• Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 11

  • Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 10

  • Nxitimi në kryerjen e punëve të mira

  • Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 9

Rregullat e përsosura në lidhje me emrat e mirë të Allahut dhe cilësitë e Tij të larta – (1)

Falënderoj Allahun, Atij i takojnë falënderimet, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje, tek Ai pendohemi. I kërkojmë të na ruajë nga e keqja e punëve dhe veteve tona. Atë që Allahu e udhëzon s`ka kush ta humbasë dhe atë që Allahu e humbet s`ka kush ta udhezojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Salavatet dhe selamet qofshin për të, familjen e tij shokët e tij dhe gjithë besimtarët që e pasojnë me mënyrën më të mirë deri Ditën e Gjykimit.
Besimi në emrat dhe në cilësitë e Allahut është një nga shtyllat e besimit tek Allahu, të cilat janë: Besimi në ekzistencën e Allahut, besimi në rrububijen e Tij, besimi në uluhijen e Tij, besimi në emrat dhe cilësitë e Tij. Njehsimi i Allahut ne këtë shtyllë është njëri nga tri llojet e teuhidit, ndaj vlera fetare e kësaj çështjeje është madhështore dhe me rëndësi të madhe sepse askush nuk mund ta adhurojë Allahun në mënyrën më të mirë derisa t’i njohë emrat e Allahut dhe cilësitë e Tij, Allahu ka thënë: “Allahut I takojne emrat me te mire ndaj lutjuni Atij me to” (Araf 180). Kjo përfshin lutjen kërkesë dhe lutjen adhurim […]

Llojet e teuhidit me të cilin Allahu dërgoi të dërguarit

Allahu i ka dërguar profetët e Tij thirrës për në të vërtetën dhe udhëzues për njerëzimin. E komunikuan shpalljen, e kryen amanetin, e këshilluan popullin e tyre, duruan ndaj lëndimit të tyre dhe luftuan për hir të Allahut me xhihad të vërtetë derisa Allahu e ngriti argumentin mbi njerëzit dhe u ndërpreu rrugët e justifikimit. Allahu ka thënë: “Vërtetë Ne kemi dërguar në çdo popull të dërguar(tu thonë): Adhurojeni Allahun dhe largojuni tagutëve. Ka prej tyre që Allahu i udhëzoi dhe ka prej tyre që merituan të jenë të humbur,ndaj ecni në tokë dhe shihni se si ishte përfundimi i përgënjeshtruesve”. (sure Nahl:36) dhe tha: “Nuk kemi dërguar para teje të dërguar veçse i kemi shpallur se nuk ka të adhuruar me të drejtë veç Meje ndaj më adhuroni” (sure Enbija: 25) dhe tha: “Pyetini ata që dërguam para teje, a mos lejuam të tjerë veç Allahut që të adhurohen” (sure Zuhruf: 45). […]

Çfarë e tronditin akiden – pjesa e pestë dhe e fundit

Si kjo që përmendëm është dhe fjala e disa rrafidëve, të cilët thonë se: Dymbëdhjetë imamllarët e tyre dinë të fshehtën. Kjo është kufër (mosbesim), humbje dhe braktisje e Islamit, në bazë të fjalës së Allahut te Lartësuar kur thotë: “Thuaj: Askush në qiell dhe në tokë nuk e di gajbin (të fshehtën, të panjohurën) veç Allahut.” [en-Neml. 65]
Ndërsa nëse festohet (mevludi) me leximin e jetëshkrimit të pejgamberit, përmendja e gjërave që kanë ndodhur në lindjen e tij, luftërat e tij dhe gjëra të tjera të kësaj natyre, të cilat ndodhin në ceremonitë që ata i organizojnë, atëherë kjo vepër që ata bëjnë në këtë formë është bidat (risi) në fe që e bën të mangët atë, por nuk e bën atë të pavlefshme […]

Margaritari i Përzgjedhur Rreth Vlerave të Fesë Islame – pjesa e katërt

Kjo fe ka lejuar shitblerjen, qiranë, ortakërinë dhe llojet e tjera të bashkëpunimit me anë të të cilave njerëzit shkëmbejnë nevojat e tyre qoftë në pasuri, borxhe dhe interesa të tjera. Kjo fe e përsosur e ka lejuar këtë dhe njerëzit gëzojnë lirinë e veprimit në këtë, sepse kjo përfshin nevojat dhe interesat e domosdoshme, të nevojshme dhe lukset. Ajo i ka dhënë mundësi atyre duke iu shtrirë atyre begati aq sa të rregullohen hallet dhe gjendjet e tyre dhe të lehtësohet jetesa e tyre. Mirëpo kjo fe e ka kushtëzuar lejimin e këtyre gjërave me pëlqimin e të dyja palëve, me njohjen e përbërjes së aktmarrëveshjes, me njohjen e mallit për të cilin u krye aktmarrëveshja, me njohjen e vendit të aktmarrëveshjes dhe me njohjen e kushteve të tjera që nevojiten gjatë aktmarrëveshjes […]

Vlera e namazit dhe pozita e tij në Islam

Transmetohet nga Ibn Umeri se Profeti ka thënë: “Është ndërtuar Islami mbi pesë shtylla: mbi dëshminë se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe vizita e Qabes për kë ka mundësi”. Allahu i ka nxitur besimtarët që ta kryejnë atë sa më mirë, në ajete të shumta, për shembull fjala e Tij: “Të kthyer tek Ai, kijani frikën Atij, kryejeni më së miri namazin dhe mos jini nga idhujtarët të cilët e përçanë fenë duke u ndarë në grupacione ku çdo palë i gëzohet idesë së tij” (Rrum 31); dhe thotë: “E nuk qenë të urdhëruar për diçka tjetër përveçse ta adhurojnë Allahun sinqerisht me përkushtim vetëm ndaj Tij ta falin më së miri namazin, ta japin zekatin. Kjo është feja e drejtë” (Bejineh 5); dhe ka thënë: “Thuaju robërve të Mi të cilët kanë besuar: ta falin namazin dhe të japin nga ajo që Ne i kemi furnizuar, të japin fshehtas dhe haptas para se të vijë ajo ditë ku nuk ka shitblerje dhe as lidhje të ngushtë” (Ibrahim 31). […]

Domosdoshmëria e të vepruarit me ligjet e Sheriatit Islam për çdo musliman – pjesa e dytë

Sheriati Islam është shpallja që i ka shpallur Allahu të dërguarit të Tij Muhamedit -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- që t’i nxjerri njerëzit nga errësira në dritë. Ai është Libri i Allahut Fisnik të cilit nuk i vjen e kota nga asnjë anë por është i zbritur nga i Urti që meriton të gjitha lavdet. Kurse suneti i dërguarit të Tij -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të- është shpjegim i Kuranit, sqarim i tij dhe rrugë që të shpie tek ai. Kurani dhe suneti janë të bashkuar me njëri-tjetrin ashtu siç është e bashkuar dëshmia se “Nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij”. Sheriati Islam është ngritur mbi dy baza të mëdha dhe mbi dy baza themelore: […]