Vjellja është prej papastërtive

November 28, 2017

Pyetësi thotë: A konsiderohet vjellja prej papastërtive? A është detyrë pastrimi i rrobave, trupit dhe vendit prej saj? A e prish ajo abdesin?

Shejh Muhamed bin Abdullah es-Subejl (Allahu e mëshiroftë) përgjigjet: Po, ajo është prej papastërtive dhe është detyrë pastrimi i vendit, rrobave dhe trupit prej saj. Ajo e prish abdesin nëse është e shumtë. Allahu e di më së miri!

“Fetaua”, vëll. 2.

 

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...