Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë udhëzimin e tij.
Në vazhdim . . .
Drejtuar vëllait të nderuar Muhamed Abdulhadi, imami i xhamisë së Sunetit në Marsejë – Francë, Allahu i dhëntë sukses dhe udhëzim.
Paqja e Allahut qoftë mbi ju, mëshira e Tij dhe bereqeti i Tij, si dhe mbi të gjithë vëllezërit e juaj në Francë. Unë ju falënderoj për ndjenjat e juaja të larta në lidhje me problematikat që po ndodhin mes rinisë Selefije si pasojë e disa mosmarrëveshjeve rreth ‘filanit’ apo ‘filanit’. Kjo gjë tregon moskuptimin e menhexhit Selefi, sepse pasuesit e menhexhit Selefi e urrejnë përçarjen ashtu siç Allahut dhe i Dërguari i Tij kanë urrejtje ndaj përçarjes dhe mosmarrëveshjes.
Feja e Allahut dhe menhexhi Selefi nuk është në këtë gradë të cilën e parafytyrojnë shumë prej rinisë, që të ndodhi përçarje dhe mosmarrëveshje, armiqësi dhe urrejtje qoftë edhe për shkaqet më të vogla, dhe prej këtyre shkaqeve është edhe se filani është i përfolur, dhe kështu disa pasojnë njërin e disa të tjerë pasojnë personin tjetrin, e më pas zhvillohen luftëra, konfrontime mes dy palëve apo grupeve. Prej kësaj vepre Allahu është i pastër, si dhe i dërguari i Tij dhe feja Islame, sepse kjo është punë e shejtanit i cili kërkon përçarje, mosmarrëveshje, urrejtje dhe armiqësi mes muslimanëve qoftë edhe për gjërat më të pavlera.
Si dhe kjo vepër është punë e pasuesve të tekave, bidateve, grupacioneve të cilët janë larg nga menhexhi i Selefëve,larg logjikës së tyre, urtësisë së tyre, largpamësisë së tyre, qëndrueshmërisë së tyre, pozicionimit të tyre ndaj ngjarjeve, respektimit të vëllazërisë dhe dashurisë për të cilën Allahu ka urdhëruar që ta respektojmë atë dhe ta ruajmë mes veti.
Unë po ju tregoj juve disa shembuj prej selefëve që tregojnë urtësinë e tyre dhe largpamësinë e tyre, kapjen e tyre pas Librit të Allahut dhe Sunetit të Pejgamberit të tyre ndaj ngjarjeve që i shtyjnë pasuesit e tekave në përçarje, mosmarrëveshje, konfrontime dhe armiqësi, porse këto ngjarje nuk i shtyjnë pasuesit e Sunetit, por përkundrazi vetëm se u shton atyre qëndrueshmëri ndaj fitneve dhe pasuesve të saj.
1- Fitneja që ndodhi mes sahabëve në luftën e Devesë dhe Sifinit, si ishte qëndrimi i pasuesve të tekave prej këtyre ngjarjeve? Dhe si ishte qëndrimi i pasuesve të sunetit prej saj?
Sa u përket pasuesve të bidatit, këto ngjarje nxorën në pah qëllimet e tyre, prej tyre kishte që pasuan një grup dhe përfolën grupin tjetër, siç vepruan Shiat të cilët pasuan Aliun dhe e përfolën grupin tjetër prej banorëve të vendeve të Shamit, si Muavijen, Amër ibn Asin dhe ata që ishin me ta.
Kurse Nasibitë ndihmuan Muavijen dhe Amrin dhe e përfolën Aliun dhe ushtrinë e tij.
Kurse të tjerët si Havarixhët dhe Mu’tezilitë apo disa prej kokave të tyre e përfolën Aliun me ndihmësat e tij, si dhe e përfolën Muavijen dhe ndihmësat e tij.
Kurse pasuesit e sunetit dhe të xhematit –Allahu i mëshiroftë-, dhe prej tyre disa prej sahabëve dhe tabiinëve si dhe imamllarët e udhëzimit si Seid ibn Musejib, Urvetu ibn Zubejr, Kasim ibn Muhamed, Salim ibn Abdullah ibn Umer dhe të tjerë që ishin prej të parëve të tabiinëve si imam Malik, Euzai, Sufjan Eth-Theuri, Sufjan ibn Ujejne, Hamad ibn Zejd, Hamad ibn Seleme dhe shumë të tjerë prej imamllarëve të vendeve të ndryshëm në vendet Islame, në Medine, Mekke, Jemen, Basra, Kufe, Sham, Egjipt, Andaluzi, Horasan që të gjithë ishin në të njëjtën metodologji dhe në të njëjtën besim ndaj pasuesve të tekave të cilët i përfolën sahabët dhe prej tyre ata që morën pjesë në luftën e Devesë dhe të Sifinit, pasuesit e sunetit i duan që të gjithë dhe i arsyetojnë që të gjithë, dhe i konsiderojnë ata që e arritën të vërtetën se kanë dy shpërblime, kurse ata që gabuan një shpërblim.
2- Ndodhi një mosmarrëveshje e madhe mes dy imamllarëve Buhariut dhe Muhamed ibn Jahja Edh-Dhuheli –Allahu i mëshiroftë-, mosmarrëveshje që gati sa nuk i tronditi pasuesit e Hadithit dhe të Sunetit, porse ata me kuptimin që kishin ndaj Islamit si dhe kuptimin e tyre të thellë ndaj rrezikshmërisë së përçarjes dhe mosmarrëveshjes dhe pasojave të këqija të tyre që lënë në jetën e përditshme dhe në botën tjetër arritën që ta groposnin këtë fitne dhe ta varrosnin atë deri në këto ditë tona.
3- Edhe në kohën tonë ka pasur mosmarrëveshje mes shejh Albanit dhe disa shujuhëve të Ehli Sunetit dhe të Hadithit si shejh Hamud Et-Tuvejxheri, dhe shejh Ismail el-Ensari, dhe shejh Nesib Er-Rifait, si dhe ka ndodhur edhe mes tij dhe shejh Ibn Bazit –Allahu i mëshiroftë të gjithë-, porse njerëzit e sidomos selefitë nuk kanë vënë re asgjë prej këtyre mosmarrëveshjeve.
Çfarë e bëri rininë selefije në ditët e sotme të vështira, ditë në të cilat armiqtë janë bashkuar megjithëse kanë mosmarrëveshje në metodologjitë e tyre, janë bashkuar kundra thirrjes Selefije dhe imamllarëve të saj. Të krishterët dhe Jehudët në një anë, Rafiditë, Sufitë dhe Laikët dhe Ihvanul Muslimnin kanë ngritur çetën apo çetat e tyre për të luftuar thirrjen Selefije, duke u mveshur atyre shpifje të rreme sidomos rreth ngjarjeve ekstremiste, shkatërrimi e shpërthimi.
A nuk po vëreni se këto mosmarrëveshje mes rinisë së Selefive e bëjnë armikun më të fortë dhe u jep atyre armë të vazhdueshme të cilat ata i drejtojnë drejt Selefizmit dhe pasuesve të tij?!
A nuk janë këto mosmarrëveshje që e prishin imazhin e thirrjes Selefije?! Duke ia hequr bukurinë që ka dhe e ndalon hovin e përhapjes që kjo thirrje ka?!
Përkundrazi o vëllai im, o bijtë e mi, të cilëve Allahu ju ka dhënë mirësi dhe ju ka udhëzuar në këtë menhexh të madh, menhexh që disa prej të rinjve janë injorantë për pozitën dhe vlerën e tij, si dhe janë të paditur në lidhje me mirësinë që Allahu ua ka dhënë atyre që i udhëzoi ata në këtë menhexh madhështor.
Unë e kam kuptuar, siç e kanë kuptuar edhe të tjerë pos meje se ka dy rryma që e kanë goditur thirrjen Selefije në brendësi të saj, rryma e vrazhdësisë dhe e ekstremit si dhe rryma e butësisë së tepruar prej asaj që është e lejuar dhe e neglizhencës. Që të dy këto rryma e kanë ngadalësuar këtë thirrje, si dhe gati sa po nuk i kaplon edhe ata të pakët që kanë mbetur prej pasuesve të saj.
Allahu i Lartësuar e ka ndaluar ekstremizmin dhe neglizhencën, sepse përmbajnë dëme dhe fatkeqësi për këtë umet, i cila është i mesëm dhe i drejtë, dhe kjo është rruga e Allahut e drejtë për të cilën Ai na ka urdhëruar për ta pasuar, në këtë rrugë është e gjithë mirësia, është e gjithë lumturia si dhe shpëtimi nga shkatërrimi.
Kur pashë rrezikshmërinë e këtyre dy rrymave u drejtova disa këshilla rinisë Selefije kudo qofshin ata, duke shpresuar që të jenë të mirëpritura dhe të gjejnë pranim në mesin e vëllezërve tanë, e në mesin e fëmijëve tanë dhe të dashurve tanë prej Selefive.
Këto këshilla kanë përmbledhur dhe me forcë të madhe nxitjen e rinisë Selefije që t’i lënë pas të gjitha llojet e mosmarrëveshjeve e përçarjeve dhe të vëllazërohen për hirë të Allahut, të duhen për hir të Tij si dhe të tregohen të butë me njëri-tjetrin, të kenë urtësi me njëri–tjetrin, të këshillohen me mënyrën më të mirë nëse ndonjëri bie në gabim.
Unë tani ua shtoj më shumë këshillën dhe u nxis për bashkëpunim të drejtë dhe të sinqertë që t’i largoni këto përçarje dhe shkaqet e saj, duke e zëvendësuar me pajtueshmëri, vëllazërim dhe përmirësim . . . etj
Unë shpresoj, si dhe çdo Selefij në Saudi, Jemen dhe në vendet tjera që të dëgjojmë se do të arrihet ajo që kërkojmë, të arrihet mbyllja e kësaj përçarje të poshtër, varrosja e saj dhe të shpallim dashurinë, vëllazërimin, angazhimin në dituri të dobishme dhe vepra të mira, bashkëpunim në mirësi dhe devotshmëri, të japim mundin në shpërndarjen e kësaj thirrje, duke nxjerrur në pah bukurinë e saj në besim, menhexh dhe moral.
Vëllai im Muhamed Abdulhadi, shpresoj që të nxitosh me vendosmëri në shuarjen e kësaj fineje, duke thirrur njerëzit e mençur që ke në Paris dhe në Lion e në vendet tjera, e sidomos Ebu Zijanin që të mbani një mbledhje mes jush që tua tregosh atyre këtë fjalim nga ana ime që shpresoj të jetë ndihmë për ju në shuarjen e fitnes dhe largimin e shkaqeve të saj dhe të zbatoni atë çka jua ka bërë obligim ai (paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të) në vëllazëri, dashuri, bashkëpunim në mirësi dhe devotshmëri në vend të përçarjes në çdo gjë e në veçanti në mejdanin e davetit.
Vëlla, ajo që unë shoh është se mosmarrëveshjet nuk kanë të bëjnë në çështjet e besimit, e as në bazat e davetit, e as në menhexh, porse ato janë thashetheme, armiqësi dhe dialog në lidhje me disa persona që është tepruar në madhështinë e tyre, persona që më së shumti nuk janë vetëm se nxënës të diturisë.
E lus Allahun që ta bëjë të mundur atë që kërkohet të arrihet prej të gjithëve, të bashkojë fjalët e Selefijve, të bashkojë zemrat e tyre, shpirtrat e tyre në të vërtetën dhe në udhëzim.
Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, familjen e tij dhe shokëve të tij.
Shkroi:
Personi që ju do për hir të Allahut, Rebi ibn Hadi el-Med’hali
28/02/1425H – 18/04/2004
Përktheu:
Abdurrahman Rama
16/04/2011
Marrë prej:
http://www.madeenah.com/article.cfm?id=1053