• Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 11

  • Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 10

  • Nxitimi në kryerjen e punëve të mira

  • Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 9

Rrethi i Besimit dhe Baza e Tij

Pasimi i udhëzimit të Allahut ёshtё i lidhur ngushtë me besimin e lajmeve të Tij duke mos e ballafaquar me ndonjë dilemë e cila do ta njolloste besimin nё to, dhe me zbatimin e urdhrave tё Tij duke mos e ballafaquar me ndonjë dёshirё epshore e cila do tё pengonte zbatimin e urdhrave tё Tij.

Mbi këto dy baza vёrtitet i tёrё besimi. Kёto dy baza janё besimi i lajmit dhe zbatimi i urdhёrit. Kёtyre dyjave u bashkangjiten edhe dy çёshtje tё tjera, tё cilat janё; zhdukja e dilemave tё kota qё vёrtiten mbi besimin e lajmit, tё cilat gёrryejnё besimin ose bёhen pengesё nё zbatimin e plotё tё fesё dhe dёbimi i dёshirave epshore tё cilat bёhen pengesё nё zbatimin e plotё tё udhёzimit tё Allahut […]

Shpjegimi i Ajetit 115 nga Suretu Nisa

“Kushdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” Nisa: 115.
Fjala e Allahut: “Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi” ka kuptimin: ai i cili ndjek rrugë tjetër pos asaj së sheriatit me të cilën erdhi me të i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-, në mënyrë që ai të jetë në një anë dhe sheriati në anën tjetër, dhe e gjithë kjo me qëllim prej tij pasi atij iu bë e qartë e vërteta […]

Domosdoshmëria e të vepruarit me ligjet e Sheriatit Islam për çdo musliman

Falënderimi i takon vetëm Allahut i Cili përzgjodhi për këtë umet si fe Islamin. E plotësoj atë fe dhe me këtë plotësoj mirësinë e tij nga këtij umeti. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë pos Allahut të vetëm e i pa shoq, dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. I cili u dërguar si mëshirë për të gjithë krijesat, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij dhe udhëzohen me udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit […]

Besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit rreth Sahabeve të Nderuar – pjesa e dytë

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë prej hadithit të Ebi Sejd el Khudrij (Allahu qoftë i kënaqur me të) se ai ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut -paqja dhe nderimi i Allahut qoftë mbi të-: “Do të vijë një kohë kur disa njerëz do të robërojnë disa të tjerë e do tu thonë: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen. Do të vijë një ditë te njerëzit kur disa do të pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. Dhe do të lihen. E më pas do të vijë një kohë te njerëzit kur disa do të pushtojnë disa të tjerë, e do t’u thuhet: A ka në mesin tuaj prej atyre që kanë shoqëruar ata të cilët shoqëruan shokët e të dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahu qoftë mbi të)? Do të thonë: Po. E do të lihen.” […]

Margaritari i Përzgjedhur Rreth Vlerave të Fesë Islame – pjesa e tretë

Kjo fe ka urdhëruar dhe ka nxitur bashkimin dhe grumbullimin dhe ka ndaluar rreptësisht përçarjen dhe mosmarrëveshjen. Në Kuran dhe Sunet ndodhen mjaft tekste të cilat janë argument për këtë parim madhështor. Kushdo që ka pak logjikë e ka kuptuar këtë çështje, ka kuptuar interesat fetare dhe interesat e kësaj bote që rrjedhojnë prej saj dhe dëmet e pasojat negative që shmangin kjo çështje.
Muslimanët në ditët e para të kësaj feje, siç e dimë të gjithë ishin të qëndrueshëm dhe të bindur në këtë fe. Ata gëzonin mbarësi në punët e tyre dhe përjetonin një kënaqësi që askush përveç tyre nuk e ka arritur […]

Çfarë e tronditin akiden – pjesa e katërt

Lloji i dytë: Gjërat që e tronditin dhe që nuk janë kufër (mosbesim), por që e bëjnë të mangët besimin dhe e dobësojnë atë.
Në pjesën e parë sqaruam gjërat që e tronditin akiden, që e kundërshtojnë Islamin dhe e bëjnë atë të pavlefshëm, ndërsa për sa i përket atij personi që i vepron ato, ai është person që e ka braktisur fenë dhe kërkohet prej tij që të pendohet; e nëse pendohet, mirë; nëse jo, atëherë vritet.
Kurse lloji i dytë është: Gjëra që e tronditin akiden e dobësojnë besimin, e bëjnë të mangët atë dhe e bëjnë personin që i bën këto t’i ekspozohet zjarrit dhe inatosjes së Allahut. Mirëpo, ai që bie pre e këtyre gjërave nuk quhet mosbesimtar […]

Njohje e Shkurtër me Tefsirin

Tefsiri në gjuhën arabe vjen nga fjala “el fesr” që do të thotë: zbulesë e diçkaje të mbuluar.
Ndërsa në termin fetar tefsiri nënkupton: Sqarimin e kuptimeve të fjalëve të Allahut.
Mësimi i tefsirit është i domosdoshëm e themi këtë duke u bazuar në fjalën e Allahut që thotë: “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.” Si dhe në ajetin tjetër ku thotë: “Vallë, a nuk përsiatin ata për Kuranin apo i kanë zemrat të kyçura?!” […]

Historia dhe vlera e agjërimit të ditës së Ashures

O ju njerëz! Kijeni frikë Allahun dhe meditoni në atë që Allahu tregon në Librin e Tij rreth profetëve dhe pasuesve të tyre, rreth triumfit dhe ndihmës që arritën. Në të njëjtën kohë na tregon rreth armiqve mohues, dënimit dhe poshtërimit që ata shijuan:
“Vërtetë në historitë e tyre ka mësim për të zotët e mendjes” ( Jusuf 111).
Ndër historitë që Allahu na tregon në librin fisnik është edhe historia e Musait dhe Faraonit, ajo histori që nxjerr në pah ngadhënjimin e të vërtetës ndaj së kotës. Histori e cila nxit tek zemrat e besimtarëve qëndresën përball armikut të tyre sado që ai të ketë arritur nivel të lartë force në aparencën e jashtme, kjo ngase forcat e së kotës nuk mund t’i rezistojnë forcave të së vërtetës sepse force e së kotës është e ndërtuar mbi themele të shkërmoqura ndërsa forca e së vërtetës është e bazuar mbi themele të shëndosha […]