• Shami është vendi i besimit

  • KUPTIMI I FRAZËS: ‘’NUK KA TË ADHURUAR PËRVEÇ ALLAHUT’’

  • Si shfaqet begatia e tokës së Shamit?

  • Profeti Muhamed (alejhi selam) dhe xhamia Aksa

GJASHTË BAZAT

Thotë Shejkhu Muhamed ibën Abdul Uehab, imami i Dauas Selefije dhe mbrojtësi i fesë së drejtë dhe të vërtetë:
Prej gjërave më të çuditshme dhe argumenteve më të mëdha që argumentojnë për fuqinë e Mbretit Madhështor, janë gjashtë baza të cilat i sqaroi Allahu i Lartësuar me një sqarim të dukshëm për masën e gjerë të popullit. Këtë e sqaroi më tepër nga ç’mund të mendohet. Po më pas gabuan në të të zgjuarit e botës dhe të logjikshmit e bijve të Ademit përveçse një pakice nga ata të pakët […]

Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit

Transmetohet nga Ebi Ejub el-Ensarij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se i Dërguari -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Ai i cili agjëron ramazanin dhe e pason atë me gjashtë dit (agjërim) nga shevali është sikur ka agjëruar të gjithë vitin” .
Imam Neveviu -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e tij të Sahih Musklimit thotë 8/56: “kanë thënë dijetarët e medhhebit tonë (Shafi): Më e mira është që të agjërohen gjashtë ditë rrjesht; pas ditës së Bajramit, po nëse i agjëron të shpërndara ato ditë, ose e vonon dhe agjëron nga fundi i muajit të shevalit e jo nga fillimi ai e ka arrit mirësinë e pasimit, sepse konsiderohet që e ka pasuar agjërimin me gjashtë nga muaj i shevali”.

Sqarimi rreth gjykimit të tekbireve kolektive para namazit të Bajramit

    Sqarimi rreth gjykimit të tekbireve kolektive para namazit të Bajramit. Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij. Pasi mora vesh atë që kishte publikuar i nderuari Ahmed Muhamed Xhemal –Allahu i dhëntë sukses aty […]

Dispozitat e fitër Bajramit

Parapërgatitja për të falur namazin e bajramit duke u larë dhe zbukuruarrrobat. Imam Maliku ka treansmetuar në Muetan e tij nga Nafiu se “Ibn Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- lahej ditën e fitër bajramit para se të shkonte në faltore” .
Ibn kajim ka thënë: Është saktësuar se ibn Omeri i cili njihej për pasimin që i bënte sunetit lahej ditën e fitër bajramit para se të shkonte në faltore” gjithashtu është saktësuar se ai vishte rrobat më të mira kur shkonte për në namazin e dy bajrameve.
Ibn haxher ka thënë: “Ibn ebi dunja dhe bejhakiu kanë transmetuar një sened të saktë se ibn omeri vishte rrobat më të mira kur shkonte në dy bajramet”
Duke u bazuar në këto dy transmetime e disa të tjera shumë dijetarë kanë pohuar se larja dhe zbukurimi në dy festat e bajrameve është diçka e pëlqyer […]

Zekati i Fitrit

Urtësia e ligjshmërisë së saj: Ajo është pastrim për agjëruesin nga fjalët dhe punët e kota, është ushqim për të varfërit, dhe falënderim ndaj Allahut të Lartësuar për plotësimin e agjërimit. Zekati i fitrit është obligim për çdo musliman qoftë mashkull apo femër, i madh apo i vogël, i lirë apo rob, prej hadithit të Ibn Umerit që përmendëm pak më parë, ku thuhet në të: “Obligoi Pejgamberi -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- zekatin e fitrit ndaj robit e të lirit, mashkullit e femrës, të voglit e të madhit prej muslimanëve” […]

Çfarë gjykimi ka nxjerrja e zekatit të Fitrit në para (lekë)? Sepse kemi dëgjuar persona që e lejojne një gjë të tillë?

      Çfarë gjykimi ka nxjerrja e zekatit të Fitrit në para (lekë)? Sepse kemi dëgjuar persona që e lejojne një gjë të tillë?   Përgjigje: Çdo musliman e dinë mirë që shtylla më kryesore e fesë Islame të pastër është dëshmia se “Nuk ka të adhuruar me të drejtër pos Allahut dhe se […]

Si duhet ta komentojmë Kuranin Fisnik

Gjëja e parë me të cilën komentohet Kurani është vetë Kurani sëbashku me Sunetin -me Sunet do kuptojmë fjalët, veprat dhe aprovimet e Profetit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të– pastaj komentohet me shpjegimet e dijetarëve ku të parët e tyre janë sahabët, shokët e Profetit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- dhe ndër më të dalluarit e tyre (në këtë fushë) ishte Abdullah bin Mesudi, kjo sepse ai e ka shoqëruar Profetin -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- që herët dhe sep ai i ka kushtuar rëndësi të madhe pyetjeve që ia drejtonte Profetit -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- rreth Kuranit dhe shpjegimit të tij. Pastaj vjen Abdullah bin Abasi për të cilin ka thënë Ibn Mesudi: Ai është përkthyesi (komentuesi) i Kuranit. Pastaj vijnë sahabët e tjerë, çdo sahabij nga i cili është transmetuar se ka komentuar ajet nga Kurani -dhe nuk është kundërshtuar nga sahabët e tjerë në atë koment- e pranojmë atë tefsir me kënaqësi, dorëzim e pranim. Nëse nuk gjejmë koment nga sahabët e kemi detyrë të marrim nga tabiinët të cilët i kushtuan rëndësi marrjes së tefsirit nga sahabët si psh Seid bin Xhubejri, Tavusi, etj të cilët u bënë të njohur për tefsirin që morën nga disa prej sahabëve e në veçanti nga Ibn Abasi […]

"Merr nga Kurani ç'të duash për çfarë të duash" a është i saktë ky hadith?

Pyetja 1) Shejh i nderuar: Lexova në një libërth një hadith në të cilin thuhej: “Merr nga Kurani ç’të duash për çfarë të duash“[1]. A është i saktë ky hadith? Na jepni përfitim në këtë çështje Allahu ju shpërbleftë. Përgjigje: Ky hadith: “Merr nga Kurani ç’të duash për çfarë të duash” është i përhapur nëpër […]