• Si e vlerësonin dijetarët dijen e hadithit?

  • Nje punë e cila të fut në Xhenet dhe të largon nga zjarri

  • Pasuroje fjalorin tënd me urtësi dhe fjalë të mençura

  • Të gjitha qëniet i bëjnë sexhde Allahut por cila është natyra e kësaj sexhdeje?

Kur fillohet agjërimi i Ramazanit?

  Ndryshimi i vendeve. Shejh Albani thotë: “Poshtë këtij titulli autori i librit Fikhu Suneh përmendi tri mendime medhhebesh. I pari: Mendimi i shumicës së dijetarëve që nuk e marin parasysh ndryshimin e vendeve duke u bazuar në fjalën e profetit as që thotë: “Shihni hënën dhe agjëroni dhe shihni hënën e hani.” Mutefekun Alejhi, […]

Rëndësia e besimit islam

Besimi i pastër bëhet shkak që Allahu ti falë gabimet robit të tij. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu i Lartësuar ka thënë: “O biri Ademit nëse ti vjen tek Unë me gabime sa madhësia e tokës duke mos më shoqëruar askënd në adhurim, atëherë unë kam për të ardhur tek ti me falje po aq sa madhësia e tokës.” Sikundër vëmë re në këtë hadith kushti i arritjes së kësaj faljeje të madhe është të qënurit e besimit i pastër dhe i pa përlyer me idhujtari.

Besimi në Allahun përfituar nga Hadithi i Xhibrilit

Ndërsa në suren e fundit të Kuranit Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: “Mbështetem (mbrohem) me Zotin e njerëzve!” Ky ajet, është i ngjashëm me ajetin e parë të sures El Fatiha, sepse edhe ky ajet përmbledh të tre llojet e teuhidit. Së pari, pohon teuhidin uluhijeh, sepse mbështetja dhe mbrojtja janë adhurime që i drejtohen vetëm Allahut. Së dyti, pohon teuhidin rububijeh, sepse Zoti i njerëzve është Krijuesi, dhe Mbikqyrësi i tyre. Së treti, pohon teuhidin esma ue sifat, sepse një prej emrave të Allahut është dhe emri ‘Zot’.

Rëndësia e Namazit

Porosia e fundit me të cilën Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e porositi umetin e tij ishte namazi. Është transmetuar nga Umu Selemeh (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) se ka thënë: ”Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në sëmundjen e rëndë për shkak të së cilës ndërroi jetë, thoshte: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat (të cilat i keni nën sundimin tuaj)!” Këto fjalë përsëriste derisa ia dorëzoi shpirtin Allahut të Madhëruar. Ndërsa Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Porosia më përmbledhëse që la Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në çastet kur po jepte shpirt ishte: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat!” Gjithashtu, Ali bin Ebi Talib (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thotë: ”Fjalët e fundit të Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin: “Kujdesuni për namazin dhe robëreshat”

Gjendja e Selefëve gjatë Ramazanit

Ky është një material ku flet për gjendjen e të parëve tanë të mirë (Selefët) se si ata e kanë pritur dhe përjetuar muajin Ramazanit. Ligjëron Fatjon Isufi. [podcast]https://udhaebesimtareve.com/audio/gjendja-e-selefeve-gjate-ramazanit.mp3[/podcast]