Teuhidi

Çlirimi nga skllavëria ndaj çdo gjëje tjetër përveç Allahut

Rёndёsia e lirisё Islami e konsideron lirinё tё drejtё natyrale tё njeriut. Jeta e njeriut nuk ka vlerё pa liri. Njeriu kur humbet lirinё vdes ne vetveten e tij edhe pse nё dukje jeton, ha, pi dhe vёrtitet mbi tokё. Islami e ka ngritur aq lart lirinё saqё e ka konsideruar mendjen e lirё si […]

Ndalimi i rreptë nga shirku dhe sqarimi se ai është mëkati më i madh

   Ndalimi i rreptë nga shirku dhe sqarimi se ai është mëkati më i madh Allahu i Madheruar thote: “Vërtetë, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah […]

Besimi në Allahun

Teuhidi Rrububije – Njësimi i Allahut në qenien e Tij Zot dhe gjithçka lidhet me këtë. Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit. Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej të keqes së punëve dhe vetveteve […]

Kuptimi i dëshmisë "La ilahe il-lAllah" dhe kushtet e saj

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit. Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej të keqes së punëve dhe vetveteve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet […]

Gjykimi i magjisë dhe fallit. Mënyra e shërimit prej saj.

Hamdi i përket vetëm Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi atë, pas të cilit nuk ka më profet. E më pas:

Duke marrë shkas nga shtimi i fallxhorëve kohëve të fundit, të cilët pretendojnë se janë në gjendje të shërojnë, por që në të vërtetë kurojnë nëpërmjet magjisë, ndaj duke pasur parasysh përhapjen që po njeh kjo dukuri në disa vende, duke shfrytëzuar naivitetin e atyre njerëzve të cilët i ka pushtuar injoranca, e pashë të nevojshme të bëj të qartë rrezikun e madh që ka kjo çështje për Islamin dhe muslimanët, për vetë faktin që kjo vepër mbart në vetvete lidhjen e zemrës me dikë tjetër përveç Allahut, duke i varur shpresat dhe duke kërkuar derman tek krijesa, po ashtu përmban dhe kundërshtimin e fesë së Allahut dhe udhëzimit të Profetit, salallahu alejhi ue selem. Po e bëj diçka të tillë për hir të Allahut në formë këshille për robërit e Tij.

Teuhidi Uluhije – Të njësuarit e Allahut në adhurim.

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit Mëshirëplotit.

Me të vërtetë falënderimet i takojnë Allahut, vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë prej të keqes së punëve dhe vetveteve tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbasë dhe atë që e humbet nuk ka kush ta udhëzojë përveç Tij. Dëshmoj e deklaroj se nuk meriton të adhurohet veçse Allahu dhe dëshmoj e deklaroj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.

O vëllezër, robër të Allahut!

Të xhumanë e kaluar folëm për teuhidin rrububije dhe për shfaqjet e shirkut në të derisa na u qartësua se shumë prej njerëzve bien në këto lloje shirku, veç atyre që ka mbrojtur Allahu, siç na lajmëron për këtë Allahu në Kuran ku thotë: “Dhe shumica e tyre nuk besojnë në Allahun veçse duke i bërë atij ortak (në adhurim)” [Jusuf : 106]

Ndërsa sot – me lejen e Allahut – do të jemi me llojin e dytë prej llojeve të teuhidit, i cili është Teuhidi Uluhije.

Kuptimi i tij është se: – Është detyrë për çdo besimtar të besojë me bindje të plotë se vetëm Allahu i Madhëruar meriton të adhurohet dhe askush tjetër përveç Tij, prandaj nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, sepse Allahu i Madhëruar është i Vërteti, ndërsa çdo kush tjetër që adhurohet përveç Tij është i kotë, prandaj ai që adhuron të tjerë përveç Allahut nuk ka logjikë!

Mund të na brejë në vetvete një pyetje; Përse meriton të adhurohet vetëm Allahu?!

Përgjigjja: Sepse Allahu i Madhëruar është Ai që ka krijuar gjithçka, është Ai që furnizon gjithçka, Ai jep jetë dhe vdekje, është Mbreti dhe Rregulluesi i çdo gjëje, Ai meriton që ti frikësohesh dhe ta adhurosh, siç ka thënë i Madhëruari për Veten e Tij: “Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij (Kuranit), vetëm nëse Allahu do, Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!” [Mudethir : 56]

Kitabu Teuhid (1)

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Unë nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit për diçka tjetër përveçse të më adhurojnë” (Dharijat 56) dhe ka thënë: “Vërtetë Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar(tu thonë): Adhurojeni vetëm Allahun dhe largojuni tagutëve” (Nahl 36) dhe ka thënë: “Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni dikë tjetër veç Tij dhe me prindërit të silleni mirë” (Isra 23) dhe ka thënë: “Adhurojeni Allahun dhe mos i bëni shok asgjë” (Nisa 36) dhe ka thënë: “Thuaj: Ejani tu lexoj çfarë u ka ndaluar Zoti juaj. U ka porositur që të mos i bëni shok Atij asgjë” (Enam 151). […]

Rregullat e përsosura në lidhje me emrat e mirë të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta – (3)

Rregulli i katërt: Emrat e Allahut tregojnë për qenien e Allahut dhe cilësitë e Tij në tre mënyra (aspekte):
1)Përputhje(realiteti ose gjuhësore).
2)Përmbajtje kuptimore.
3)Nëpërmjet rrjedhojës që rrjedh nga ai emër.
Shembulli i kësaj: Emri el kHaliku (Krijuesi) tregon për qenien (ekzistencën) e Allahut (me përputhje realiteti) dhe për cilësinë e krijimit me përputhje (gjuhësore). Po ashtu nëpërmjet përmbajtjes kuptimore tregon për qenien e Allahut, po ashtu tregon për cilësinë e krijimit nëpërmjet përmbajtjes kuptimore, ndërsa tregon për cilësinë e diturisë dhe fuqisë (mundësisë për gjithçka) me rrjedhojë. […]