Kur konsiderohet personi Suni dhe kur del prej Sunetit?

May 21, 2011


Përkufizimi i çështjes se si bëhet muslimani suni apo bidatçi është prej çështjeve shumë të rëndësishme, sepse nxjerrja e tij prej sunetit pa pasur argument është shumë e rëndë, si dhe konsiderimi i tij si Suni dhe pasues i tij duke mos qenë i tillë është diçka e trubull! Ndaj të ecësh me rregullat e vlefshme është mbrojtja prej ekstremit dhe neglizhencës, dhe këto rregulla të vleshme i kanë përmendur dijetarët.

Shejhu Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) në librin “Mexhmuul Fetava” (3/346) ka thënë: “Ai i cili flet me Librin e ALlahut, Sunetin dhe Ixhamnë (unanimitetin e dijetarëve) ai konsiderohet prej pasuesve të Sunetit dhe Xhematit”.

Gjithashtu ka thënë në të njëjtin libër (4/155): “Dije se shenja e bidatçinjve është lënia e pasimit të Selefëve, për këtë ka thënë imam Ahmedi në shkrimin e tij në lëtrën që i ka dërguar Abdus ibn Malik: bazat e sunetit tek ne janë të kapesh pas pasimit të në të cilën kanë qenë shokët e Pejgamberit (paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi ta).

Po në të njëjtin libër (10/383-384) ka thënë: “Nuk ka prej imamllarëve vetëm se kanë fjalë dhe vepra që nuk duhen pasuar në to, megjithëse nuk qortohet për to, kurse fjalët dhe veprat që nuk dihet në mënyrë të prerë që e kundërshtojnë Kur’anin dhe Sunetin, porse janë nga ixhtihadi në të cilën ka mospajtime mes dijetarëve këto çështje mund të jenë të prera tek disa persona që Allahu jua ka qartësuar atyre, porse ai nuk mund t’i detyrojë njerëzit në lidhje me atë që i është bërë e qartë atij e nuk iu është bërë e qartë atyre”.

Kurse në librin “El-Fetava el-Kubra” (4/193) ka thënë: “Bidati me të cilin personi me të konsiderohet prej pasuesve të tekave tek dijetarët e Sunetit është ai bidat që është bërë i njohur kundërshtimi i tij ndaj Kur’anit dhe Sunetit si p.sh: bidati i havarixhëve, rafidive, kaderive dhe murxhive”.

Kurse imam Dhehebiu në libri “Sijer” (19/327) ka thënë: “Dijetarët vazhdojnë të kenë mospajtime, dhe dijetari flet ndaj dijetarit me ixhtihadin e tij dhe secili prej tyre është i arsyetuar i shpërblyer, e ai i cili tregohet inaçor dhe e kundërshton ixhmanë ai merr gjynah dhe tek Allahu kthehen çështjet”.

Imam Shatibi në librin “El-I’tisam” (2/712-713) ka thënë: “Kjo ndodh se këto grupacione bëhen si të tilla sepse bien në kundërshtim me grupin e shpëtuar në kuptimin e përgjithshëm të fesë dhe në një rregull prej rregullave të sheriatit, e jo në gjërat dytësore , sepse gjërat dytësore bëjnë përjashtim dhe nuk mund të lindi prej tyre mosmarrveshje që të ndodhi prej shkakun e saj ndarje në grupacione, porse grupacionet lindin nëse mosmarrëveshjet bëhen në çështjet kryesore të sheriatit; sepse kryesoret janë argument jo i pakët ndaj gjërave dytësore dhe në përgjithësi ato nuk veçohen në një vend nga tjetri e as në një temë nga tema tjetër . . . kurse çështjet dytësore janë në të kundërtën e tyre, si dhe ai i cili i kundërshton ato (çështjet dytësore) prej bidatçinjve konsiderohet si gabim”.

Kurse shejhu ynë El-Vaidij (Allahu e mëshiroftë –shejh Mukbili) në librin e tij “Tuhfetul muxhib” (faqe: 111) ka thënë: “Sa i përket personit se kur konsiderohet i dalur prej metodologjisë së Selefëve është atëherë kur vepron bidate dhe del nga menhexhi i Selefëve tek sufitë, apo shijat, apo bën mevlude, apo i përgëzon gjykimet që i vendosin njerëzit, apo don dhe urren për një rreth të ngushtë si grupimi i cili është dashuri e ngushtë, ndaj ai e don dikë si pasojë e grupit dhe urren dikë si pasojë e grupit”.

Nga fjala e dijetarëve del në pah se personi konsiderohet suni nëse dihet prej tij se ai pason bazat e qëndrueshme: Kur’anin Sunetin dhe Selefët. Dhe ky pasim duhet të jetë si në gjërat e shfaqura ashtu edhe në gjërat e padukshme të jetë gjithëpërfshirëse. Ndaj duhet të dojë atë që pason këto tri baza dhe kapet pas tyre, si dhe konsiderohet si bidatçi personi nëse ai i kundërshton këto tri baza, kundërshtim në përgjithësi si p.sh: ata që u bënë rrenegat ndaj islamit apo në një pjesë të tij që është e ditur, ku lidh dashurinë dhe urrejtjen për të.

Shejhu Islam Ibn Tejmije në librin “Mexhmuul Fetave” (6/338) ka thënë: “Ndaj prej shenjave të pasuesve të tekave është se shpikin fjalë dhe vepra dhe i detyrojnë njerëzit që t’i pasojnë në to, lidhin dashurinë rreth saj dhe urrejtjen nëse nuk e vepron atë, si p.sh: havarixhët të cilët shpikën një mendim dhe i detyruan njerëzit në pasimin e tij, lidhën dashurinë dhe urrejtjen për të. Edhe rafiditë shpikën një mendim dhe i detyruan njerëzit për të dhe lidhën dashurinë dhe urrejtjen për të”.

Them: dihet se shumë prej pasuesve të tekave thërrasin në pasimin e Kur’anit dhe Sunetit porse nuk thërrasin në pasimin e Selefëve, ndaj është bërë shenjë e bidatçinjve: dalja nga rrethi në të cilën kanë qenë selefët në të është bërë prej shenjave të qarta. Kurse disa grapacione thonë se i pasojnë selefët dhe e kushtëzojnë pasimin e selefëve vetëm në pasimin e akides siç pretendojnë, kurse metodologjinë nuk e marrin dhe prej fjalëve që ata shpesh i përmendin është se thonë: “Menhexhi i ynë është Selefij porse paraqitja jonë është bashkëhore” kjo është diçka e shpikur dhe është përafërsisht e njëjtë me rregullat e bidatçinjve të hershëm që thonin: “Feja është dy lloje sheriat dhe vërtetësi” apo rregulli: “Feja ndahet në lëvore dhe esenciale” apo rregulli “Paraqitje dhe e fshehtë”.

Duke u bazuar në atë që përmendëm personi Suni nuk konsiderohet bidatç nëse ai tregohet neglizhent në diçka prej Sunetit, si dhe nuk konsiderohet bidatçi nëse ai gjendet në një grupacion për punë dynjaje duke pasur dashuri ndaj pasuesve të sunetit dhe duke pasur besimin e tyre. Si dhe nuk konsiderohet bidatçi apo hizbi nëse arrin të mbrojë ndënjërin prej dijetarëve të Ehli Sunetit, nëse ky passim arrin në gradën e intolerancës në gabim atëherë qortohet për këtë dhe nuk konsiderohet hizbi para se të këshillohet sidomos të jetë këshilla prej dijetarëve të Sunetit.

 

Marrë nga libri “El-Ibane

të shejh Muhamed Imami -Allahu e ruajt- faqe: 35-37

Përktheu: Ylli Rama

Dosje: ,

Loading...