Vlerat e Uthman bin Affanit radijAllahu anhu

February 23, 2017

89/111. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Abdullah bin Idris: Nga Hisham bin Hasan: Nga Muhamed bin Sirin: Nga Kab bin Uxhrah se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmendi trazirat dhe tha se ajo është afër. Në atë moment aty pranë kaloi një person me kokën e mbuluar dhe i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ky njeri atë ditë kur të ndodhin fitnet është në udhëzim.” Shpejtova (për ta kapur këtë njeri) dhe kapa prej krahu Uthmanin. Pastaj e ktheva nga i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe thashë: Ky? Tha: “Po, ky.”[1]

99/112. (Sahih) Na ka treguar Ali bin Muhamed se ka thënë: Na ka treguar Ebu Muauijeh se ka thënë: Na ka treguar El-Feraxh bin Fadaleh: Nga Rabiah bin Jezid ed-Dimshakijj: Nga En-Nu’man bin Beshir: Nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Uthman! Nëse një ditë Allahu ta beson ty këtë çështje (duke u bërë udhëheqës) dhe munafikët duan të ta heqin “këshimën (pushtetin)” që të ka veshur (dhënë) Allahu, assesi mos e hiq.” Këtë e tha tri herë. En-Nu’mani tha: I thashë Aishes: Cfarë të ndaloi (gjatë trazirave që u vra Uthmani) që t’ua tregoje njerëzve këtë? Tha: Pasha Allahun, e kisha harruar.[2]

100/113. (Sahih) Na ka treguar Muhamed bin Abdullah bin Numejr dhe Ali bin Muhamed se kanë thënë: Na ka treguar Uekiu se ka thënë: Na ka treguar Ismail bin Ebi Khalid: Nga Kajs bin Ebi Hazim: Nga Aisha radijAllahu anha se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në sëmundjen e tij ka thënë: “Dua që të kem këtu disa nga shokët e mi.” Thamë: O i Dërguari i Allahut! A të sjellim Ebu Bekrin? Ai heshti. Thamë: A të sjellim Umerin? Ai heshti. Thamë: A të sjellim Uthmanin? Tha: “Po!” Erdhi  Uthmani dhe qëndroji vetëm për vetëm me të. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i fliste ndërsa fytyra e Uthmanit ndryshonte (herë pas here). Kajsi tha: Më ka treguar Ebu Sehleh shërbëtori (robi) i Uthmanit se: Uthman bin Affani ditën që u mbyll në shtëpinë e tij tha: “Me të vërtetë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem më tregoi se çfarë do të ndodhë dhe ja, unë, e mbërrita këtë ditë.” Aliu në hadithin e tij thotë: “Dhe unë do të bëj durim ndaj saj (fitnes).” Kajsi tha: Ata besonin se bëhej fjalë për ditën kur Uthmani u mbyll në shtëpinë e tij dhe e vranë.[3]

Përktheu Unejs Sheme

 

[1] Tirmidhiu (3704), El-Mishkah” (6067) dhe “Tuhfeh” (11117)

[2] Tirmidhiu (3705), “El-Mishkah” (6068), “Dhilalul-Xhenneh” (1172), “Xhamius-Sahih” vëll. 4 i shejh Mukbilit dhe “Tuhfeh” (17675)

[3] “Sahihul-Muvarid” (1834), “El-Mishkah” (6070), “Dhilalul-Xhenneh” (1175-1176) dhe “Tuhfeh” (17569), (9843)

Loading...