1. Parimi më i madh i Hadadit ka qenë akuzimi i Ehlu Sunnetit për irxha. Ndërsa hadadinjtë e rinj e luftojnë Ehlu Sunnetin me akuzën e irxhasë shumëfishin e hadadijve të hershëm.
2. Nga parimet kryesore të hadadijve të vjetër është luftimi i Ehlu Sunnetit, ndërsa hadadijtë e rinj janë akoma më të ashpër në luftimin e tyre dhe me kohëzgjatje më të madhe.
3. Konsiderimi bidatçi i çdokujt nga Ehlu Sunneti që bie në ndonjë bidat, pa bërë kurrfarë dallimi(sipas kushteve dhe pengesave) , ndërsa hadadijtë e rinj përveç kësaj, i konsiderojnë njerëzit bidatçinj edhe pa rënë fare në bidat, përkundrazi vetëm me shpifje dhe tejkalim të kufinjve.
4. Hadadijtë e hershëm e konsideronin bidatçi Ibn Haxherin dhe Neueuiun, madje e konsideronin bidatçi çdokënd që nuk i quante ata të tillë. Tek të rinjtë e hadadijve nuk është çudi që të konsiderojnë bidatçinj dijetarët e lartpërmendur por ata përdorin et-tekijen (fshehjen e bindjes së brendshme dhe shfaqjen e së kundërtës). Hadadijtë e rinj e konsiderojnë bidatçi çdokënd që nuk e quan bidatçi personin që bie në bidat (pa bërë dallime sipas kushteve dhe pengesave) ndaj për këtë arsye i emërtuan bidatçinj dijetarët e Ehlu Sunnetit në Medine[1], dijetarët Selefinj në Mekke, shejkh en-Nexhmin, shejkh Zejd el Medkhaliun, madje arritën dhe të konsiderojnë kafira disa dijetarë të sunnetit. Luftojnë dijetarët e Jemenit dhe nuk i përmendin me të mira. Luftojnë dijetarët e Algjerisë dhe të rinjtë e tyre. Ata nuk kanë lidhje me Ehlu Sunnetin në rang dijetarësh.
5. Ata e kufizojnë Ehlu Sunnetin vetëm në rradhët e hadadijve të rinj, tek disa njerëz që janë të mirënjohur për gënjeshtra dhe tejkalim të kufijve, tek disa njerëz të panjohur, gënjeshtarë që nuk njihen për dituri dhe as për kërkimin e saj. Këta (të panjohur) emërtohen sikur vetëm ata janë Ehlu Sunneti dhe Ehlul Hadithi, ndërsa çdokush që hedh poshtë injorancën, humbjen, gënjeshtrat dhe të kotat e tyre emërtohet si: armik i Sunnetit. Kjo sjellje e tyre është vazhdim i traditës së ndyrë të hadadijve paraardhës, të cilët e kufizonin Ehlu Sunnetin vetëm në radhët e klanit të tyre, ndërsa çdokush tjetër nuk konsiderohet nga Ehlu Sunneti. Në të vërtetë, hadadijtë janë vetë ata që nuk i përkasin Ehlu Sunnetit, por janë të kundërt me ta.
6. Ata e emërtojnë çdokënd që iu bashkohet radhëve të tyre: El Etherij(pasues i ethereve, transmetimeve të selefëve), po ashtu dhe vetët e tyre. Të njëjtën gjë bëjnë hadadijtë e rinj të cilët e kanë emërtuar faqen e tyre të internetit El Etherijeh. Këta janë njerëzit më të larguar nga etherizmi dhe nga më të mbrapshtët në kuptimin, përthithjen dhe praktikimin e tij, si dhe njerëzit më të largët nga morali dhe çiltërsia etherije.
7. Fanatizmi ekstremist i urryer dhe pasimi i verbër pas disa njerëzve që janë të mirënjohur për gënjeshtra, mashtrime dhe padrejtësi, si dhe dashuri dhe urrejtje klanore nga pasuesit e tyre për këta njerëz dhe trillimet e tyre. Kjo cilësi ekzistonte tek paraardhësit e tyre, po ashtu ekziston dhe tek këta të kohës tonë. Ata, megjithëse janë të zhytur thellë në këtë poshtërsi, i akuzojnë pasuesit e së vërtetës dhe sunnetit me akuzën e fanatizmit dhe pasimit të verbër. Akuzat e tyre janë të padrejta, sepse Ehlu Sunneti ecin sipas menhexhit të përvijëzuar nga selefët, duke pasur si gjykues Librin e Allahut dhe Sunnetin, kapen fort pas tyre, i vlerësojnë njerëzit sipas Kuranit dhe Sunnetit nën dritën e kuptimit të selefëve. Nëse diçka realisht përputhet me Kuranin dhe Sunnetin, e pranojnë dhe e përkrahin, ndërsa çfarë bie ndesh me to, e refuzojnë.
Fanatizmi ekstremist dhe pasimi tyre i verbër është aq i theksuar saqë do të turpëroheshin dhe bidatçinjtë më ekstremë. Hadadijtë e vjetër kanë dhe gabime të tjera të cilat i kam përmendur në artikullin tim “Metoda e Hadadijve”, i cili është shkruar dhe botuar para se të shfaqeshin hadadijtë e rinj, gabime të cilat mund të ekzistojnë dhe tek këta, por që i fshehin dhe nuk guxojnë t’i shfaqin. Por hadadijte e rinj kanë disa tipare shtesë në krahasim me paraardhësit e tyre:
8. Et-tekije (dyfytyrësia) e theksuar, e cila ua kalon edhe rafidive(shiave). Hadadijtë e hershëm ishin të drejtpërdrejtë, shfaqeshin dukshëm në mendimet dhe qëndrimet e tyre, ndryshe nga hadadijtë e sotëm që përdorin këtë metodë rafidije.
9. Fshehtësia dhe veprimtaria në errësirë, nga ku e luftojnë Ehlu Sunnetin duke u fshehur nën emra të panjohur, të trilluar.
10. Gënjeshtrat dhe mashtrimet që nuk mbarojnë, deformimi i teksteve fetare dhe zbatimi i tyre aty ku nuk është vendi i tyre.
11. Ata e konsiderojnë të humbur çdokënd që thotë se debati mes Ehlu Sunnetit dhe murxhive në përkufizimin e imanit është thjesht terminologjik, jo real. Sipas kësaj, ata duhet të konsiderojnë të humbur dijetarët e selefëve të cilët e kanë patur këtë mendim, Ibn Tejmijen, dijetarët e thirrjes selefije në Nexhd(krahinë në Arabi Saudite). Akoma më tepër, ia mveshin këtë shpifje dikujt nga dijetarët që nuk e ka këtë mendim dhe më pas e konsiderojnë bidatçi dhe e përhapin lajmin, duke e shumëfishuar shpifjen e tyre.
12. Përdorimi i termave të dyshimtë, që lënë vend për keqkuptime si p.sh.: “lloji i veprës” dhe pretenduan se selefët e konsiderojnë “llojin e veprës” shtyllë bazë në përkufizimin e imanit[2]. Selefët na e kanë tërhequr vëmendjen që të mos përdorim terma që lënë vend për keqkuptime. Selefët i përmbaheshin termave të përdorur në Kuran dhe Sunnet dhe i konsideronin bidatçinj ata që përdornin termat e dyshimtë që lënë vend për keqkuptime, kundrejt kuptimeve fetare. Termi “lloji i veprës” nuk është i përdorur në Kuran dhe Sunnet apo në gjuhën e sahabëve dhe as nuk është përdorur nga selefët në çështjet e besimit. Pra ky term është nga fjalët e dyshimta që lënë vend për keqkuptime. Këta njerëz kapen pas thënieve të dikujt të mëvonshëm nga Ehlu Sunneti, por që në të vërtetë nuk ka argument për ta, sepse thënësi kurrsesi nuk ka patur për qëllim atë çfarë i shpifet nga hadadijtë. Ne e kemi sqaruar këtë çështje në mënyrë të zgjeruar për ata që kërkojnë të vërtetën. Po ashtu shejkhu el alameh Ibn Uthejmini e ka bërë të qartë rrezikshmërinë e këtij termi, duke treguar se qëllimi i përdorimit të tij dhe i termit tjetër: “Kusht vlefshmërie dhe kusht përsosmërie”, është derdhja e gjakut dhe grabitja e pasurive. Mirëpo hadadijtë e rinj këmbëngulin në përdorimin e tij, siç e kanë zakon të refuzojnë fjalët e dijetarëve që nuk u përputhen me tekat e tyre. Ata nuk u mjaftuan me kaq, por filluan të sulmonin Ibn Uthejminin në faqen e tyre të internetit el Etherije për një kohë të gjatë, duke gjykuar për një gabim të bërë prej tij se është bidat. Në këtë mënyrë filluan të trajtojnë fjalët e disa prej dijetarëve duke thënë: “Filani u përputh me shejkh Falihun dhe kundërshton Ibn Uthejminin, filani e konsideron gabim thënien e Ibn Uthejminit dhe bie dakord me shejkh Falihun”, duke ia ngritur vlerat Falihut gabimtar dhe mashtrues në këtë çështje, që ishte përpjekje për të hedhur poshtë Ibn Uthejminin.
13. Akuza për bidat që ia adresojnë çdokujt i cili thotë se imani është baza ndërsa veprat janë degëzime. Në këtë mënyrë ata bien ndesh me tekstet Kuranore dhe profetike, si dhe me thëniet e
disa prej dijetarëve simbol të Ehlu Sunnetit[3]. Kjo mënyrë e të arsyetuarit, rrjedhimisht i çon ata në përfundimin e konsiderimit bidatçinj të këtyre imamllarëve të mëdhenj, të cilët mendimet e tyre i kanë të bazuara në Kuran dhe Sunnet. Për një kohë të gjatë, hadadijtë e trumbetuan këtë çështje në faqen e tyre, duke dashur të luftojnë Ehlu Sunnetin dhe t’i hutojnë ata nga e vërteta. Veçanërisht ky njeriu injorant që nuk kupton, Feuzi el Bahrejnij, tek i cili do të shohësh kokëfortësi, keqinterpretim të fjalëve të dijetarëve dhe deformim të tyre, aq të shumta sa që nuk të shkon dot mendja qoftë edhe me fantazi. Natyrisht, ai gjen mbështetjen e klanit të tij.
14. Këta njerëz me gjithë injorancën e tyre, gënjeshtrat dhe mashtrimet e tyre, megjithëse janë njerëz të ulët, në të njëjtën kohë janë dhe njerëzit më inatçi, kokëfortë, mendjemëdhenj dhe refuzues të së vërtetës që është e pohuar në Kuran dhe Sunnet. E vërtetë kjo e pohuar nga dijetarët, e besuar prej tyre me bindje të thellë dhe e sqaruar prej tyre në formën më të mirë. Në këtë të vërtetë bëjnë pjesë konceptet: tolerancë Islame, marrje në konsideratë e dëmeve dhe dobive në çështjet fetare, në baza dhe degëzime. Këtë lloj gjithë përfshirjeje e kanë pohuar një numër imamllarësh të Sunnetit dhe Islamit, fjalët e të cilëve i gjen të shpalosura në librin tim “Toleranca e sheriatit Islamik” dhe në librin “Er-radus-sarim (Kundërpërgjigja e prerë)”. Me gjithë këtë sqarim, ata nuk ndryshuan aspak, por përkundrazi lideri i tyre, Falih el Harbij, e kufizoi vlerësimin e dëmeve dhe dobive vetëm në gjërat e pëlqyeshme dhe mekruhet, duke kundërshtuar me kokëfortësi dhe arrogancë argumentet fetare.
Ndër fjalët që kam sjellë është dhe thënia e Ibnul Kajjimit në librin I`lamul muek-kiin ku thotë: “Sheriati është i bazuar dhe i ndërtuar mbi urtësitë dhe përmbushjen e dobive për robërit,si në këtë jetë dhe në botën tjetër. Sheriati është i gjithi drejtësi, mëshirë, dobi dhe urtësi.”
Po ashtu në librin tjetër të tij: Miftahu daris-seadeh 2/22 tha: “Kurani dhe Sunneti janë plot e përplot me arsyetimin e dispozitave, nxjerrjen në pah të urtësive dhe dobive, theksimin e aspekteve të urta për shkak të së cilave u ligjëruan ato dispozita, shkakun e krijimit të këtyre situatave. Nëse kjo që thamë, do të hasej në Kuran dhe Sunnet vetëm në njëqind apo dyqind raste, do i sillnim tani me radhë, por janë mbi njëmijë raste të ndryshme me mënyra të larmishme.”
Pra, hadadijtë i refuzuan fjalët e dijetarëve të bazuara në mbi njëmijë argumente nga Kurani dhe Sunneti, që kanë stolisur librat e fikhut dhe usulit. Vazhduan në padrejtësinë e tyre dhe tejkalimin e kufijve duke e luftuar Rabian deri sot nën parullën: Ai ka bërë tolerime dhe lëshime në baza dhe parime. Kjo gjë e çuditshme e cila bart në vetvete mashtrime, shkëputje fjalësh nga konteksti, manipulime, abuzime, fshehje të argumenteve që unë kam përdorur, kushtet e vëna. Padyshim që kjo është padrejtësi dhe tejkalim i kufinjve.
U zhytën në errësirat e injorancës dhe të kotës, errësirë njëra mbi tjetrën, që nuk mund t’i shpëtojë vetëm se Allahu, nëse ua do të mirën. I kërkojmë Allahut të na ruajë nga humbja e tyre dhe gjendja e keqe në të cilën ata ndodhen.
15. Tejkalimi i kufijve nga ana e tyre dhe lufta ndaj ehlu sunetit, i bëri ata që në përkufizimin e imanit të mos mjaftohen me thënien e ehlu sunetit:Besim, fjalë dhe vepër, shtohet nëpërmjet adhurimeve dhe pakësohet për shkak të gjynaheve, por i shtuan shtojcën:pakësohet saqë nuk ngel më asgjë prej tij. Duke e konsideruar këtë shtojcë pjesë dhe kusht të domosdoshëm të përkufizimit të imanit dhe se kush nuk e pranon këtë shtesë akuzohet për murxhie.
Vërejtje: Këta njerëz e mohojnë të jenë hadadij, biles akuzojnë disa nga ehlu suneti me gjëra të tilla, ata shfaqen duke kritikuar personin Mahmud Hadadin, por kush u beson atyre përderisa ata po përsërisin të njëjtat bidate të tij, po i theksojnë ato, biles po shtojnë parime të tjera akoma më të ndyra se parimet e tij?! Nëse do ishin të sinqertë në refuzimin e Hadadit, përse nuk i kritikojnë parimet dhe menhexhin e tij[4], por përkundrazi ata vazhdojnë të përlyhen me ato cilësi. Kemi të bëjmë vetëm me gënjeshtra dhe et-tekije (dyfytyrësinë) e poshtër. Në një nga artikujt e mi kam treguar përngjasimin që ekziston mes hadadijve dhe rafidive në 13 aspekte të ndryshme, gjë që është e mjaftueshme për të theksuar të keqen dhe bidatin e tyre.
Marrë nga libri:Keshfu ekadhib ue tehrifat ue hijanat,fq 5-10
të shejhut të nderuar: Rabia bin Hadij el Medkhalij
Përktheu: Ebu Duxhanah, Shuajb Rexha
[1] Sh.p: “Fabrikantët” akoma nuk e kanë shfaqur pendimin e tyre për këtë gabim (nëse realisht janë penduar) në lidhje me një pjesë të mirë të dijetarëve të Medines duke mos kursyer as shejhun e nderuar AbdulMuhsin el Abadin.
[2] Këtë e ka shprehur shejkhu i tyre Falih el Harbij, i cili më pas u përkrah nga hadadijtë, të cilët e përhapën si mendim dhe e përdorën si mjet për luftimin e Ehlu Sunnetit.
[3] Është nga gjërat më elementare tek dijetarët dhe nxënësit e dijes, emërtimi i çështjeve të besimit me termin: baza të fesë. Në këtë linjë konceptimi, imam Ahmedi e emërtoi shkrimin e tij që flet për çështjet e besimit me titullin: Bazat e Sunnetit. Të njëjtën rrugë ndoqi ibn Ebi Hatimi duke e titulluar librin e tij: Bazat e Sunnetit, po ashtu Ebul Hasen el Esharij e titulloi librin e tij: Sqarimi i bazave të fesë, el Lalekai e titulloi librin e tij: Shpjegimi i bazave të besimit të Ehlu Sunnetit. Ndërsa ritet e adhurimit si namazi, zekati, haxhi, agjërimi, marrëdhëniet e ndryshme tregtare, sociale, familjare, dispozitat penale etj, quhen degëzime, tema të cilat trajtohen në librat e fikhut. Ka dijetarë të cilët e përdorin termin: Baza, vetëm për shtyllat e Islamit, por kjo nuk i pengon dijetarët e tjerë që t’i konsiderojnë këto shtylla degëzime (përveç shehadetit) sepse kanë për qëllim: janë degëzime në raport me bazat e besimit.
[4] Sh.p:E njëjta gjë thuhet për ata që deri dje ishin të ndikuar nga Falih el Harbij, ndërsa sot mjaftohen me një refuzim të vakët që i bëjnë emrit të Falihut por duke mbetur në të njëjtat gabime, qëndrime dhe ekstremizma. Pra, merret në konsideratë realiteti I gjërave dhe jo lojërat e fjalëve që janë produkt i bashkëpunimit djallëzor mes djajve të xhinëve dhe atyre të njerëzve, ku këta të fundit, “fabrikantët” ,ngjajnë shumë me përshkrimin që Profeti salallahu alejhi ue selem bëri për havarixhët kur tha: “Zemrat e tyre janë zemra djajsh por në trupa njerëzish”. Ose siç thotë një shprehje e urtë: Që nga fytyra njihet.
E vërtetë, sepse në rastin konkret, fytyrat e tyre nuk dallojnë shumë nga fytyrat e havarixhëve të etur për gjak, vetëm që “fabrikantët” janë të etur dhe të pangopur për përgojim, shpifje,akuza të pabaza, trillime dhe fantazira, që vetëm ata dinë t`i sajojnë.