• Tregëtarët e pandershëm.

  • Analizë e mahnitshme nga Ibën Kajim el Xheuzije

  • Sekreti i bereqetit në punën kolektive

  • Pesë cilësi të fëmijëve karshi Zotit

Dobitë e përfituara nga pjesa e fundit e hadithit të Xhibrilit

Njeriu i huaj tha: “Më trego kur do të ndodhë dita e gjykimit?” Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) iu përgjigj: “I pyeturi nuk posedon njohuri më shumë nga ai që pyet.” Tha: “Atëherë më trego për shenjat që lajmërojnë afrimin e saj?” Tha: “Do të ndodhë atëherë kur robëresha të lind zotërinë e saj dhe kur të shikosh barinjtë e varfër, të zbathur e të leckosur që bëjnë ndërtesa të larta.” Umeri tha: “Më pas ky njeri u largua dhe pas një kohe të gjatë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) më tha: “A e di kush ishte ai që pyeste o Umer?” Thashë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij e njohin më mirë”. Atëherë Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: “Ai ishte Xhibrili, erdhi t’ju mësojë fenë tuaj.” […]

Margaritari i Përzgjedhur Rreth Vlerave të Fesë Islame –pjesa e parë-

Feja Islame me të cilën u dërgua Muhamedi sala Allahu alejhi ue selem është feja më e përsosur dhe më e mirë, më e larta dhe më madhështorja. Ajo ka përfshirë prej vlerave madhështore të përsosmërisë, mbarëvajtjes, mëshirës, drejtësisë, mençurisë dhe urtësisë aq sa dëshmon se Allahu i Lartëmadhëruar është i përsosur, që ka dituri të gjithanshme dhe mençuri e urtësi. Po ashtu ky fakt dëshmon edhe për pejgamberin e Tij sala Allahu alejhi ue selem se Ai është besnik (i vërtetë), që flet gjithmonë të vërtetën dhe i besojnë të tjerët për ç’ka flet. Ai (Muhamedi) nuk flet nga mendja dhe dëshira e tij por “është vetëm shpallje që i shpallet”.

Feja Islame është fakti më madhështor dhe dëshmia më e qartë që argumenton se Allahu është veçuar me përsosmëri. Po ashtu kjo fe dëshmon për profetësinë dhe besnikërinë e pejgamberit të Tij sala Allahu alejhi ue selem. Synimi im me shkrimin e këtyre rreshtave është të paraqes kulmin e diturisë sime të cilat pasqyrojnë madhështinë e kësaj feje duke sqaruar bazat e vlerave të saja […]

PENGESAT NË RRUGËN E KËRKIMIT TË DIJES -pjesa e dytë-

Nga gjërat që kritikohen dhe nuk pëlqehen është të shikosh një të ri prej të rinjve muslimanë i cili bëhet xheloz për fenë e Allahut, i rrjedhin lot dhe gjak për nderet që shkelen, është turp për të që të tregohet i pavëmendshëm kundrejt disa gjynaheve si përgojimi, thashethemet etj, dhe po ashtu të jetë injorant ndaj adhurimeve me të thjeshta, të mos e falë namazin sipas udhëzimit Profetik për të cilin Profeti (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Faluni ashtu siç më shikoni mua që falem” dhe të mos marë abdes siç është urdhëruar nga Profeti (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili ka thënë: “I falen gjynahet e kaluara atij që merr abdes ashtu siç është urdhëruar dhe falet ashtu siç është urdhëruar” […]

PENGESAT NË RRUGËN E KËRKIMIT TË DIJES -pjesa e parë-

Nijeti është shtyllë e punës dhe themel i saj, prandaj nëse ndërhyn në të diçka që e prish atëherë edhe puna prishet në masën e prishjes së nijetit.
Profeti (Paqia dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Çdo punë vlerësohet sipas qëllimit, dhe secili do të shpërblehet sipas nijetit të tij”.
E, nëse nijeti përlyet me çfarëdolloj pisllëku siç është: dëshira për tu njohur, pasjoni për tu mbledhur rreth teje njerëz të shumtë, ambicja për tu dalluar në mes të të tjerëve, atëherë medoemos kjo do të jetë pengesë e fortë në rrugën e poseduesit të këtij nijeti.
Dihet se nijetin e turbullojnë shumë gjëra, por: “Ata të cilët luftuan (u përpoqën) në rrugën Tonë do ti udhëzojmë në rrugët Tona, e s’ka dyshim se Allahu është më të vyrtytshmit” […]

GJASHTË BAZAT

Thotë Shejkhu Muhamed ibën Abdul Uehab, imami i Dauas Selefije dhe mbrojtësi i fesë së drejtë dhe të vërtetë:
Prej gjërave më të çuditshme dhe argumenteve më të mëdha që argumentojnë për fuqinë e Mbretit Madhështor, janë gjashtë baza të cilat i sqaroi Allahu i Lartësuar me një sqarim të dukshëm për masën e gjerë të popullit. Këtë e sqaroi më tepër nga ç’mund të mendohet. Po më pas gabuan në të të zgjuarit e botës dhe të logjikshmit e bijve të Ademit përveçse një pakice nga ata të pakët […]

Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit

Transmetohet nga Ebi Ejub el-Ensarij -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- se i Dërguari -paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të- ka thënë: “Ai i cili agjëron ramazanin dhe e pason atë me gjashtë dit (agjërim) nga shevali është sikur ka agjëruar të gjithë vitin” .
Imam Neveviu -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e tij të Sahih Musklimit thotë 8/56: “kanë thënë dijetarët e medhhebit tonë (Shafi): Më e mira është që të agjërohen gjashtë ditë rrjesht; pas ditës së Bajramit, po nëse i agjëron të shpërndara ato ditë, ose e vonon dhe agjëron nga fundi i muajit të shevalit e jo nga fillimi ai e ka arrit mirësinë e pasimit, sepse konsiderohet që e ka pasuar agjërimin me gjashtë nga muaj i shevali”.

Sqarimi rreth gjykimit të tekbireve kolektive para namazit të Bajramit

    Sqarimi rreth gjykimit të tekbireve kolektive para namazit të Bajramit. Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij. Pasi mora vesh atë që kishte publikuar i nderuari Ahmed Muhamed Xhemal –Allahu i dhëntë sukses aty […]

Dispozitat e fitër Bajramit

Parapërgatitja për të falur namazin e bajramit duke u larë dhe zbukuruarrrobat. Imam Maliku ka treansmetuar në Muetan e tij nga Nafiu se “Ibn Omeri -Allahu qoftë i kënaqur prej tij- lahej ditën e fitër bajramit para se të shkonte në faltore” .
Ibn kajim ka thënë: Është saktësuar se ibn Omeri i cili njihej për pasimin që i bënte sunetit lahej ditën e fitër bajramit para se të shkonte në faltore” gjithashtu është saktësuar se ai vishte rrobat më të mira kur shkonte për në namazin e dy bajrameve.
Ibn haxher ka thënë: “Ibn ebi dunja dhe bejhakiu kanë transmetuar një sened të saktë se ibn omeri vishte rrobat më të mira kur shkonte në dy bajramet”
Duke u bazuar në këto dy transmetime e disa të tjera shumë dijetarë kanë pohuar se larja dhe zbukurimi në dy festat e bajrameve është diçka e pëlqyer […]