Dallimi ndërmjet selefiut, muridit[1] sufij dhe hizbiut
Allahu e ka dalluar selefiun e vërtetë me faktin se ai nuk i dedikohet një metodologjie të shpikur në fe, nuk i dedikohet një grupacioni apo rruge apo xhemati fetar me parime të shpikura apo partie fetare të shpikur, sepse ai (selefiu) është i bindur në atë që Allahu i ka mësuar dhe e ka dalluar duke e udhëzuar.Ndërsa këto grupacione dhe sekte janë rrugë që i përdor shejtani për të përcarë besimtarët në fe, pavarësisht mashtrimeve të shejtanit dhe zbukurimeve të vetvetes -Allahu na ruajtë- për tua paraqitur pasuesve të këtyre grupacioneve sikur ato (sekte) janë të gjithë përrenj që derdhen në të njëjtin lumë, sic e ka shprehur këtë Kryetari i Ligës botërore të Rinisë Islame, Allahu e udhëzoftë këtë organizëm,e ruajtë Islamin dhe muslimanët nga e keqja e tyre. Nuk ka ndikim më negativ për Islamin se sa fakti që këto grupacione të derdhen në lumin e Islamit dhe ta ndosin atë, duke e përzier bidatin me Sunetin. Përsa i përket muridit sufij[2] apo hizbiut të cilët zgjedhin robërimin ndaj njerëzve – e sa zgjedhje e keqe është ajo- nuk clirohen dot nga litari me të cilin lidhet gomari apo nga frerët që i vihen mushkës dhe me të cilat e komandon shejhu i grupacionit apo udhëheqësi i partisë apo emiri i atij xhemati, në lidhje me cështjet e e fesë dhe davetit, e në mënyrë të vecantë në cështjet e davetit. Nëpërmjet këtyre liderëve, shejtani i komandon ata, duke shfytëzuar emërtimin shejh sekti apo udhëheqës partie apo emir xhemati, si dhe nëpërmjet bidateve të tyre ideologjike, të cilat padrejtësisht emërtohen si ideologji islame. Selefinjtë bashkëkohorë nuk kanë shpëtuar paq nga kurthet e shejtanit, duke ndodhur që grupe të ndryshme prej tyre vecohen secili më vete me një shejh të caktuar selefij, duke dashur dhe urryer për të, specifikisht për personalitetin e tij.Kjo nuk bën pjesë tek mirësia me të cilën Allahu i ka dalluar ata në pasimin e teksteve fetare sipas kuptimit të sahabëve, tabiinëve dhe pasuesve të tabiinëve, pra brezat e dalluar dhe të lavdëruar. Në këtë mënyrë ata nga selefinj pasues u shndërruan në fanatikë imitues të verbër, pavarësisht nëse pretendojnë të kundërtën.Ah sikur cështja të kishte vetëm aspektin e taklidit(imitimit të verbër) –pavarësisht pretendimit që ata kanë se po bëjnë it-tiba`a ( pasim me njohje të argumentit dhe arsyetimit fetar) – por kjo shkoi akoma më tej duke u shndërruar në fanatizëm ekstrem në raport me shejhun që ndjekin, duke arritur deri në tebdi`(konsiderim bidatci) apo tefsik(konsiderim gjynahqar) apo ndoshta edhe tekfir(konsiderim kafir) të atij që kundërshton shejhun e tyre, qoftë në një cështje apo në disa, duke u shndërruar selefiu në murid.
Ashtuqë robi të kryejë obligimin e tij dhe të heqë nga vetja përgjegjësinë në lidhje me këtë fatkeqësi që i ka goditur selefinjtë dhe selefizmin, kërkohet që ai ta qortojë këtë dukuri, qortim me gjuhë dhe me laps.Kjo në mënyrë që të ruhet mirësia e pasimit të menhexhit profetik.
Disa shembuj praktikë nga jeta ime personale në lidhje me këto dukuri:
1) Duke filluar me veten time, kam shmangur teprimin në vizitat që kryhen tek shtëpitë dhe bibliotekat private të shujuhëve tanë, me këtë argumentim:Nëse ata shujuhë janë aktivë, të angazhuar me dituri dhe davet, atëherë le t`u kursejmë kohën dhe t`i lëmë ta shfrytëzojnë atë në hajr të umetit, sepse padyshim këto vizita të tepërta nëpër shtëpitë dhe bibliotekat private ua humbin kohën. Kurse nqs bëjmë fjalë për një kategori që janë njerëz jo aktivë -që për fat të keq ka shumë të tillë- atëherë nuk e meritojnë vizitën. Nga pasojat e mos angazhimit aktiv në veprimtarinë e davetit të kësaj kategorie është se u la hapësirë që të përfshihen në këtë fushë ata që nuk e meritojnë duke marrë përsipër atë që nuk u takon, qoftë nëpër xhamia apo shkolla apo organizma të tjerë, publikë apo privatë, ndaj më ka ndodhur që të sprovohem duke u përballur me hizbinj.
2) Kur isha në Sham, për më shumë se 20 vjet, vëllezërit e mi selefinj habiteshin me mua nga fakti që unë nuk isha frekuentues i rregullt në ditën e xhuma të asaj xhamie në të cilën mbante hytbet njëri nga shujuhët e tyre simbol[3], në një kohë që vëllezërit ndërmerrnin rrugëtim për të dëgjuar hytbet e tij. Unë me kohë u kisha shprehur hapur dhe qartë se shkaku i mos frekuentimit tim të asaj xhamie në ditën e xhuma, ishte se ai shejhu nuk i përmbahej menhexhit selefij -tek i cili dedikohet- në raport me hytben e xhumasë, sepse ai garonte me hizbinjtë dhe aktivistët e rrymave të ndryshme partiake në aspektin e trajtimit të hytbes në varësi të ngjarjeve dhe emergjencave që ndodhin, apo formulimin e hytbes me rimë të sforcuar e tepruar, apo stërhollimin e fjalëve dhe përdorimin e termave të nivelit të lartë gjuhësor të pakuptueshme për njerëzit, apo zgjatjen e hutbes ndërkohë që Suneti është shkurtimi i saj.Duke i shtuar kësaj dhe faktin që unë nuk jam dakort me vecimin e selefinjve në një xhami të caktuar apo t`i dedikohen një personi (shejhu) të caktuar ndërkohë që ne nuk jemi urdhëruar t`i dedikohemi atij.
3) Unë e konsideroj shejh Muhamed bin Abduluehabin -Allahu e mëshiroftë- nga ripërtëritësit më të mirë të kësaj feje, e konsideroj shejh Ibn Bazin dhe shejh Albanin –Allahu i mëshiroftë- nga ripërtëritësit më të mirë të kësaj feje në shekujt e fundit, duke i udhëhequr besimtarët në orientimin e tyre për t`u lidhur fort me argumentin, nga Kurani dhe Suneti, sipas kuptimit të selefëve, kapja fort pas menhexhit profetik në lidhje me cështjet e fesë dhe davetit, si dhe i nxisin besimtarët që t`i përmbahen fort kësaj, ashtu sic kanë bërë cmos që të bëjnë të qartë dallimin e madh që ekziston ndërmjet teuhidit dhe shirkut, dallimin ndërmjet Sunetit dhe bidatit. Unë cdo natë i afrohem Allahut duke u lutur për këta ripërtëritës, pasiqë lutem për prindërit dhe familjen time. Por megjithatë unë nuk jam lëkundur aspak që t`i shkruaj organeve përkatëse për të ndërhyrë në lidhje me disa libra të tyre si psh tek:Pikat që e shembin Islamin, Akideja dhe të kundërtat e saj. Pavarësisht nëse kjo i ka zemëruar ata që janë të sprovuar me sëmundjen e shenjtërimit të shujuhëve të tyre, të ngjashëm me shenjtërimin që bëjnë shiitët apo sufijtë[4].
4) Sipas këtij parimi që kam ndjekur, kam kundërshtuar shejh Ibn Bazin në fetvanë e tij në lidhje me fotografinë. Ky refuzim i imi u përhap në atë kohë në radio nëpërmjet emisionit Nurun aled-derb.
Unë gjithashtu kam botuar dhe shpërndarë disa kundërpërgjigje të miat ndaj disa letrave të shkruara në emrin e tij, nga të cilat lihet të kuptohet një lloj aprovimi dhe përkrahjeje për xhematin teblig. Pas këtyre kundërpërgjigjeve ai veproi ashtu sic e prisnim prej tij- me mendimin e mirë që kishim për të- duke e ndaluar publikimin e cdo letre të tillë, përkundrazi i refuzoi dhe i kritikoi xhematet teblige në fetvatë e fundit të tij, madje i konsideroi ata dhe xhematin e “ihuanul muslimin” grupacione të humbura që përfshihen në shtatëdhjetë e dy grupet e humbura nga rruga e drejtë. Shejhu ndaloi nga dalja me ta (tebligët) sepse ata nuk kanë njohuritë bazë në akide.
Gjithashtu unë kam shkruar duke e kundërshtuar në fetvanë e tij ku lejonte tundjen e kokës apo të trupit gjatë leximit të Kuranit, për të cilën ai më pas më shkroi një letër ku më lajmëronte se tërhiqej nga fetvaja e tij, Allahu e shpërbleftë, i dhëntë xhenetin dhe qoftë i kënaqur me të.
5)Sipas këtij parimi, kam kundërshtuar shejh Albanin në pasimin e tij që i bëri mendimit të Jakut el Hameuij, pa kurrfarë verifikimi, në lidhje me përcaktimin e vendit të quajtur Tubaleh (Muhtesaru Sahihi Muslim).
E kam kundërshtuar tre herë në lidhje me fetvanë e tij ku e konsideronte të ndaluar kërkimin e ndihmës nga forcat shumëkombëshe ndërkombëtare për t`u përballur me forcat irakene në Kuvajt dhe dëbimin e tyre, duke mbrojtur në këtë mënyrë fetvanë e shejh Ibn Bazit dhe fukahave të tjerë të cilët e lejojnë dicka të tillë në rast nevoje.
6) Sipas këtij parimi, i kam tërhequr vërejtjen shejh Ibn Bazit dhe shejh Albanit , të cilët megjithëse ishin përfaqësuesit e ripërtëritjes fetare, gjë e cila ishte vecori e tyre, u kam tërhequr vërejtjen atyre në lidhje me mangësinë e tyre- përsosmëria absolute i takon vetëm Allahut- në lëndën e rregullave të texhudit, ku nuk ishin thelluar shumë në kërkimin e argumenteve për ato rregulla që kanë të bëjnë me leximin e Librit të Allahut. Secili prej tyre kërkoi ndjesë me justifikimin se nuk është i specializuar në atë fushë, pavarësisht se unë nuk e konsideroj këtë një justifikim të mjaftueshëm, sepse edhe në cështjet e fikhut secili prej tyre në fillimet e tij ka qenë mukalid, njëri i medh-hebit hanbelij dhe tjetri i medh-hebit hanefij, mirëpo kjo nuk i frenoi ata që të kërkonin dhe studionin argumentet në cështjet e ndryshme të fikhut, madje i thërrisnin njerëzit të bënin të njëjtën gjë. Në këtë mënyrë, shejh Albani vdiq duke qenë mukalid në leximin e Kuranit, ndërsa shejh Bin Bazi vdiq duke qenë lexues i Kuranit natyrshëm sic e kishte mësuar në Nexhd, zonë e cila kishte shpëtuar nga “pushtimi” i jo-arabëve(pavarësisht se ai këto që quhen rregullat e texhuidit i ka mësuar tek një person me origjinë jo arabe që quhej Sad Uekas sepse në atë kohë nuk gjeti dot një shejh arab tek i cili të mësonte texhuidin). Disa vite para se të vdiste është përgjigjur duke thënë se : Nuk dinte ndonjë argument fetar për obligueshmërinë e ndjekjes pikë për pikë të rregullave të texhuidit, ndryshe nga cfarë thotë njëri nga dijetarët më të njohur të lëndës së texhuidit, se: Zbatimi i texhuidit është obligim i domosdoshëm.Madje shejh Ibn Bazi e quante gabim argumentimin e atyre që përdorin ajetin Kuranor: “Lexoje Kuranin me vëmendje” (Muzemil 4) për të thënë se “tertili” i përmendur është avashllëku dhe rrjedhshmëria, apo me ajetin Kuranor : “Ue ratelnahu tertile” i cili dmth e kemi zbritur të ndarë në pjesë dhe asnjë nga komentuesit e hershëm apo të mëvonshëm(që ecën sipas gjurmëve të selefëve) nuk e ka komentuar këtë ajet për të thënë se “tertili” i përmendur është obligueshmëria e ndjekjes së rregullave të texhuidit, sic pretendojnë disa, Allahu i faltë. Të njëtën gjë ka thënë shejh Ibn Uthejmini disa herë në programin radiofonik Nurun aled-derb, si dhe në librin e tij el Ilm(Libri i Diturisë) fq 171, madje ka treguar se të njëjtin mendim ka pasur dhe shejhu i tij Ibn Sa`di.Gjithashtu tregon se Ibn Tejmijeh ka tërhequr vërejtjen nga angazhimi më tepër me texhuidin se sa me meditimin e kuptimeve të ajeteve kuranore, i cili në të vërtetë është qëllimi për të cilin është zbritur ky Libër.
7)Sipas këtij parimi i kam tërhequr vëmendjen shejh Ibn Uthejmit në lidhje me rregullin që ai dhe imam Maliku ndjekin në cështjen e sexhdes së harresës:Kryhet para dhënies selam nëse lë mangut dhe kryhet pas selamit nëse shton dicka në namaz.Unë i thashë se Profeti salallahu alejhi ue selem ka urdhëruar që sexhdeja të kryhet para selamit nëse dyshon në numrin e rekateve, duke u bazuar në numrin më të sigurtë të rekateve(që është numri më i vogël) sic transmeton Muslimi. Shejhu u përgjigj duke thënë se dyshimi është mangësi, por unë nuk mendoj se kjo është përgigje e mjaftueshme sepse në të gjitha rastet e harresës kemi dyshim. Shejh Ibn Uthejmini ishte nga dijetarët që e praktikojnë diturinë e tyre dhe unë lutem për të.
Zgjodha pikërisht këto emra të mëdhenj dhe të nderuar për të treguar një parim që duhet ta ndjekim, si unë ashtu dhe vëllezërit e mi selefinj, ai parim është:
T`i shmangemi përngjasimit me muridat sufinj[5] dhe hizbinjtë, të cilët para shejhut të tarikatit apo udhëheqësit të grupacionit janë sic është i vdekuri(i dorëzuar, i nënshtruar totalisht) në duart e atij që e lan.
Allahu na udhëzoftë tek e vërteta dhe na forcoftë në rrugën në të cilën ka ecur Profeti salallahu alejhi ue selem dhe shokët e tij radijallahu anhum.
Shkroi: Sad bin Abdurrahman el Husajn në muajin Sefer 1432 h.
Përktheu: Shuajb Rexha
[1] / 2 Muridi është nxënësi dhe shërbëtori i shejhut sufij. Muridi është shembull tipik i bindjes së verbër ndaj prijësit, duke mos guxuar të flasë para shejhut apo të dyshojë në fjalën e tij apo aq më pak që ta kundërshtojë atë.
[3] Sh.p.:Sa shumë ngjan kjo cështje me sjelljen e disa ekstremistëve hadadinj të cilët nuk të konsiderojnë selefij nëse nuk shkon të marrësh mësime tek “fabrika” e “fabrikantëve”.
[4] Sh.p.: Ky është realiteti i shumë selefinjve të verbër të cilët specifikojnë dikë nga shujuhët dhe e ngrenë lart në piedestal, duke e shenjtëruar fjalën dhe qëndrimin e tij, saqë nëse dikush nuk është dakort me të apo nuk mban qëndrimin e etij atëherë akuzohet se ka dalë nga selefizmi.
[5] Sh.p.: Pikërisht këtë thirrje po bëjnë cdo ditë “fabrikantët” e “fabrikës” dhe homologët e tyre kudo që ndodhen, duke mos lejuar që të diskutohet për asnjë arsye mendimi i një shejhu që pasojnë, madje akoma më keq pasojnë ndonjë nxënës dije fytyrëvrenjtur, me cehre gjakpirësi, që për fat të keq e kanë përdhosur pozicionin e nxënësit të dijes.
Të Ngjashme
- Mjetet e urdhërimit për mirë dhe ndalimit nga e keqja Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Është detyra jonë që t’i ndihmojmë besimtarët Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Cila është metodologjia e grupit të shpëtuar? Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Njohja e ligjeve të Allahut Emin Bilali
- Koncepte Kuranore -1- Udha e Besimtarëve