Teuhidi

Çfarë e Tronditin Akiden – pjesa e dytë

Gjithashtu, kur dikush beson me zemrën e tij se nuk ekziston ringjallje, as tubim (i njerëzve në ditën e gjykimit) dhe se çdo gjë që ka ardhur në këtë çështje nuk është e vërtetë, ose beson me zemrën e tij se nuk ekziston xheneti dhe zjarri, as jeta tjetër, pra kush i beson këto me zemrën e tij edhe pse nuk i flet këto ka bërë kufër (mosbesim) dhe ka braktisur Islamin – Allahu na ruajt prej kësaj. Po ashtu veprat e tij janë të pavlefshme dhe përfundimi tij është në zjarr për shkak të atij besimi që ai ka. Gjithashtu kur dikush beson me zemrën e tij (edhe pse nuk e flet këtë) se Muhamedi -Paqja, shpëtimi dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të – s’është i sinqertë (nuk thotë të vërtetën), ose beson se ai nuk është vula e pejgamberëve dhe se pas tij do të vijnë pejgamberë të tjerë, ose beson se Musejlemeh gënjeshtari është pejgamber dhe i sinqertë, atëherë ai është mosbesimtar me këtë besim që ai ka. […]

Çfrarë e trondisin akiden – pjesa e parë

Disa njerëz janë bërë pre të disa çështjeve që e tronditin akiden islame dhe kanë rënë në disa të kundërta që e kundërshtojnë atë. Prandaj ngelet si detyrë që t’i sqarojmë ato në këtë ligjëratë.
Këto gjëra që e trondisin akiden janë dy lloje:
– Njëri lloj e kundërshton këtë akide dhe e bën atë të pavlefshme, kështu që edhe ai person që hyn në këtë lloj është jobesimtar – Allahu na ruajt prej kësaj.
– Kurse lloji tjetër e bën të mangët këtë akide dhe e dobëson atë.
Lloji i parë quhet kundërshtues. Ai e bën të pavlefshme akiden dhe e shkatërron atë. Ndërsa personi që bie në të është jobesimtar, d.m.th. e ka braktisur fenë islame. Ky quhet kundërshtues dhe po ashtu quhet shkatërrues. […]

Lidhja që ekziston ndërmjet teuhidit uluhijeh dhe atij rrububijeh dhe e kundërta

Lidhja konsiston në faktin se teuhidi rrububijeh e kërkon rrjedhimisht aprovimin e teuhidit uluhijeh, dmth: Aprovimi i rrububijes sjell si rrjedhim aprovimin e uluhijes dhe zbatimin e tij. Kush e di dhe e pranon se Allahu është Zoti i tij Krijuesi i tij rregullues i çështjeve të tij, kjo ia bën detyrë atij që ta adhurojë Allahun Një të Vetëm të pa rival. Teuhidi uluhijeh e përmban në vetëvete teuhidin rrububijeh, dmth teuhidi rrububijeh hyn dhe bën pjesë në teuhidin uluhijeh sepse ai që e adhuron Allahun Një të vetëm pa i bërë shok asgjë patjetër duhet të ketë besuar fillimisht se Allahu është Zoti dhe Krijuesi i tij siç tha Ibrahimi alejhis-salatu ues-selam:
“A po i shihni ato çfarë i adhuroni ju dhe prinderit tuaj të mëparshëm? Ata janë armiqtë e mi përveç Zotit të botërave, i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon. Ai i Cili më ushqen dhe më jep të pijë dhe kur sëmurem Ai më shëron. Ai i Cili me merr jetën dhe pastaj më ringjall. Ai që shpresoj që të më fale gabimet e mia Diten e Llogarisë” […]

GJASHTË BAZAT

Thotë Shejkhu Muhamed ibën Abdul Uehab, imami i Dauas Selefije dhe mbrojtësi i fesë së drejtë dhe të vërtetë:
Prej gjërave më të çuditshme dhe argumenteve më të mëdha që argumentojnë për fuqinë e Mbretit Madhështor, janë gjashtë baza të cilat i sqaroi Allahu i Lartësuar me një sqarim të dukshëm për masën e gjerë të popullit. Këtë e sqaroi më tepër nga ç’mund të mendohet. Po më pas gabuan në të të zgjuarit e botës dhe të logjikshmit e bijve të Ademit përveçse një pakice nga ata të pakët […]

Bazat e Besimit Islam -Teuhidi Uluhijeh

Ndërsa kuptimi i fjalës ibadeh në aspektin e sheriatit është përkufizuar nga dijetarët me shprehje të ndryshme por që përmbajtja e tyre është e njëjtë. Një pjesë e dijetarëve e kanë përkufizuar duke thënë: çdo gjë me të cilën sheriati ka urdhëruar pa pasur ndikim zakonor apo rrjedhim logjik.
Disa të tjerë e kanë përkufizuar duke thënë: Dashuria e plotë së bashku me nënshtrimin absolut.
Ndërsa shejhul islam Ibn Tejmijeh e ka përkufizuar duke thënë: Adhurimi është term i përgjithshëm që përfshin çdo gjë që Allahu e do dhe është i kënaqur me të, fjalë qofshin apo vepra, të dukshme (jashtme) apo të fshehta (të brendshme).
Ky përkufizim është më preciz dhe më përmbledhës, sepse sipas këtij përkufizimi e gjithë feja përfshihet në adhurim.

Bazat e Besimit Islam

Sidoqë të jetë pretendimi i tyre është i kotë sepse përshembull sipas tezës së parë natyra del të jetë krijesë dhe krijuese në të njëtën kohë pra toka ka krijuar tokën, qielli ka krijuar qiellin, e kështu me radhë gjë e cila është e pamundur. Duke qënë se krijimi sipas kësaj teze është i pamundur atëherë sipas tezës së dytë është akoma edhe më i pamundur sepse përderisa vetë gjëja është e pafuqishme për të krijuar veten atëherë pamundësia e diçkaje ta krijojë atë gjë është edhe më e madhe sepse cilësia nuk mund të ekzistojë vetvetiu përkundrazi është e lidhur ngushtë me ekzistencën e vetë qënies së asaj gjëje, si mund ta krijojë?! Pasi që u vërtetua se gjëja është e krijuar rrjedhimisht dhe cilësia do jetë e krijuar (sh.p.:dhe e kundërta).

Besimi i saktë Islam

Akideja (besimi) është ajo që njeriu beson dhe e konsideron si fe, qoftë e mirë apo e keqe, qoftë rregullim apo shkatërrim. Ajo që kërkohet është besimi i saktë dhe ato gjëra që i janë obliguar robit, sepse në botë ekzistojnë ideologji të shumta, që me përjashtim të njërës prej tyre të tjerat janë të kota. Ai është besimi me të cilin erdhi libri i Allahut dhe Sunneti i të Dërguarit të Tij – Paqja, shpëtimi dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të -. Ai është besimi islam, i cili është i pastër dhe i kulluar nga ndotja e shirkut, bidateve dhe kundërshtimeve. Ky pra është besimi me të cilin erdhi libri i Allahut, po ashtu për këtë argumenton Sunneti i të dërguarit të Allahut – Paqja, shpëtimi dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të -, ky është Islami.

Rëndësia e besimit islam

Besimi i pastër bëhet shkak që Allahu ti falë gabimet robit të tij. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “O biri Ademit nëse ti vjen tek Unë me gabime sa madhësia e tokës duke mos më shoqëruar askënd në adhurim, atëherë unë kam për të ardhur tek ti me falje po aq sa madhësia e tokës.” Sikundër vëmë re në këtë hadith kushti i arritjes së kësaj faljeje të madhe është të qënurit e besimit i pastër dhe i pa përlyer me idhujtari.