Vlera dhe miresite e atij qe therret ezanin

Përmendet nga Ibën Abasi radijAllahu anhuma se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e thërret ezanin shtatë vjet duke llogaritur shpërblimin tek Allahu, Allahu i shkruan atij shpëtim prej zjarrit.”

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Shumë i dobët (daif xhiden). “Ed-Daifeh” (850)

Përmendet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e thërret ezanin për pesë namaz me besim dhe duke llogaritur shpërblimin tek Allahu, i falen atij gjynahet e kaluara. Dhe kush u prinë shokëve të tij (si imam) në pesë namaze me besim dhe duke llogaritur shpërblimin tek Allahu, i falen atij gjynahet e kaluara.

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: I dobët (daif). “Ed-Daifeh” (851)

Dobi:

Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë: Dije se nuk ka ardhur asnjë hadith i saktë në lidhje me vlerën e atij që thërret ezanin për disa vite të caktuara. Përveç hadithit të Ibën Umerit radijAllahu anhuma merfuan (i cili e ngre te Profeti alejhis-selam) me tekst: “Kush e thërret ezanin për dymbëdhjetë vite i behet detyrë xheneti, i shkruhen atij për çdo ezan gjashtëdhjetë shpërblime dhe për çdo ikamet (i shkruhen) tridhjetë shpërblime.” Këtë e transmeton Hakimi me dy senede, i cili e ka saktësuar dhe ka aprovuar Dhehebiu. E është ashtu siç kanë thënë të dy ata. Një prej senedeve të tij është i saktë, siç e kam sqaruar në “Es-Sahihah” (42)

 

“Nudhumul-Feraid mimma fi Silsileti el-Albani min Feuaid”

Përktheu: Unejs Sheme