
Cilat janë kushtet e dëshmisë “Nuk ka të adhururar tjetër me të drejtë pos Allahut” ?
Dëshmia është fjala më e mirë, ajo është baza e fesë dhe themeli i saj. Ajo është fjala që filluan të dërguarit të thërrisnin në të -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi ta-. Gjëja e parë që filluan të dërguarit me popujt e tyre ishte fjala: Dëshmoni se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut që të shpëtoni. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe Ne nuk dërguarm të dërguar vetëmse i shpallëm atij se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut, prandaj adhurojeni atë” dhe çdo i dërguar i thonte popullit të tij: “Adhuroni vetëm Allahun ju vërtetë nuk keni adhurues tjetër që e meriton adhurimin pos Tij”.