Fikh

Dispozitat e fitër Bajramit

Parapërgatitja për të falur namazin e bajramit duke u larë dhe zbukuruarrrobat. Imam Maliku ka treansmetuar në Muetan e tij nga Nafiu se “Ibn Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- lahej ditën e fitër bajramit para se të shkonte në faltore” .
Ibn kajim ka thënë: Është saktësuar se ibn Omeri i cili njihej për pasimin që i bënte sunetit lahej ditën e fitër bajramit para se të shkonte në faltore” gjithashtu është saktësuar se ai vishte rrobat më të mira kur shkonte për në namazin e dy bajrameve.
Ibn haxher ka thënë: “Ibn ebi dunja dhe bejhakiu kanë transmetuar një sened të saktë se ibn omeri vishte rrobat më të mira kur shkonte në dy bajramet”
Duke u bazuar në këto dy transmetime e disa të tjera shumë dijetarë kanë pohuar se larja dhe zbukurimi në dy festat e bajrameve është diçka e pëlqyer […]

Zekati i Fitrit

Urtësia e ligjshmërisë së saj: Ajo është pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe punët e kota, është ushqim për të varfërit, dhe falënderim ndaj Allahut të Lartësuar për plotësimin e agjërimit. Zekati i fitrit është obligim për çdo musliman qoftë mashkull apo femër, i madh apo i vogël, i lirë apo rob, prej hadithit të Ibn Umerit që përmendëm pak më parë, ku thuhet në të: “Obligoi Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e fitrit ndaj robit e të lirit, mashkullit e femrës, të voglit e të madhit prej muslimanëve” […]

Disa hadithe të dobëta që përhapen tek njerëzit lidhur me muajin e Ramazanit

S’ka dyshim se Allahu i Lartësuar ka caktuar burra, mbartës të drejtë të sunetit të të Dërguarit të Tij, të cilët mohojnë prej tij shtrembërimet e të devijuarëve, largojnë prej tij interpretimet e ekstremistëve dhe zbulojnë shpifjet e shpifësve..
Sunetit Pejgamberik, ndër shekujt e kaluar i janë përzierë shumë përzierje të ndryshme, si hadithet e dobëta, false, të shpifura, e të tilla si këto, të cilat i kanë sqaruar plotësisht imamët tanë të mëhershëm dhe dijetarët tanë të mëparshëm.
Vështruesi i sotëm në botën e shkrimtarëve e predikuesve, sheh se ata –përveç atyre që ka Mëshiruar Allahu- nuk i kushtojnë rëndësi kësaj çështje aspak, megjithë literaturën studimore të mjaftueshme, e cila shoshit të vërtetën nga e kota dhe zbulon falsen e përzierë me të vërtetën […]

Nata e Kadrit

“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.” (Kadr: 1-5).
Dijetari i madh es-Sa’dij -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e tij ka përmendur tek fjala e Allahut: “Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj!” dmth: është e barabartë në mirësinë e saj sa një mijë muaj, puna që bëhet në këtë natë është më e mirë se puna që bëhet në një mijë muaj, pa atë natë.
Kjo gjë i bën njerëzit e ditur të hutuar, dhe ia mahnit mendjet e tyre, sepse Allahu i Lartësuar i dhuroj këtij ummeti të dobët në fuqi një natë që puna në të është e barabartë apo me shumë se një mijë muaj, sa jeta e një personi që ka jetuar gjatë, tetëdhjet e ca vjet.

Zekati dhe obligueshmëria e tij

Ai që nuk e jep zekatin duke mos e kundërshtuar në parim detyrimin udhëheqësi këtij njeriu duhet tia marrë zekatin me forcë si dhe gjysmën e pasurisë së tij në formë dënimi.
Behz bin Hakimi përcjell nga babai dhe gjyshi i tij se profeti as ka thënë: “Nuk ka dallim në shpërblim për paguesin me dëshirë, nëse devetë e tij janë të rritura apo të vogla. Por në qoftë se dikush nuk e paguan atë, atëherë do ti mirret atij bashkë me ½ e pasurisë së tij, kjo pasi është një e drejtë e Zotit tonë të Lartësuar dhe të Madhëruar dhe jo një e drejtë e familjes së Muhamedit.”

Rëndësia e Namazit

Porosia e fundit me të cilën Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e porositi umetin e tij ishte namazi. Është transmetuar nga Umu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: ”Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sëmundjen e rëndë për shkak të së cilës ndërroi jetë, thoshte: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat (të cilat i keni nën sundimin tuaj)!” Këto fjalë përsëriste derisa ia dorëzoi shpirtin Allahut të Madhëruar. Ndërsa Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Porosia më përmbledhëse që la Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në çastet kur po jepte shpirt ishte: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat!” Gjithashtu, Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Fjalët e fundit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat”