Pyetësi:O Shejh, tek ne, këtu në Irak, disa vëllezër,studentë dije, kanë filluar konsiderojnë bidatçinj disa të tjerë, duke u bazuar në disa fetva të shejhut tonë el alameh Rabi el Medkhalij, Allahu e ruajtë, fitneja është aktive tani në Irak dhe të rinjtë janë përçarë mes tyre. Cila mund të jetë këshilla juaj për këta të rinj të cilët kanë filluar dhe konsiderojnë bidatçinj disa studentë selefinj dhe studentë të ehlu sunetit?
Gazetari: O Ebu Aisheh
Pyetësi: Po
Gazetari: Qëllimi I pyetjes është se se janë disa vëllezër studentë dije në Irak të cilët konsiderojnë bidatçinj kolegët e tyre studentë të dijes apo ke për qëllim që ata bëjnë bidatçinj dijetarët psh që janë jashtë Irakut?
Pyetësi: Qëllimi është se bëjnë bidatçinj njëri tjetrin ose bëjnë bidatçi atë njeri I icili nuk e konsideron bidatçi një person të cilin shejh Rabia e ka shpallur bidatçi.
Gazetari: Eudhubilah. Në rregull. Do e marrësh përgjigjen nga shejhu. O shejh kjo pyetje është prezente në kohën aktuale, ku disa prej njerëve bazohen në fetva të dijetarëve të mëdhenj që gjenden në Arabinë Saudite, veçanërisht tek ju o shejh, duke u përmendur shpesh emri juaj në lidhje me tema të tilla, sic njihen temat e grupacioneve dhe shpalljes bidatçi. Kjo sëmundje ishte këtu tek ne për njëfarë kohe dhe më pas u transferua dhe në vende të tjera si Algjeri,tani në Irak duke shpallur bidatçi njëri tjtrin, duke u bazuar ndonjëherë tek ju o shejh sepse e pranojnë fjalën tuaj dhe përmendin shpesh emrin tuaj apo të ndonjë dijetari tjetër në Komisionin e Lartë të Dijetarëve. Çfarë mund të na thoni në lidhje me këtë?
Sëpari: Këshilla ime për ata që janë në Irak është që ti lënë mënjanë këto mosmarrëveshje. Ata janë në një diçka të rëndë, në një fatkeqësi të madhe, dhe në një larmishmëri grupacionesh dhe përzierjesh, e cila nuk ka qenë e njohur më parë, përvecse në vende të kufizuara,ndaj duhet të lihen mënjanë.
Së dyti:shejhu Rabia el Medkhalij është nga dijetarët dhe është shumë njeri I mirë, me akide selefije të saktë. Kurse përsa I përket tebdiut të dikujt, ndodh që dikush mendon për një person se ai është bidatçi por nuk është bidat që e nxjerr nga feja, ose mund të kritikojë disa nga thirrësit dhe mendon se ata e kanë gabim. E gjithë kjo, pa asnjë dyshim ka si kriter vlerësues për të dalluar të vërtetën nga e kota: ballafaqimin me fjalën e Allahut dhe atë të Profetit salallahu alejhi ue selem. Sepse ata që konsiderohen bidatçinj ndoshta nuk janë të tillë, por ndoshta janë neglizhentë(që kanë mangësi dhe tolerim). Në kohën tonë disa njerëz ndjekin një rrugë në lidhje me çështjet për të cilat ka debat tek dijetarët dhe zgjedh mendimin më të lehtë I cili mund të pranohet nga pyetësi apo nga shoqëria ku jeton dhe e jep përgjigjen në përputhje me dëshirat e tyre. Në të vërtetë njeriu e ka detyrë që parashtrimin dhe trajtimin e çështjes ta bëjë në përputhje me parimet e sheriatit dhe kandilave ndriçues të saj, të cilat janë ajetet Kuranore dhe hadithet profetike. Nëse dikush e ka të paqartë gjendjen e një personi, le të pyesë të tjerët(dikë të ditur rreth tij), të thojë: Çfarë mendoni për filanin, për të cilin dikush ka thënë kështu e ashtu? Ndoshta nëse do ia parashtronin këtë situatë shejh Rabisë, ai do ua bënte të ditur se nuk ka për qëllim këtë rrugë të rrezikshme dhe menhexh largues(të njerëzve) . Do sqaronte se qëllimi I tij kanë qenë njerëz neglizhentë,mendimtarë, të cilët thonë: Le ta lehtësojmë unifikimin e rradhëve dhe ecjen përpara, ku secili vepron sipas asaj që ai beson dhe e toleron dhe justifikon atë që besojnë të tjerët. Jo çështja nuk duhet të jetë kështu, sepse duhet që e vërteta të triumfojë mbi idetë dhe platformat e njerëzve.
Uallahul mustean
Linku ku mund ta gjeni materialin të transkriptuar dhe audio:
http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=119900
Përktheu:Shuajb Rexha
Të Ngjashme
- Ngurtësimi i zemrës Ibën Rexheb el Hanbeli
- Angazhimi ndaj aftësive, zanateve dhe njohurive akademike është derë mirësie Udha e Besimtarëve
- Shfaqja e pozitës së dijetarëve dhe lidhja e njerëzve me fetvatë e tyre Udha e Besimtarëve
- Emocionet duhet të jenë të lidhura me kriteret e dijes fetare Udha e Besimtarëve
- Teprimi në dashuri dhe urrejtje Udha e Besimtarëve