• Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 11

  • Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 10

  • Nxitimi në kryerjen e punëve të mira

  • Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 9

Mirësia e Medines, edukata e banimit në të dhe vizitës së saj -pjesa e parë-

Me të vërtetë qyteti i Profetit të ndershëm -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- është qyteti i mirë (Tajbete et-Tajjibeh), djepi i shpalljes, vendi në të cilin zbriste Xhibrili i sinqertë për tek Profeti fisnik.
Është qyteti në të cilin kthehet dhe mblidhet besimi, vendtakimi i muhaxhirëve dhe ensarëve, atdheu i atyre që përgatitën vendin dhe besimin (për pritjen e muhaxhirëve), kryeqyteti i parë i muslimanëve, në të u ngritën flamujt e xhihadit për në rrugë të Allahut, prej saj u nisën ushtritë e së vërtetës për ti nxjerrë njerëzit nga errësirat në dritë, prej saj u shpërnda drita e udhëzimit e cila e ndriçoi rruzullin tokësor, është vendi tek i cili u shpërngul Profeti -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të-, në të jetoi gjatë gjithë jetës së tij (pas shpërnguljes), në të vdiq, në të u varros, prej saj do të ringjallet, varri i tij do të jetë i pari që do të hapet për ringjallje dhe nuk dihet për asnjë profet në mënyrë të prerë se ku është varri i tij përveç Profetit (Muhamed) -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- […]

Çfrarë e trondisin akiden – pjesa e parë

Disa njerëz janë bërë pre të disa çështjeve që e tronditin akiden islame dhe kanë rënë në disa të kundërta që e kundërshtojnë atë. Prandaj ngelet si detyrë që t’i sqarojmë ato në këtë ligjëratë.
Këto gjëra që e trondisin akiden janë dy lloje:
– Njëri lloj e kundërshton këtë akide dhe e bën atë të pavlefshme, kështu që edhe ai person që hyn në këtë lloj është jobesimtar – Allahu na ruajt prej kësaj.
– Kurse lloji tjetër e bën të mangët këtë akide dhe e dobëson atë.
Lloji i parë quhet kundërshtues. Ai e bën të pavlefshme akiden dhe e shkatërron atë. Ndërsa personi që bie në të është jobesimtar, d.m.th. e ka braktisur fenë islame. Ky quhet kundërshtues dhe po ashtu quhet shkatërrues. […]

Margaritari i Përzgjedhur Rreth Vlerave të Fesë Islame –pjesa e dytë-

“Ju (muslimanë) thoni: Ne besojmë Allahun dhe atë që na është dërguar neve dhe atë që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, el-esbat (dymbëdhjetë bijve të tij), në atë që i është dhënë Musait dhe Isait dhe në çfarë u është dhënë të gjithë Pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes tyre dhe vetëm Atij ne i jemi nënshtruar si muslimanë në Islam.” [Ali Imran: 84].
Përsa i përket këtyre bazave madhështore, me të cilat Allahu ka urdhëruar të gjithë robërit, kanë rënë dakord për to pejgamberët e të dërguarit. Këto baza përbëjnë ideologjitë dhe njohuritë më madhështore, duke filluar me besimin në çdo gjë që Allahu e ka cilësuar Veten e Tij në gjuhët e të dërguarve të Tij, e deri tek derdhja e mundit për të arritur kënaqësinë e Tij. Duke parë se origjina e kësaj feje është besimi në Allahun, e fryti i saj është veprimi i çdo gjëje që Allahu e do dhe është i kënaqur me të, duke vepruar çdo gjë sinqerisht vetëm për Allahun. A mund të imagjinohet se mund të ekzistojë ndonjë fe tjetër më e mirë, më e bukur dhe më madhështore se kjo […]

Lidhja që ekziston ndërmjet teuhidit uluhijeh dhe atij rrububijeh dhe e kundërta

Lidhja konsiston në faktin se teuhidi rrububijeh e kërkon rrjedhimisht aprovimin e teuhidit uluhijeh, dmth: Aprovimi i rrububijes sjell si rrjedhim aprovimin e uluhijes dhe zbatimin e tij. Kush e di dhe e pranon se Allahu është Zoti i tij Krijuesi i tij rregullues i çështjeve të tij, kjo ia bën detyrë atij që ta adhurojë Allahun Një të Vetëm të pa rival. Teuhidi uluhijeh e përmban në vetëvete teuhidin rrububijeh, dmth teuhidi rrububijeh hyn dhe bën pjesë në teuhidin uluhijeh sepse ai që e adhuron Allahun Një të vetëm pa i bërë shok asgjë patjetër duhet të ketë besuar fillimisht se Allahu është Zoti dhe Krijuesi i tij siç tha Ibrahimi alejhis-salatu ues-selam:
“A po i shihni ato çfarë i adhuroni ju dhe prinderit tuaj të mëparshëm? Ata janë armiqtë e mi përveç Zotit të botërave, i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon. Ai i Cili më ushqen dhe më jep të pijë dhe kur sëmurem Ai më shëron. Ai i Cili me merr jetën dhe pastaj më ringjall. Ai që shpresoj që të më fale gabimet e mia Diten e Llogarisë” […]

Dobitë e përfituara nga pjesa e fundit e hadithit të Xhibrilit

Njeriu i huaj tha: “Më trego kur do të ndodhë dita e gjykimit?” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu përgjigj: “I pyeturi nuk posedon njohuri më shumë nga ai që pyet.” Tha: “Atëherë më trego për shenjat që lajmërojnë afrimin e saj?” Tha: “Do të ndodhë atëherë kur robëresha të lind zotërinë e saj dhe kur të shikosh barinjtë e varfër, të zbathur e të leckosur që bëjnë ndërtesa të larta.” Umeri tha: “Më pas ky njeri u largua dhe pas një kohe të gjatë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më tha: “A e di kush ishte ai që pyeste o Umer?” Thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e njohin më mirë”. Atëherë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Ai ishte Xhibrili, erdhi t’ju mësojë fenë tuaj.” […]

Margaritari i Përzgjedhur Rreth Vlerave të Fesë Islame –pjesa e parë-

Feja Islame me të cilën u dërgua Muhamedi sala Allahu alejhi ue selem është feja më e përsosur dhe më e mirë, më e larta dhe më madhështorja. Ajo ka përfshirë prej vlerave madhështore të përsosmërisë, mbarëvajtjes, mëshirës, drejtësisë, mençurisë dhe urtësisë aq sa dëshmon se Allahu i Lartëmadhëruar është i përsosur, që ka dituri të gjithanshme dhe mençuri e urtësi. Po ashtu ky fakt dëshmon edhe për pejgamberin e Tij sala Allahu alejhi ue selem se Ai është besnik (i vërtetë), që flet gjithmonë të vërtetën dhe i besojnë të tjerët për ç’ka flet. Ai (Muhamedi) nuk flet nga mendja dhe dëshira e tij por “është vetëm shpallje që i shpallet”.

Feja Islame është fakti më madhështor dhe dëshmia më e qartë që argumenton se Allahu është veçuar me përsosmëri. Po ashtu kjo fe dëshmon për profetësinë dhe besnikërinë e pejgamberit të Tij sala Allahu alejhi ue selem. Synimi im me shkrimin e këtyre rreshtave është të paraqes kulmin e diturisë sime të cilat pasqyrojnë madhështinë e kësaj feje duke sqaruar bazat e vlerave të saja […]

PENGESAT NË RRUGËN E KËRKIMIT TË DIJES -pjesa e dytë-

Nga gjërat që kritikohen dhe nuk pëlqehen është të shikosh një të ri prej të rinjve muslimanë i cili bëhet xheloz për fenë e Allahut, i rrjedhin lot dhe gjak për nderet që shkelen, është turp për të që të tregohet i pavëmendshëm kundrejt disa gjynaheve si përgojimi, thashethemet etj, dhe po ashtu të jetë injorant ndaj adhurimeve me të thjeshta, të mos e falë namazin sipas udhëzimit Profetik për të cilin Profeti (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Faluni ashtu siç më shikoni mua që falem” dhe të mos marë abdes siç është urdhëruar nga Profeti (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili ka thënë: “I falen gjynahet e kaluara atij që merr abdes ashtu siç është urdhëruar dhe falet ashtu siç është urdhëruar” […]

PENGESAT NË RRUGËN E KËRKIMIT TË DIJES -pjesa e parë-

Nijeti është shtyllë e punës dhe themel i saj, prandaj nëse ndërhyn në të diçka që e prish atëherë edhe puna prishet në masën e prishjes së nijetit.
Profeti (Paqia dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Çdo punë vlerësohet sipas qëllimit, dhe secili do të shpërblehet sipas nijetit të tij”.
E, nëse nijeti përlyet me çfarëdolloj pisllëku siç është: dëshira për tu njohur, pasjoni për tu mbledhur rreth teje njerëz të shumtë, ambicja për tu dalluar në mes të të tjerëve, atëherë medoemos kjo do të jetë pengesë e fortë në rrugën e poseduesit të këtij nijeti.
Dihet se nijetin e turbullojnë shumë gjëra, por: “Ata të cilët luftuan (u përpoqën) në rrugën Tonë do ti udhëzojmë në rrugët Tona, e s’ka dyshim se Allahu është më të vyrtytshmit” […]