Falënderimi i takon vetëm Allahut të vetëm, paqa dhe nderimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin, familjen e tij të nderuar, shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e Gjykimit.
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Qendra “Udha e Besimtareve” , me lejen e Allahut, do të organizojë një Seminar të dytë me datën 15/08/2009 ditën e shtunë rreth temës: “Agjërimi i Ramazanit, rëndësia dhe rregullat e tij“. Ky Seminar do të mbahet në Muzeun Historik në Tiranë nga ora 17:30 – 20:00.
Ligjeruesit në këtë Seminar do të jenë:
1- Mirandi Shehaj nga Vlora.
2- Muhamed Abdullahi nga Durresi.
3- Shuajb Rexha nga Kukësi.
4- Fatjon Isufi nga Kukësi.
Stafi i Qendrës Islame
“Udha e Besimtarëve”