شيء ندمي على يوم غربت شمسه، نقص فيه أجلي، ولم يزدد فيه عملي

“Nuk mërzitem për diçka ashtu siç mërzitem për ditën që perëndon dielli, pakësohet jeta ime e unë mos të kem shtuar në të punët e mia”.

Ebu Bekër ibn Ajash ka thënë:

أحدهم لوسقط منه درهم لظلَّ يقول: إنا لله ذهب درهمي، وهو ذهب يومه ولا يقول: ذهب يومي ما عملت فيه

“Nëse ndonjëri prej jush do t’i humbiste një dërhem do të rrinte duke thënë: Të Allahut jemi me iku një dërhem, por atij i ka ikur dita e tij dhe nuk thotë: Më iku dita ime, e çka punova unë në të?!”.

Hamad ibn Seleme ka thënë:

“Nuk kemi shkuar ndonjëherë tek Sulejman et-Tejmi në kohë adhurimi ndaj Allahut të lartësuar vetëm se e gjenim atë në adhurim, nëse ishte kohë namazi e gjenim atë në namaz, e nëse nuk ishte kohë namazi e gjenim atë duke marrë abdest, ose duke vizituar ndonjë të sëmurë, apo duke përcjellur ndonjë xhenaze, ose duke qëndruar në xhami. E shikonim atë që nuk kishte mundësi që të bënte gjynah ndaj Allahut të Lartësuar”.

Ebu Derda –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë:

ابن آدم! إنما أنت أيام، فكلما ذهب يوم ذهب بعضك. ابن آدم، إنك لم تزل في هدم عمرك منذ ولدتك أمك

“Ibn Adem! Ti nuk je gjë tjetër vetëm se disa ditë, e çdo ditë që kalon ikën një pjesë e jotja. Biri i Ademit ti prej ditës që ke lindur nuk bën gjë tjetër vetëm se shkatërron ditët e tua”.

Transmetohet nga el Munkedir ibn Muhamed nga babai i tij se ka thënë:

إن تميماً الداري رضي الله عنه نام ليلة لم يقم بتهجد، فقام سنةً لم ينم فيها عقوبة للذي صنع

“Temim ed Darij –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- flejti një natë pa falur namaz nate në të, dhe u fal një vit rresht pa flejtur natën si dënim për atë çka veproj”.

Jahja ibn Muadh ka thënë:

الليل طويل فلا تقصّره بمنامك، والنهار نقّي فلا تدّنسه بآثامك

“Nata është e gjatë prandaj mos e shkurto atë me gjumin tënd, kurse dita është e pastër prandaj mos e bëj pis atë me gjynahet e tua”.

Disa prej selefëve kanë thënë:

كيف يفرح بالدنيا من يومه يهدم شهره، وشهره يهدم سنته، وسنته تهدم عمره كيف يفرح من يقوده عمره إلى أجله، وتقوده حياته إلى موته

“Si të gëzohesh me dynjanë ku dita e saj shkatërron muajin e saj, e muaji shkatërron vitin, e viti shkatërron jetën. Si të të gëzoj ai i cili jeta e dërgon drejt vdekjes”.

Hasen el Basri ka thënë:

أدركت أقواماً كان أحدهم أشحّ على عمره منه على درهمه

“Ka takuar disa njerëz që ishin koprracë për kohën e tyre më shumë se sa për pasurinë e tyre”.

Bekër el Muzenij ka thënë:

ما مرَّ يومٌ أخرجه الله تعالى إلى أهل الدنيا إلا ينـادي: ابن آدم! اغتنمني، لعله لا يوم لك بعدي ولا ليلة إلا تنادي: ابن آدم اغتنمني، لعله لا ليلة لك بعدي

“Nuk kalon ndonjë ditë që Allahu e nxjerr për banorët e dynjasë atë ditë vetëm se thotë (dita): Biri i Ademit! Më shfrytëzo mua, se ndoshta nuk do të kesh ditë tjetër pos ditës sime. Dhe nuk ka natë vetëm se thotë: Biri i Ademit! Më shfrytëzo mua, se ndoshta nuk do të kesh natë tjetër pos natës sime ”.

Rebij ibn Sulejman ka thënë: “Imam Shafiu e kishe ndarë natën në tre pjesë: pjesën e parë shkruante, pjesën e dytë u falte, kurse pjesën e tretë flinte”.

Një person i drejtohet Amër ibn AbduKajsit dhe i thotë: “Qëndro të të them diçka. Ai i tha: Ndaloje diellin”.

Hasen el Basri ka thënë:

يعرض على ابن آدم يوم القيامة ساعات عمره، فكلُّ ساعة لم يحدث فيها خيراً، تقطعت نفسه عليها حسرات

“Birit të Ademit ditën e gjykimit i shfaqen atij orët e jetës së tij, e në çdo kohë që nuk ka vepruar diçka të mirë shpirti i tij rënkon”.

Abdullah ibn Mesudi –Allahu qoftë i kënaqur prej tij- ka thënë:

إني لأكره الرجل أراه فارغاً، لا في عمل الدنيا ولا في عمل الآخرة

“Unë e urrej personin që ta shikoj të lirë, as në punë të dynjasë e as në punë të ahiretit”.

Ibrahim ibn Shejbani ka thënë:

من حفظ على نفسه أوقاته فلا يضيّعها بما لا رضى لله فيه، حفظ الله عليه دينه ودنياه

“Ai i cili i ruan vetës së tij kohën dukë mos e shpërdoruar atë në gjëra që nuk e kënaq Allahun, Allahu ia ruan atij fenë dhe dynjanë”.

Transmetohet nga Malik ibn Dinar se ka thënë:

إن هذا الليل والنهار خزانتان فانظروا ما تضعون فيهما

“Me të vërtetë dita dhe nata janë dy magazine, prandaj shiko se çfarë vendosni në to”.

Gjithashtu ka thënë:

اعملوا لليل لما خلق له، واعملوا للنهار لما خلق له

“Puno natën atë për çka është krijuar, dhe puno ditën atë për çka është krijuar”.

Transmetohet se Hasen el Basri ka thënë:

ابن آدم: إنك بين مطيتين يوضعانك! يوضعك الليل إلى النهار، والنهار إلى الليل حتى يسلّماك إلى الآخرة، فمن أعظم منك يا ابن آدم خطرًا

“Biri i Ademit! Me të vërtetë je mes dy gjërave që të lejnë! Nata të kalon tek dita, e dita të kalon tek nata deri sa të dërgojnë ty në botën tjetër. Më thuaj cili është më në rrezik se ty o biri i Ademit?!”


Marrë nga broshura:

 “Të parët tanë të mirë (Selefët) dhe Koha!”

Shtëpia botuese: Dar el Uetan.

Përktheu: Ylli Rama