Teuhidi

Rregullat e përsosura në lidhje me emrat e mirë të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta – (2)

Rregulli i dytë: Emrat e Allahut janë simbole emërtimi dhe cilësi. Janë simbole emërtimi nëse i shohim në aspektin se ato tregojnë për qenien e Allahut, ndërsa janë cilësi në aspektin e kuptimeve specifike që bartin. Sipas aspektit të parë janë sinonime të njëri tjetrit sepse tregojnë për të njëjtin të emërtuar: Allahun, ndërsa sipas aspektit të dytë janë të ndryshëm nga njëri tjetri sepse secili tregon një kuptim të veçantë të ndryshëm nga tjetri. P sh,: el Haju (i Gjalli), el Alim (i Dijshmi), el Kadir (i Gjithëfuqishmi), es- Semiu (Dëgjuesi i gjithçkaje), el Besiru (Shikuesi i çdo gjëje), er RRahmanu (i Gjithëmëshirshmi), er Rahimu ( Mëshiruesi), el Azizu (më Krenari), el Hakimu (më i Urti), të gjithë këto emra tregojnë për të njëjtin të emërtuar: Allahun, por kuptimi i el Haju (i Gjalli) është i ndryshëm nga el Alim (i Gjithëdijshmi), po ashtu el Alim ka kuptim të ndryshëm nga el Kadir, etj. Ne thamë janë simbole emërtimi dhe cilësi sepse Kurani ka argumentuar për këtë, si p sh në ajetin kuranor: “Ai është Mëkat-falësi Mëshiruesi” (Junus-107) dhe në ajetin: “Zoti yt është poseduesi i Mëshirës” (Kehf-58). […]

Rregullat e përsosura në lidhje me emrat e mirë të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta – (1)

Falënderoj Allahun, Atij i takojnë falënderimet, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje, tek Ai pendohemi. I kërkojmë të na ruajë nga e keqja e punëve dhe veteve tona. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush ta humbasë dhe atë që Allahu e humbet s`ka kush ta udhezojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Salavatet dhe selamet qofshin për të, familjen e tij shokët e tij dhe gjithë besimtarët që e pasojnë me mënyrën më të mirë deri Ditën e Gjykimit.
Besimi në emrat dhe në cilësitë e Allahut është një nga shtyllat e besimit tek Allahu, të cilat janë: Besimi në ekzistencën e Allahut, besimi në rrububijen e Tij, besimi në uluhijen e Tij, besimi në emrat dhe cilësitë e Tij. Njehsimi i Allahut ne këtë shtyllë është njëri nga tri llojet e teuhidit, ndaj vlera fetare e kësaj çështjeje është madhështore dhe me rëndësi të madhe sepse askush nuk mund ta adhurojë Allahun në mënyrën më të mirë derisa t’i njohë emrat e Allahut dhe cilësitë e Tij, Allahu ka thënë: “Allahut I takojne emrat me te mire ndaj lutjuni Atij me to” (Araf 180). Kjo përfshin lutjen kërkesë dhe lutjen adhurim […]

Llojet e teuhidit me të cilin Allahu dërgoi të dërguarit

Allahu i ka dërguar profetët e Tij thirrës për në të vërtetën dhe udhëzues për njerëzimin. E komunikuan shpalljen, e kryen amanetin, e këshilluan popullin e tyre, duruan ndaj lëndimit të tyre dhe luftuan për hir të Allahut me xhihad të vërtetë derisa Allahu e ngriti argumentin mbi njerëzit dhe u ndërpreu rrugët e justifikimit. Allahu ka thënë: “Vërtetë Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar(tu thonë): Adhurojeni Allahun dhe largojuni tagutëve. Ka prej tyre që Allahu i udhëzoi dhe ka prej tyre që merituan të jenë të humbur,ndaj ecni në tokë dhe shihni se si ishte përfundimi i përgënjeshtruesve”. (sure Nahl:36) dhe tha: “Nuk kemi dërguar para teje të dërguar veçse i kemi shpallur se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Meje ndaj më adhuroni” (sure Enbija: 25) dhe tha: “Pyetini ata që dërguam para teje, a mos lejuam të tjerë veç Allahut që të adhurohen” (sure Zuhruf: 45). […]

Çfarë e tronditin akiden – pjesa e pestë dhe e fundit

Si kjo që përmendëm është dhe fjala e disa rrafidëve, të cilët thonë se: Dymbëdhjetë imamllarët e tyre dinë të fshehtën. Kjo është kufër (mosbesim), humbje dhe braktisje e Islamit, në bazë të fjalës së Allahut te Lartësuar kur thotë: “Thuaj: Askush në qiell dhe në tokë nuk e di gajbin (të fshehtën, të panjohurën) veç Allahut.” [en-Neml. 65]
Ndërsa nëse festohet (mevludi) me leximin e jetëshkrimit të pejgamberit, përmendja e gjërave që kanë ndodhur në lindjen e tij, luftërat e tij dhe gjëra të tjera të kësaj natyre, të cilat ndodhin në ceremonitë që ata i organizojnë, atëherë kjo vepër që ata bëjnë në këtë formë është bidat (risi) në fe që e bën të mangët atë, por nuk e bën atë të pavlefshme […]

Rrethi i Besimit dhe Baza e Tij

Pasimi i udhëzimit të Allahut ёshtё i lidhur ngushtë me besimin e lajmeve të Tij duke mos e ballafaquar me ndonjë dilemë e cila do ta njolloste besimin nё to, dhe me zbatimin e urdhrave tё Tij duke mos e ballafaquar me ndonjë dёshirё epshore e cila do tё pengonte zbatimin e urdhrave tё Tij.

Mbi këto dy baza vёrtitet i tёrё besimi. Kёto dy baza janё besimi i lajmit dhe zbatimi i urdhёrit. Kёtyre dyjave u bashkangjiten edhe dy çёshtje tё tjera, tё cilat janё; zhdukja e dilemave tё kota qё vёrtiten mbi besimin e lajmit, tё cilat gёrryejnё besimin ose bёhen pengesё nё zbatimin e plotё tё fesё dhe dёbimi i dёshirave epshore tё cilat bёhen pengesё nё zbatimin e plotё tё udhёzimit tё Allahut […]

Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit rreth Sahabeve të Nderuar – pjesa e dytë

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej hadithit të Ebi Sejd el Khudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-: “Do të vijë një kohë kur disa njerëz do të robërojnë disa të tjerë e do tu thonë: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen. Do të vijë një ditë te njerëzit kur disa do të pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen. E më pas do të vijë një kohë te njerëzit kur disa do të pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar ata të cilët shoqëruan shokët e të dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. E do të lihen.” […]

Çfarë e tronditin akiden – pjesa e katërt

Lloji i dytë: Gjërat që e tronditin dhe që nuk janë kufër (mosbesim), por që e bëjnë të mangët besimin dhe e dobësojnë atë.
Në pjesën e parë sqaruam gjërat që e tronditin akiden, që e kundërshtojnë Islamin dhe e bëjnë atë të pavlefshëm, ndërsa për sa i përket atij personi që i vepron ato, ai është person që e ka braktisur fenë dhe kërkohet prej tij që të pendohet; e nëse pendohet, mirë; nëse jo, atëherë vritet.
Kurse lloji i dytë është: Gjëra që e tronditin akiden e dobësojnë besimin, e bëjnë të mangët atë dhe e bëjnë personin që i bën këto t’i ekspozohet zjarrit dhe inatosjes së Allahut. Mirëpo, ai që bie pre e këtyre gjërave nuk quhet mosbesimtar […]

Çfarë e Tronditin Akiden – pjesa e tretë

Pak më parë paraqitëm braktisjen e fesë (ridden) me anë të fjalës, braktisjen e fesë me anë të punës dhe braktisjen e fesë me anë të të besuarit. Ndërsa tani do të sqarojmë braktisjen e fesë me anë të dyshimit. Shembulli i kësaj të fundit (braktisjes së fesë me anë të dyshimit) është sikurse ai që thotë: unë nuk e di a është i vërtetë Allahu apo jo? Unë jam në dyshim për këtë. Ky është mosbesimtar që ka bërë mosbesim me anë të dyshimit. Po ashtu ai që thotë: Unë nuk e di nëse është e vërtetë ringjallja apo jo? Ose thotë: Unë nuk e di a janë të vërteta xhenneti dhe zjarri apo jo? Unë nuk e di, jam në dyshim […]